Trupi dhe Shendeti

Seksualiteti

Edhe pse shumica e grave e eksplorojnë seksualitetin në marrëdhëniet e tyre me meshkujt,
shumë të tjera e bëjnë këtë me femra, ose me të dyja sekset. Tërheqjet tona seksuale
mund të ndryshojnë me kohë. Kur ne pohojmë dhe mbështesim zgjedhjet që bëjnë të
gjitha gratë se kë do dashurojnë, atëhere dhe vetë ne arrimë të kuptojmë dhe shijojmë më
plotësisht seksualitetin tonë. Shoqëria formon dhe kufizon përvojat tona seksuale. Për
shembull, mund të na thuhet që nëse pamja jo në nuk përputhet me idealen - po qe se jemi
të shëndosha, ose plaka, apo me ndonjë cen - atëherë ne nuk paskemi të drejtë të jemi
seksi. Shumë gra përballen me të tjera stereotipe.

Thyerja e heshtjes

Kur lëvizja e grave doli sërish në sipërfaqe në fund të viteve 60, shumë gra filluan të
flisnin në grupe të vogla për përvojat dhe ndjenjat e tyre seksuale. Të flasësh më hapur
për seksin nuk është gjithmonë e lehtë si fillim, por ne kemi shumë për të mësuar nga
njëra-tjetra. Të tilla diskutime mund të jenë argëtuese, të shkaktojnë dhimbje dhe të
shërojnë. Ne mund t’i pohojmë njëra-tjetrës ndjenjat tona, ta ndihmojmë njëra-tjetrën për
të sfiduar deformimet shoqërore të seksualitetit, ta nxisim njëra-tjetrën në aventurat
tona seksuale, si dhe të mësojmë së bashku se si të jemi më afirmuese kur vjen puna për
nevojat dhe dëshirat tona seksuale.
Këto 30 vitet e fundit, shumë prej nesh kanë filluar ta ripërkufizojnë seksualitetin e grave
sipas përvojave tona, dhe jo sic e përfytyrojnë atë “ekspertët” meshkuj. Duke dashur të
bëjmë më shumë sesa thjesht të reagojmë ndaj modeleve seksiste që nuk na pëlqejnë, ne
pyesim: Çfarë duam? Çfarë imazhesh, fantazish, praktikash çelin forcat e fuqishme
erotike brenda nesh?

Seksizmi dhe pushteti në marrëdhëniet seksuale me burrat

Për ato ndër ne që kanë marrëdhënie seksuale me burra, ka disa elementë që duhen
konsideruar që lidhen me dallimet që ekzistojnë përsa i takon pushtetit që kanë burrat dhe
gratë. Burrat si grup kanë në shoqëri më shumë pushtet sesa gratë. Edhe pse ti ndihesh e
bararbartë me bashkëshortin, të dashurin, mikun, kolegun, ose bashkëpunëtorin, kultura
jonë vlerëson më shumë meshkujt. Ky superioritet i hamendësuar (edhe pse partneri
yt seksual mund të mos ndihet aspak superior) luhet në seks në rrugët që vijojnë:
· Ti duhet të bësh dashuri me të kur ai të dojë, pavarësisht nëse je në humor për këtë apo
jo.
· Ti je ajo që duhet të kujdesesh për planifikimin familjar pasi prezervativët ndërhyjnë në
kënaqësinë e tij, ose nuk duhet t’i përdorni fare nëse ai nuk do.
· Ti duhet të bëhesh tërheqëse për të kur ai kthehet nga puna (pavarësisht se edhe ti ke
qenë në punë, brënda ose jashtë shtëpisë, ose që të dyja bashkë).
· Ti duhet të sigurosh që fëmijët nuk do t’iu ndërpresin ndërsa bëni dashuri.
· Ti duhet të kalosh në orgazëm që ti tregosh atij se çfarë dashnor i mirë është.
· Nëse nuk mund të kryeni aktin seksual, ti duhet që, të paktën, ta çlirosh atë nga tensioni
i tij seksual, duke bërë seks oral ose duke e masturbuar. (Për një burrë mospasja e
orgazmës nuk është më e dhimbshme nga ç’është për një grua).

Stereotipet e roleve seksuale

Tradicionalisht, “mendohet” se meshkujt dinë më shumë për seksin, se janë ata që e
fillojnë atë, se janë ata që kanë shtysa më të forta seksuale. “Mendohet” se gratë janë
marrëse pasive ose studente të vullnetshme. Mendohet se ata duan seks dhe ne duam
dashuri. Një klasifikim i tillë i ngurtë i njerëzve, sipas përkatësisë gjinore është i
gënjeshtërt dhe i dëmshëm. Ndoshta çështja nuk është fare te shtysa seksuale e
meshkujve, por te fakti që meshkujt janë rritur me të tjera mënyra të të shprehurit të
ndjenjave të tyre. Akti seksual është një prej atyre pak mënyrave të lejueshme për një
burrë që ai të tregojë afëri për dikë. Për shumë meshkuj, ky është i vetmi moment i
pranueshëm në të cilën ata mund të shprehin ndjenjat e tyre të butësisë dhe të dashurisë.
Ndoshta është ky kufizim, dhe jo ndonjë shtysë e lindur seksuale që nuk mund të shtypet,
që i nxit meshkujt kaq shpesh të ndërmarrin nismën për aktin seksual, duke çuar në idenë
e gabuar se gratë janë më pak seksuale se burrat. Stereotipia mund të jetë krijuar edhe nga
frika e ngulitur thellë kulturore nga pasioni dhe pushteti seksual i gruas. Ndoshta disa gra
iniciojnë më shpesh se burrat shprehi të tjera seksualiteti.

Përkufizimet konvencionale të të bërit dashuri

Shumë njerëz mësojnë ta përkufizojnë seksin me një burrë kryesisht me aktin seksual, një
formë e të bërit dashuri që përshtatet mirë me orgazmën dhe kënaqësinë meshkullore,
por që nuk na përshtatet domosdoshmërisht neve. Sipas përkufizimeve mashkullore
standarte të gjitha prekjet, lëpirjet, thithjet dhe përkëdhelitë që na ndezin quhen
përgatitëset e aktit të madh - aktit seksual. Disa tekste madje na quajnë me çrregullime,
ose të ftohta nëse nuk kalojmë në orgazëm gjatë kryerjes së aktit. Ky nuk është një
përkufizim femëror i kënaqësisë seksuale.

Theksi tek performaca dhe synimet

Shumë libra për seksin përqëndrohen te teknikat dhe pak thonë për ndjenjat. Ne
shqetësohemi si të jemi sa më seksi, ta “bëjmë” aq mirë sa të mund të kënaqim partnerët
tanë. Edhe orgazmat mund të shndërrohen në një objektiv: Disa partnerë punojnë me orë
të tëra për ta arritur, me dëshirën që të na kënaqin, ose që të tregojnë se ç’dashnorë të mirë
janë. Kohët e fundit, shumica e çifteve e kanë “problem” mungesën e interesit për seks.
Kjo gjë mund të pasqyrojë problemet që ekzistojnë në marrëdhëniet e tyre, ose mënyrën
se si bëjnë dashuri. Por ajo që ekspertët po e quajnë interes të pamjaftueshëm në seks
mund të jetë fakti që dëshirat tona krahasohen me standartet gjithnjë në rritje seksuale që
ekzistojnë sot. Mund të jetë edhe një reagim ndaj teprisë së përgjithshme të seksit në
media. Ose, ndoshta, është thjesht etja mishtore -nevoja për t’u prekur nga një tjetër
qënie njerëzore, “pa shkuar deri në fund”.

Virgjëria dhe abstinenca

Tradicionalisht, e virgjër quhet dikush që nuk ka kryer aktin seksual. Edhe pse sipas kësaj
dhe meshkujt quhen të virgjër para se të kenë kryer aktin seksual, trysnia kryesore
për të qënë e virgjër ushtrohet mbi femrat. Sot në lidhje me virgjërinë ne hasim trysni
kontradiktore. Mamaja më ka thënë se ajo është një dhuratë që të jepet vetëm një herë,
ndaj bëj mirë ta shtrëngoj fort. Ideja e virgjërisë është e vjetër. Grekët dhe romakët e
lashtë e përdornin këtë term për t’iu referuar një gruaje (apo një perëndeshe) që ishte e
pavarur, vetëm, e pazotëruar nga ndonjë burrë. Më vonë, filloi të përdorej për t’iu referuar
vetëm virgjërisë seksuale dhe, për ironi, për të pasqyruar imazhin mbizotërues të grave si
pronë e burrave. Qëndrimi e virgjër deri në martesë garantonte që gruaja do të ruante
nderin e familjes, duke kaluar nga babai te burri, si një mall i papërlyer. Duke qenë se
nuk kishte kontroll të besueshëm mbi lindjet, kjo garantonte edhe që foshnjat të lindeshin
vetëm nga çiftet e martuara. Sot, shumë prindër nuk janë edhe aq të shqetësuar për të
ruajtur virgjërinë e vajzave të tyre, sa ç’janë për të siguruar që ato të bëjnë seks të sigurt
dhe për të siguruar se në c’moshë dhe me kë kanë marrëdhënie seksuale vajzat e tyre.
Disa prindër i respektojnë dhe i nxisin vendimet e vajzave të tyre për seksin. Por në
shumë familje të tjera mesazhi vazhdon të jetë “Rri e virgjër!” Ne mund “të bëjmë
gjithçka”, por jo të kemi kontakt seksual. Kjo gjë mund t’i ngatërrojë më keq disa vajza të
reja që teknikisht mbesin të virgjëra, por përsëri janë po aq të përfshira emocionalisht dhe
fizikisht sa edhe po të kishin marrdhënie . Prapëseprapë, sot ka shumë trysni nga media,
muzika dhe nga bashkëmoshatarët që vajzat e reja të j enë aktive seksualisht. Disa
adoleshentë i janë përgjigjur kësaj trysnie duke formuar një lëvizje abstenuese që e vë
theksin në zgjedhjen e ndërgjegjshme të të bërit seks. Ne mund të zgjedhim të abstenojmë
dhe të mos kemi marrdhënie seksuale për shkak të frikës nga një sëmundje e
transmetueshme seksualisht, të shtatzënisë, besimit fetar, edukatës që kemi marrë që nga
lindja, ose thjesht ngaqë nuk jemi gati. Për më tepër, ne mund të zgjedhim abstenimin
pasi jemi të interesuara që të zhvillojmë pjesë të tjera të vetvetes, si aftësitë tona krijuese,
intelektuale dhe atletike. Ne mund të shprehim intimitetin në mënyra të tjera joseksuale,
nëpërmjet marrëdhënieve shoqërore dhe familjare.

Ne duhet të jemi të lira të bëjmë seks apo jo, si c’e gjykojmë më mirë. Seksi zakonisht
sjell shumë ndryshime në marrëdhënien dhe jetën tonë. Duke qenë se shpesh kjo përbën
një vendim të madh, është e arsyeshme të mendohet më parë, të diskutohet me shoqet dhe
me personin me të cilin je e lidhur, të zgjidhet një formë për të kontrolluar lindjet, kur
është e nevojshme. Është e drejta jonë t’i themi jo dikujt që na shtyn të bëjmë seks
ndërkohë që ne nuk duam. Nëse ne bëjmë zgjedhje të lira në lidhje me seksin, të shtyra
nga respekti për ndjenjat dhe trupat tanë, do të ketë më tepër të ngjarë që ne ta vëmë
veten në situata për të cilat të ndihemi krenare.

Mënyra se si ndjehemi për trupat tanë ndikohet nga mesazhet që marrim nga familjet, të
dashurit, kolegët, mjekët, trajnerët tanë, si dhe shumë të tjerë. Ne ndikohemi nga imazhet
që shohim në revista, në videot muzikore, në TV, në filma dhe në reklama. Dëgjojmë
përshkrimet e trupave të grave në muzikën popullore. Mund të mos na pëlqejnë trupat
tanë pasi ata nuk përkojnë me pritshmëritë, apo standartet që dhe ne tashmë i kemi bërë
tonat. E gjithë kjo mund të ndikojë negativisht në jetët tona seksuale.

Dhuna ndaj grave

Fakti që shumë gra abuzohet përbën një realitet të hidhur e mizor për ne. Seksi mund të
përdoret si armë, si nga burrat, edhe nga gratë. Inçestet, përdhunimet, ngacmimet
seksuale nga shefi, kolegu ose mësuesi, hyrja me dhunë në shtëpi, të gjitha këto mund të
ndikojnë në jetën tonë seksuale. Nëse ne nuk e provojmë dhunën në mënyrë të
drejtpërdrejtë, mundësia mund të na jepet vagëllimthi nga pornografia, ngjarjet e lajmeve,
filmat, shakatë e ndyra, e kështu me radhë.

Të rritesh Racizmi

Kombinimi i racizmit dhe i seksizmit i vë përpara përgjegjësive të mëdha të gjitha gratë
me ngjyrë që përpiqen të jenë dhe të ndihen të fuqishme. Shumë stereotipe raciste janë të
përqendruara te seksualiteti ynë dhe këtë e bëjnë duke përdorur mitet raciste.Të flasësh
për seksualitetin mund të jetë e vështirë për shkak të mësymjeve të stereotipeve, por
mund të provojmë të flasim me një a me dy shoqe. Mund të mësojmë të vlerësojmë
tërësinë e seksualitetit tonë, duke u bazuar te shpirtërorja dhe inteligjenca. Ne mund të
përqendrohemi në një marrdhënie të veçantë me një burrë a një grua, duke mësuar se si ta
përfshijmë tërë veten tonë në atë marrdhënie.

Të rritesh

Përvojat dhe kujtimet e fëmijërisë i japin formë seksualitetit tonë. Atë kohë mund të kemi
mësuar se seksi është një gjë e ndaluar, e pistë dhe e turpshme. Me shumë prej nesh kanë
abuzuar seksualisht. Për familjet tona është me dobi të flitet pa siklet dhe hapur për seksin,
duke respektuar kufijtë tanë. Kur kalojmë në adoleshencë trupat tanë në rritje, zakonisht
përbëjnë një mister për ne . Mund të zbulojmë se ajo që media dhe shumica e njerëzve e
konsiderojnë si të bukur, i përket një kategorie të ngushtë. Ne mund të humbasim
respektin për aromën dhe format tona trupore. Mund ta gjykojmë veten duke e krahasuar
atë me të tjerët. Mund të ndodhë që ne të ndihemi të izoluara. Duhet kohë -ndonjëherë
vite të tëra - dhe përvoja pozitive që të heqim qafesh këto ndjenja negative e shpesh edhe
të turpshme. Shumë prej nesh që kanë fëmijë të vegjël, kanë dëshirë t’i ndihmojnë ata që
të rriten duke u ndierë mirë me trupat dhe seksualitetin e tyre, edhe pse shpesh është e
vështirë që ne të shikojmë përtej mënyrës se si jemi rritur vetë.

Biseksualiteti

Historikisht në SHBA, biseksualiteti ka qenë i damkosur ose thjesht s’pranohej.
Megjithatë, në 25 vitet e fundit aktivistet biseksuale kanë dhënë ndihmesën e tyre që
biseksualiteti të ligjërohet si një identitet i pranueshëm seksual. Në disa raste, gratë
biseksuale kanë mundur ta mbështesin punën e tyre në atë të lëvizjeve feministe, si dhe
të atyre për të drejtat e gejve, edhe pse në disa raste të tjera, ne na është dashur të
luftojmë që të njiheshim dhe brënda këtyre komuniteteve.

Beqaria

Tradicionalisht fjala “beqari” i është referuar zgjedhjes për të mos u martuar. Sot shumë
njerëz e përdorin me kuptimin që nuk bëjnë seks për një periudhë kohore të caktuar. Kjo
mund të thotë të mos bësh seks me dikë, por edhe të mos masturbohesh. Ndonjëherë ne
zgjedhim beqarinë si kundërveprim ndaj theksit të tepruar që shoqëria jonë ka vënë mbi
seksin, si shkëputje nga ndjenja se ne duhet të jemi të lidhur seksualisht me dikë gjatë
gjithë kohës. “U lodha së qeni e detyruar të them po ose jo gjithë kohës”. Ose mund të
jetë një aventurë personale.

Kënaqësia seksuale

Gratë i përjetojnë kënaqësitë seksuale në shumë mënyra: fizike, emocionale, shpirtërore,
si dhe në aspektin intelektual. Mund të ndiejmë kënaqësinë e një përkëdheljeje të butë,
një kërcimi erotik ose një orgazme që të bën ujë në djersë. Tradicionalisht, përshkrimet e
studiuesve meshkuj fokusohen në ndjesitë e organeve gjenitale dhe në fazat e eksitimit
(epshndjelljeve). Por erotika dhe kënaqësia janë shumë më tepër se kaq. Tingujt, pamjet,
aromat dhe prekjet mund të na ndezin ndjenjat tona seksuale, po ashtu si fantazitë, një
foshnjë që të thith gjirin, aroma e një trupi me të cilin je familjarizuar, të veshësh një
fustan provokues, një bashkëbisedim që të bën për vete ose një këngë e preferuar. Erotika
mund të bëhet një burim pozitiv energjie. Erotika nuk është vetëm ajo që ndodh në
dhomën e gjumit, por është dhe trokitja në ndjenjat tona më të thella, në energjitë
tona krijuese, të cilat depërtojnë në të gjitha aspektet e jetës sonë. Mund të jetë për faktin
që ne ndihemi të lidhura -me fuqitë tona, me të dashurit tanë, me natyrën, me një pushtet
më të lartë. Megjithatë, për shumë arsye ne mund të mos ia shpalosim veten tonë
kënaqësive seksuale. Ne mund të jemi mbartës të mesazheve të kulturave seksiste, raciste
dhe homofobike sipas të cilave trupat dhe ndjenjat tona të epshit nuk vlejnë. Mund të
ndihemi të pasigurta fizikisht apo emocionalisht. Mund të kemi frikë se mbetemi
shtatzënë ose infektohemi me HIV. Mund të na kenë abuzuar seksualisht dhe disa situata
mund të na sjellin kujtime të frikshme. Ndoshta na duhet të punojmë me orë kaq të
zgjatura sa nuk kemi as kohë dhe as energji të mjaftueshme për seks.

Për disa prej nesh, të themi hapur ato që duam apo nuk duam seksualisht -domethënë “të
vëmë kufij” - na bën të ndihemi të sigurta dhe të përjetojmë më shumë kënaqësi. Duke
ndarë përjetimet tona të kënaqësive, duke ditur edhe kufizimet me të cilat përballemi,
mund të shkojmë drejt një mirëkuptimi më të madh dhe përmbushjes së erotikës së grave.

Modele të reagimeve seksuale

Ndërsa eksitohemi ne pësojmë një sërë ndryshimesh fizike dhe emocionale ndonjëherë të
quajtura “përgjigje seksuale”. Në fillim të eksitimit seksual, venat në pelvis, vulvë dhe
klitor fillojnë të zgjerohen (të hapen) dhe të mbushen me gjak, duke e bërë të gjithë zonën
që gradualisht të ndihet plot. (Kjo quhet vasokongjestion - vërshim i gjakut në vena). Në
vaginë, kjo enjtje jep një reagim “djersitjeje”, duke prodhuar kështu lëngun që i bën buzët
e vaginës të lagështohen - shpesh kjo merret si një shenjë e parë që ne po eksitohemi
seksualisht (Gratë që e kanë kaluar menopauzën mund të mos kenë kaq shumë
lubrifikim). Vërshimi i madh i gjakut bën edhe që mitra të zgjerohet dhe të ngrihet brenda
kavitetit të pelvisit (legenit, baçinit). Tensioni seksual ngrihet në të gjithë trupin ndërkohë
që muskujt fillojnë të tendosen ose të kontraktohen (myotonia). Frymëmarrja mund të
shpeshtohet, thithat e gjirit mund të forcohen e të ngrihen lart dhe një skuqje e lehtë
mund të na përshkojë lëkurën. Kur reshtim së bëri dashuri, ne hyjmë në fazën e rënies.
Gjysëm ore ose më tepër pasi bie fryrja e orgazmës, muskujt çlirohen dhe klitori, vagina
dhe mitra kthehen në pozicionet e tyre të zakonshme.

Orgazma

Masters-i dhe Johnson-i mbronin teorinë se të gjitha orgazmat janë të njëjta
fiziologjikisht (të provokuara nga klitori, me kontraktime që bëhen kryesisht në një të
tretën e jashtme të vaginës). Megjithatë, disa gra përshkruajnë orgazma që nuk përshtaten
me këtë model. Një orgazëm e tillë arrihet me penetrim të vaginës dhe ndihet “thellë” ose
“në mitër”. Përqendrimi i tensionit ndonjëherë përfshin edhe mbajtjen e frymës për një
kohë të gjatë në mënyrë të pavullnetshme. Me arritjen e orgazmës e nxjerr atë në mënyrë
shpërthyese. Duket se nuk ka ndonjë kontraktim të një të tretës së jashtme të vaginës.
Shumë gra me probleme të shtyllës kurrizore që nuk ndiejnë asgjë në zonën e pelvisit,
kanë raportuar që kanë përjetuar orgazma dhe ndjesinë që të sjell ajo diku tjetër në trup.
(Shih Seksi dhe Invaliditeti). Edhe gratë që nuk kanë invaliditete mund të përjetojnë të
tilla ndjesi. Të kërkosh modelin e vetëm, “të saktë” të orgazmës së femrave, nuk pasqyron
diversitetin e përvojave që kalojnë gratë.

Roli i klitorit

Mund të jetë eksituese të na ledhatojnë në cilëndo pjesë të trupit, eksituese të na
përkëdhelin kofshët ose të na ndukin qafën ose të na thithin gjinjtë. Mund të zbulojmë
zona të tjera erogjene veç organeve tona gjenitale, duke përfshirë këtu gishtat e duarve
dhe të këmbëve dhe bulat e veshëve. Për shumë gra, klitori është organi më i ndjeshëm
ndaj stimulimit që ka një rol qëndror në rritjen e tensionit seksual. Deri në mes të viteve
60-të, shumica e grave nuk e dinin se sa i rëndësishëm ishte klitori. Edhe nëse ne vetë e
dinim, askush nuk fliste për të. Tekstet mjekësore dhe manualet martesore (të shkruara
nga burra) ndiqnin thënien e famshme të Frojdit sipas të cilës një grua “e pjekur” kalonte
në orgazëm atëherë kur vagina, dhe jo klitori i saj stimulohet. Kjo teori e bënte penisin
objekt qëndror për kënaqësinë seksuale të një gruaje. Duke pasuar Frojdin, teoritë e
hershme psikoanalitike e zvogëloni rolin e kënaqësisë së masturbimit te gratë duke e
etiketuar atë si “të papjekur” dhe seksin e lezbikeve si një imitim të zbehtë të “gjësë së
vërtetë”. Të mësuarit për klitorin ka rritur kënaqësinë seksuale të një numri të madh grash
dhe çliroi shumë prej nesh nga vite të tëra të menduari se ne ishim “të ftohta”. Klitori
shpesh është quajtur “butoni i kënaqësisë”, gjë që nënkupton se ai është një pikë e vo gël.
Në fakt, klitori ka shumë pjesë.

Roli i vaginës, mitrës dhe cerviksit (qafës së mitrës)

Gratë kanë potencialin që t’i përgjigjen eksitimit seksual me të gjithë hapësirën e pelvisit
(legenit). Kur ne ndizemi, indi erektil rreth një të tretës së jashtme të vaginës mbushet
dhe sistemi nervor i asaj zone bëhet më i ndjeshëm ndaj stimulimit dhe presionit. Kur
muskujt rreth kësaj pjese të vaginës (muskujt pubococcygeus) janë të fortë dhe të
ushtruar mirë shumë gra kanë zbuluar se ato e kanë më të lehtë të kalojnë në orgazëm
(shih ushtrimet e Kegel-it fq. 214). Lindja e rrit sistemin e venave në pelvis, shpesh duke
bërë që ne të ndizemi më shpejt dhe më fort seksualisht. Pika G ose pika Grafenberg12*
është zona me ind sfungjeror që rrethon uretrën dhe që mund të ndihet përmes
murit ballor të vaginës. Mund të duket si një kokërr e vogël, në mes të rrugës që të çon
nga kocka pubike te qafa. Është e mbushur me enë gjaku dhe gjendra dhe për disa prej
nesh stimulimi i kësaj zone jep kënaqësi. Nëse doni të prekni pikën tuaj G, një mënyrë do
të ishte të uleshit mbi tualet dhe të fusnit gishtin në vaginë. Eksploroni përgjatë murit të
sipërm ballor të vaginës duke e shtyrë atë lart në drejtim të kërthizës. Mund të jetë e
vështirë ta arrini vetë këtë pikë përveç rasteve kur keni gishtërinj të gjatë ose vaginë të
shkurtër. Kur e prek këtë zonë për herë të parë mund t’ju duket sikur doni të urinoni por
kjo ndjesi mund të fashitet pas pak sekondash masazhi. Pika juaj G mund të stimulohet
edhe nga gishti ose penisi i një partneri, një dildo ose një vibrator i pikës G. Stimulimi i
pikës G mund të kontribuojë që ne të arrijmë orgazmën. Megjithatë është e rëndësishme
që ne të mbajmë mend se pika G nuk është një “buton magjik” që prodhon ekstazë me t’u
shtypur. Ne mund të me ndojmë për të si për një pjesë tjetër të trupit tonë që duhet
eksploruar për të shtuar kënaqësinë tonë seksuale. Stimulimi i vazhdueshëm i pikës G
mund të bëjë edhe që disa gra të derdhin (ejakulojnë) lëng nga uretra (kjo derdhje
mund të ndodhë edhe pa ngacmimin e pikës G). Ejakulacioni i femrave, që mund të
ndodhë me ose pa orgazmë, mund të na bëjë të ndihemi mrekullisht mirë ose mund të na
vërë pak në siklet, të na vijë turp se mos kemi “urinuar” në shtrat. Analizat kimike,
gjithsesi, kanë treguar se lëngu i lëshuar gjatë ejakulimit ndryshon nga urina. Akoma më
lart në vaginë ndodhet qafa e mitrës dhe mitra, të cilat për shumë gra janë pika kyçe të
orgazmës. Edhe pse dy të tretat e brendshme të vaginës dhe të vetë qafës së mitrës janë
pak të ndjeshme, një gisht, një penis, një vibrator që ushtrohet vazhdimisht mbi to, do të
bënte që mitra dhe në fakt e gjithë pjesa e brendshme e kavitetit abdominal (peritoneum)
“të ngjeshet, shtypet”. Kjo mund të japë ndjesi të brendshme krejt të ndryshme si para
dhe gjatë orgazmës. Gratë që kanë bërë histerektomi totale, gjatë të cilës kanë hequr
mitrën dhe qafën e mitrës, mund të kenë nevojë të fokusohen në të tjera lloje stimulimesh
dhe ndjesish seksuale.

Masturbimi

Masturbimi është një mënyrë e veçantë për të kënaqur vetveten. Kur ishim të vogla ne
kënaqeshim teksa preknim dhe luanim me trupat tanë. Më pas prindërit, e më tej shkollat
dhe institucionet fetare, na mësuan se ne nuk duhet ta preknim veten tonë seksualisht.
Masturbimi na jep kohën dhe hapësirën që na nevojitet për të eksploruar dhe
eksperimentuar me trupat tanë. Mund të mësojmë se çfarë fantazish na ndezin, llojet e
prekjeve që na e ngrenë epshin dhe na pëlqejnë, çfarë tempi dhe ku. Ne mund të mësojmë
modelet tona të reagimit seksual pa na u dashur të mendojmë për nevojat dhe mendimet e
partnerit. Pastaj, nëse ne vendosim, atëherë kur ne të vendosim, mund t’i themi partnerit
për atë që kemi mësuar ose t’ua tregojmë duke i drejtuar duart e tyre në vendet ku
na pëlqen të na prekin. Si gra që për kaq kohë na kanë mësuar të presim që të jetë burri ai
që na ndez, ne fitojmë lirinë duke mësuar se si t’i japim kënaqësi seksuale vetes sonë.

Të mësosh të masturbosh

Nëse kurrë më parë nuk ke masturbuar por do që të masturbosh, në fillim do të ndjeheni e
çuditshme, e vetndërgjegjshme, madje edhe pak e frikësuar. Ndoshta do të të duhet të
luftosh me zërat brenda kokës tënde që të thonë “vajzat e mira nuk bëjnë nga këto gjëra”,
ose “një grua e lumtur me martesën e saj nuk do ta dëshironte një gjë të tillë”. Ndoshta ke
frikë se të del vetja jashtë kontrollit, ose ndoshta të vjen turp e ndihesh fajtore që po i jep
vetes tënde kënaqësi seksuale. Shumë prej nesh ndihen kështu, por me kalimin e kohës
një gjë e tillë mund të ndryshojë. Disa sugjerime: Gjeni një vend të qetë ku mund të jeni
vetëm pa ju ndërprerë askush. Rehatohuni sa më shumë të mundni: Po pritni të dashurin
dhe ky i dashur është vetja juaj! Bëni një banjë ose dush që ju çlodh. Fërkojeni të gjithë
trupin me krem, locion, vaj apo çfarëdo tjetër që ju bën të nd iheni mirë. Me ngadalë
eksploroni, me duar dhe me sy format e trupit tuaj. Prekeni veten tuaj në mënyra të
ndryshme, vini një muzikë që ju pëlqen, ulni dritat, ndizni një qiri nëse doni. Mendoni
për njerëz ose situata që ju ndezin seksualisht. Lëreni mend jen t’ju fluturojë e lirë në
fantazi. Lëreni trupin tuaj të çtendoset. Sigurisht që një atmosferë qetësuese ose e veçantë
nuk është gjithmonë e mundur -dhe as e nevojshme. Dëshira mund të na rrëmbejë
në momentet më të papritura. Mund të eksitohemi seksualisht dhe të masturbojmë ndërsa
jemi duke gatuar, duke udhëtuar me autobus, duke punuar në zyrë, duke ngarë një kalë
ose një biçikletë ose duke punuar në kopësht. Gratë masturbojnë në shumë mënyra. Mund
të njomim gishtërinjtë (me pështymë, lëng nga vagina ose një lubrifikues) dhe të
fërkojmë me to përreth dhe sipër klitorit. Mund ta fërkojmë butësisht ose ta tërheqim lart,
mund të fërkojmë kësulën e klitorit ose një zonë më të gjerë rreth tij. Mund ta fërkojmë
atë lart e poshtë, ose rreth e përqark dhe të tentojmë presione dhe ritme të ndryshme. Disa
prej nesh masturbojnë duke kryqëzuar këmbët dhe duke ushtruar një presion të
vazhdueshëm dhe ritmik në të gjithë zonën gjenitale. Mund të fusim diçka në vaginë gisht,
një kastravec të qëruar me temperaturë dhome, një dildo. Mund të fërkojmë gjinjtë
ose pjesë të tjera të trupit. Shumë prej nesh kanë mësuar të pësojnë një tension muskular
në të gjithë trupin.

Masturbimi me një partner

Kur dikush në një lidhje dëshiron të bëjë më shumë seks ose të ketë më shumë orgazma
se tjetri, një mundësi është edhe masturbimi.

Prekja dhe sensualiteti

Masazhet, fërkimet e shpinës, të shputave të këmbëve, të kokës -këto janë gjithmonë të
mrekullueshme. Si pjesë të proçesit të të bërit dashuri, këto mund ta bëjnë seksin më të
ngadaltë dhe më sensual. Kur një çift ka probleme me seksin, mund të zbulohet se ata
janë fokusuar kaq shumë në organet gjenitale të tjetrit dhe nuk kanë lënë kohë për të
mësuar se si ta prekin dhe ledhatojnë me dashuri njëri-tjetrin në të gjithë trupin.
Shumë burra janë më të fokusuar se gratë në organet gjenitale dhe këta kanë nevojë të
mësojnë mbi kënaqësitë e të prekurit.

l Penetrimi vagina

Disa prej nesh ndiejnë një kënaqësi të jashtëzakonshme kur i dashuri apo e dashura na
futet në vaginë me gisht, grusht, dildo apo ndonjë gjë tjetër. Nëse jemi me të dashurën
mund të na pëlqejë të hyjmë brenda saj. Penetrimi në vaginë mund të jetë i butë, argëtues,
intim ose plot pasion (Për penetrimin me penis shih “Mardhënia seksuale vaginale” më
poshtë). Disa gra, gjithsesi, nuk e pëlqejnë fare penetrimin dhe parapëlqejnë stimulimin e
jashtëm. Si edhe me seksin, këtu ka rëndësi të komunikohet dhe të respektohen si dëshirat
e tua, ashtu edhe ato të partnerit. Penetrimi në vaginë mund të mendohet si diçka
reciproke : njëra pej jush mbështjell dorën e tjetrës ndërsa ajo penetron dhe eksploron.
Nëse doni që partnerja juaj t’iu penetrojë, atëherë sigurohuni që vagina juaj të jetë e
lagësht me lëng vaginal ose lubrifikant. Në rast se doni të penetroni ju te partnerja,
atëherë hiqini të gjitha unazat dhe shikoni që thonjtë t’i keni të limuar mirë. Vini doreza
lateksi të papudrosura ose gishtëzë (i ngjashëm me gishtin e prerë të një doreze) që të
mbroheni nga transmetimi i HIVI-it/ AIDS-it nëpërmjet ndonjë të çare që mund të kemi
në gishta. Me duar mund të eksploroni në shumë mënyra: duke përkëdhelur, çikur lehtë,
rrotulluar, shtyrë. Eksperimentoni me ritme dhe shpejtësi të ndryshme. Përpiquni të
stimuloni pikën e saj G. Mund të fusni një ose më shumë gishta brenda saj dhe, nëse ju
pëlqen të dyjave, gradualisht futeni të gjithë dorën (grushtin) brenda saj. Nga brenda
vagina e saj mund të ndihet e ngrohtë, e lagësht dhe e mrekullueshme.

Akti seksual vaginal

Nëse bëni dashuri me një burrë mund të dëshironi të kryeni aktin seksual -të ndieni
penisin e tij në vaginë. Mendojeni aktin seksual si diçka reciproke - ti hapesh që ta
përfshish atë brenda teje ëmbëlsisht, e rrethon fuqishëm dhe ai penetron brenda teje. Kjo
gjë mund të jetë pafundësisht e ngadaltë dhe e butë, e fortë dhe shpuese, ose të dyja
bashkë - në rastin më të mirë, një pjesë e jashtëzakonshme e proçesit të të bërit dashuri.
Që marrëdhënia seksuale t’ju japë kënaqësi, ju duhet të ndiheni të ndezura, të eksituara
seksualisht, vagina juaj të jetë e lagësht dhe e hap ur. Në të shumtat e rasteve gratë kanë
nevojë për më shumë kohë, ndonjëherë shumë më shumë kohë se meshkujt që të
eksitohen. Për të shtuar “lëngun” ju ose partneri juaj mund të aplikojë lubrifikues me bazë
ujore ose prezervativ me lubrifikues; disa njerëz përdorin pështymën. Mos përdorni
vazelinë ose ndonjë lloj vaji. Ato i shkatërrojnë prezervativët ose diafragmat. Nëse nuk
keni përvojë seksuale, jeni të frikësuara, nuk jeni gati, nuk jeni në humor ose jeni e
inatosur me partnerin, ose keni një partner që praktikon vetëm aktin seksual me futjenxjerrje
dhe jo dashurinë që e qarkon këtë proçes, atëherë penetrimi (sidomos kur vagina
juaj është e thatë) mund të jetë i mërzitshëm, i papëlqyeshëm, madje edhe i dhimbshëm.
Ndonjëherë do të ndiheni menjëherë e hapur dhe gati për penetrim; në të shumtat e
rasteve ju do të keni nevojë që partneri juaj më parë t’ju prekë, t’ju fërkojë, t’ju puthë ose
t’ju lëpijë vulvën dhe klitorin, duke përdorur duart, gojën dhe penisin e tij. Disa pozicione
në momente të caktuara do t’ju duken më eksituese se disa të tjera. “Burri lart” nuk është
aspak një pozicion më i mirë prej “natyre”. Ju mund të uleni ose shtriheni mbi të ose në
krah të tij. Uluni mbi këmbët e tij me penisin e tij brenda jush. Ose ai mund t’ju hyjë nga
prapa dhe të arrijë t’ju përkëdhelë klitorin. Nëse doni një penetrim të thellë dhe presion në
qafën e mitrës zgjidhni pozicione që e bëjnë të mundur këtë. Të gjitha ne kemi forma të
ndryshme dhe kemi nevojë për pozicione që të na përshtaten. Nëse jemi invalide ose
kemi dëmtime, të qënit krijuese dhe përdorimi i jastëkëve për mbështetje mund të
na shtojë rehatinë. Marrëdhënia seksuale bëhet që të dy të fitojnë kënaqësi dhe të lidhen
më fort dhe jo për të arritur me patjetër orgazmën. Shumë gra nuk përjetojnë orgazëm
gjatë aktit seksual. Ndonjëherë duke u përpjekur të arrish në orgazëm ti mund të
ndërgjegjësohesh dhe të ftohesh. Nga ana tjetër të lodhesh për të arritur orgazmën është
eksituese. Nëse ti nuk je gati për të arritur orgazmën dhe mashkulli është shumë i ndezur
kur ju filloni aktin seksual, ai mund të kalojë në orgazëm shumë shpejt për ju nëse lëviz
paraprapa brenda jush dhe nëse ju e lëvizni baçinin tuaj karshi të tijit shumë shpejt. Që të
dy mund t’i ngadalësoni lëvizjet derisa edhe ju të eksitoheni më shumë. Eksperimentoni
duke mbajtur trupin pa lëvizur për pak kohë kur ai futet brenda jush, pastaj të dy bashkë
filloni të lëvizni me ngadalë. Lëvizjet e ngadalta mund t’i ndihmojnë meshkujt që ta
vonojnë ejakulacionin, gjë që mund ta bëjë aktin seksual më të këndshme për të dy.
Presioni i penisit në qafën e mitrës mund të bëhet çelësi i orgazmës për disa gra,
ndërkohë që të tjera kanë stimulimin e klitorit dhe vulvës.

Seksi oral

Ndonjëherë seksi oral duket si forma më intime e dashurisë. Ne mund të thithim ose
lëpijmë organet gjenitale të partnerit. Kur ushtrohet te gruaja ky veprim quhet
cunnilingus (në gjuhën e rrugës, i hyri me gjuhë, llapë) dhe kur ushtrohet te një burri
quhet fellatio (në gjuhën e rrugës, ia mori në gojë). Për disa prej nesh seksi oral është më
i sigurti për të sjellë orgazmën se shumë forma të tjera të të bërit dashuri. Ne bëjmë seks
oral dhe ai është gjithmonë i gatshëm dhe i vullnetshëm. Thotë “A do të kesh orgazëm?”
Dhe pastaj zbret poshtë meje. Fantastike! Që të na shijojë seksi oral, do të ishte mirë të na
pëlqenin organet gjenitale të partnerit dhe të ndihemi mirë me tonat. Gjithsesi, neve
shpesh na vjen turp nga “pjesët tona private”. Një nga pluset e seksit oral me meshkujt
është që nuk ngelesh shtatzënë. Por, me burra a me gra, rreziku i transmetimit të HIVI-it
dhe AIDS-it apo ndonjë sëmundjeje tjetër të transmetueshme seksualisht vazhdon
të mbetet. Ne mund të bëjmë seks oral më të sigurtë nëse përdorim këllëf dhëmbësh dhe
/ose prezervativ. Dhe si gjithçka tjetër në seks, ed he kjo është e mirë nëse ne kemi dëshirë
ta bëjmë.

Stimulimi anal

Anusi mund të stimulohet me gishta, gjuhë, penis, dildo ose me çfarëdo objekti të hollë.
Stimulimi anal mund t’i jepet dhe të merret me një partner femër ose mashkull. Për
shumë prej nesh kjo është një zonë shumë e ndjeshme seksualisht.

Fantazitë

Pothuajse çdo njeri ka fantazi, ose në formë imazhesh kalimtare ose historish shumë të
detajuara. Ato shprehin atë çka gjendet thellë në ndërgjegjen tonë, pjesë të së cilës ne
duhet t’i eksplorojmë dhe t’i njohim. Mendimet dhe imazhet që ne mbartim në mendje
mund të provokojnë reagime të forta fizike. Disa studiues seksologë pranojnë se
truri është organi më i rëndësishëm që jep kënaqësi seksuale dhe disa gra kanë pranuar se
ato mund të arrijnë në orgazëm vetëm duke fantazuar. Në fantazi ne mund të jemi
gjithçka që ne imagjinojmë.

Luajtja e roleve

Me partnerët ne mund të simulojmë situata dhe fantazi që na eksitojnë, si psh, sikur jemi
fëmijë që po na kapin, ose sikur po bëjmë dashuri në një ve nd publik. Mund të
maskohemi, mund të sillemi si fëmijë, si të rritur, si të fuqishëm fizikisht ose si energjikë,
ose si nevojtarë. Në lojën seksuale sadomazohiste (S/M) loja aktrore bazohet në situata të
fantazuara të dominimit dhe nënshtrimit. Partnerët luajnë role si zotëria-shërbëtori,
policiqytetari, monarku-nënshtetasi. Njëri do të ushtrojë vullnetin e tij te tjetri, shpesh
duke eksperimentuar me aktivitete që përfshijnë dhimbje fizike derisa tjetri të japë
sinjalin “stop”. Praktika S/M ngjallin shumë polemika midis feministeve dhe ka ngjallur
debate dhe përçarje midis lezbikeve. Gratë që e mbështesin S/M vënë në dukje se kur të
dy partnerëve ju pëlqen një gjë e tillë , loja S/M mund t’i rrisë kënaqësitë seksuale dhe të
nxjerrë në pah problemet e fshehura të pushtetit të cilat janë të pranishme në shumicën e
intimiteteve mes njerëzve .

Erotika

Këto vitet e fundit gratë kanë filluar të çajnë në industrinë e dominuar nga meshkujt të
zbavitjeve erotike. Një pjesë e mirë e pornografisë tradicionale është e bazuar në fantazitë
e meshkujve dhe i përshkruan trupat e femrave si objekte pa personalitet. Sot ne mund të
zgjedhim prej një morie videosh, revistash, librash dhe lodrash seksuale të krijuara
nga gratë për gratë e të gjitha prirjeve seksuale. Përsa i përket këtyre materialeve ka
shumë, për të gjitha shijet. Lodrat dhe ndihmësit e seksit mund t’i shtojnë kripë
takimeve seksuale, ta bëjnë seksin e sigurt më argëtues dhe të shërbejnë si burim
krijimtarie. Mund të provojmë të ngjyrosim trupin me bojra ushqimore ose prezervativë
me shije çokollate ose një vibrator elektrik në formën e vezës; një dildo në formën e
Venusit; një antologji me tregime erotike ose një video me seks.

Komunikimi për seksin

Gjuha e vërtetë e seksit mund të jetë verbale, por edhe joverbale. Ndonjëherë fjalët dhe
imazhet tona ofrojnë shprehi të dobëta të ndjenjave të thella që kemi brenda nesh dhe që
na lidhin bashkë. Në shqip ka shumë pak fjalë që duken të përshtatshme për të
transmetuar qëndrimet dhe vlerat tona. Termat “e saktë” klinikë: vaginë, penis, akti
seksual - duken të ftohtë, të largët, të ngurtë. Termat e gjuhës së folur - pidh, kar,
palloj, bythë -duken si degradues ose vulgarë. Eufemizmat si “të bësh dashuri” janë të
paqartë. Ne përdorim fjalë të ndryshme me të dashurit, fëmijët, miqtë dhe mjekët. Shumë
prej nesh po përpiqen që të krijojnë një gjuhë seksuale me të cilën të ndihemi rehat.

Si ta themi atë që duam vërtet

Të gjithë ne përballemi me të tilla çështje në një situatë seksuale, qoftë kjo me një person
me të cilin dalim, me një të dashur të hershëm apo me një bashkëshort: Si ndihem tani? A
dua të jem e afërt seksualisht me këtë person? Si? Po sikur të mos e di - a mund të them
që jam e hutuar? Pastaj, a mund ta them qartë se çfarë dua, se çfarë nuk dua? Mund të na
kenë edukuar me mendimin se “lëvizjen e parë” duhet ta bëjnë burrat, jo gratë, se “vajzat
e mira nuk e fillojnë seksin të parat”, dhe se “gratë liberale e duan gjithmonë”. Nëse e
nxisim ne seksin, mund të përballemi me mundësinë që “të na refuzojnë”. Nëse nuk duam
seks, shpesh përballemi (kryesisht nga burrat) me hipotezën se “gratë nuk e kanë
seriozisht kur thonë jo”. Ose dikush mund ta interpretojë faktin që ne nuk duam seks si
shenjë refuzimi ose “ftohtësie”. E vërteta është që ndonjëherë ne na pëlqen të na
detyrojnë të bëjmë seks dhe ndonjëherë urrejmë të ndihemi nën trysni. Ajo që mund të
bëjmë ne është të përpiqemi të jemi sa më të ndërgjegjshme që të jetë e mundur për
ndjenjat tona në atë moment, të jemi të sinqerta me veten në lidhje me to dhe të bëjmë
praktikë që t’ia themi këto gjëra qartë dhe pa i kërkuar falje burrit apo gruas me të cilët
jemi lidhur. Komunikimi në lidhje me nevojat tona seksuale është një proçes i
vazhdueshëm. Një grua që gjeti kurajon të fliste me të dashurin për marrëdhënien
e tyre seksuale, thotë tepër e zhgënnjyer: “I thashë një herë se çfarë më pëlqen, kështu që
pse nuk e di tani? E harroi? Nuk do t’ia dijë?” Edhe në marrëdhëniet me më shumë
dashuri, të kërkosh atë që do është shumë e vështirë.
· Kemi frikë se në qoftë se ajo që duam ne do ta kërcënojë tjetrin.
· Partneri ynë del në mbrojtje dhe mund ta interpretojë sugjerimin tonë si kritikë ose si
kërkesë.
· Na vjen turp edhe nga vetë fjalët.
· Ndjejmë se seksi duhet të vijë natyrshëm dhe të kesh nevojë të flasësh për të do të thotë
se ka një problem.
· Kemi vite (ndoshta dekada) që bëjmë dashuri me të njëjtin person dhe duket si gjë me
rrezik të nxjerrësh mendime të reja.
· Nuk e dimë se çfarë duam në një moment të caktuar ose kemi nevojë që të reagojmë
ndaj diçkaje që bën partneri.
· Edhe me partnerë të zellshëm, ne si gra mund të ndiejmë një pengesë të madhe për të
pranuar hapur seksualitetin tonë ose me krenari, dhe kjo do të ishte ajo ç’ka ne do të
bënim nëse do t’i deklaronim hapur nevojat dhe dëshirat tona erotike. Pengesat mund të
jenë brenda nesh, jo thjesht mes nesh dhe partnerit.

Si të punojmë për të arritur një komunikim më të mirë në seks? Të bësh dashuri është një
nga momentet e veçanta kur mund të përdorim më shumë se fjalë për t’iu afruar njëritjetrit.
Merrjani dorën partnerit dhe vëreni në një vend të ri, lëshoni tinguj që e lejojnë atë
të kuptojë se po na pëlqen, përshpejtoni ose ngadalësoni lëvizjet e baçinit, shtrëngojani
shpatullën me dorë për t’i thënë “më ngadalë”

  • ka shumë mënyra komunikimi që mund të përdorni nëse doni t’i përdorni.

Seksi dhe invaliditeti

Disa nga gratë që flasin për seksualitetin në këtë kapitull kanë një sëmundje kronike ose
invaliditet, ose e fshehtë si diabeti ose epilepsia, ose e dukshme si distrofia muskulare
dhe verbëria. Ato që janë të sëmura dhe invalide ndihen krenare që kanë seksualitetin e
tyre. Pavarësisht se kemi lindur të shurdhëta ose me spina bifida, ose sëmuremi nga
skleroza e shumëfishtë ose humbasim një gjymtyrë më vonë në jetë, gratë invalide shpesh
ndiejnë se të tjerët mendojnë se ato nuk janë qenie seksuale.Invalidët e kuptojnë më herët
dhe me më shumë dhembje atë me të cilën përballen të gjitha gratë: se identiteti ynë si
gra dhe si qenie seksuale matet me pamjen dhe dëshirimin tonë nga meshkujt.
Invalidët e kuptojnë më herët dhe me më shumë dhembje atë me të cilën përballen të
gjitha gratë: se identiteti ynë si gra dhe si qenie seksuale matet me pamjen dhe
dëshirimin tonë nga meshkujt.

Kujdesi për shëndetin seksual

Shëndeti seksual është gjëndja e mirëqënies fizike dhe emocionale që na lejon të shijojmë
dhe të ndikojmë në ndjenjat tona seksuale. Për të qëndruar të shëndetshëm nga ana
seksuale, të gjithë ne duhet të ndjekim disa proçedura kujdesi rutinë.
· Një kontroll gjinekologjik.
· Kujdesi ndaj infeksioneve. (Shih kapitullin 14, Sëmundjet e transmetueshme
seksualisht) Nëse keni ndonjë infeksion në vaginë ose në rrugët urinare, duhet të
bëni diçka për të menjëherë.
· Dushi.Vagina ndjek një proces pastrimi të natyrshëm.
Përveç rasteve kur jeni këshilluar nga një mjek, ju kurrë nuk duhet të bëni dush vaginal
(ta lani atë). Larja e shpeshtë e vaginës dhe përdorimi i deodorantëve vaginalë mund të
ndryshojnë ekujlibrin e acideve dhe bazave në vaginën tuaj dhe të bëhen shkak për
infeksione. Aromat e përdorura në deodorantët vaginalë mund të shkaktojnë edhe
reaksione alergjike. Shumë prej nesh u është thënë se si femra ne kemi nevojë të lahemi.
Nëse doni të vazhdoni ta bëni një gjë të tillë, përpiquni që kjo të ndodhë veç një herë në
muaj, pa përdorur kimikate të dëmshme. Sugjerohet të bëhet larje me ujë dhe uthull ose
me ujë dhe me kos.
· Shpëlarja gjenitale. Në vënd që të bëni dush vaginal, ose të përdorni deodorantë
vaginalë, ju mund të bëni një shpëlarje të thjeshtë ditore me ujë të ngrohtë. Ndajini
buzët e jashtme dhe tërhiqeni mbrapsht kësulën e klitorit për të larguar sekrecionet e
mbledhura përreth tij. Sekrecionet dhe aromat e trupit tonë janë pjesë e natyrshme e jona,
kështu që nëse jemi mirë me shëndet dhe lahemi rregullisht, ne kundërmojmë dhe kemi
shije të mirë. Megjithatë shumë prej nesh kanë dëshirë t’i lajnë gjenitalet e tyre para se të
bëjnë dashuri. Veproni si t’ju bëhet më mirë.

Kontrolli mbi lindjen. (shih kapitullin 13 “Kontrolli mbi Lindjen”). Nëse jeni fertile dhe
nuk doni të mbeteni shtatzënë ndërkohë që keni marrëdhënie seksuale, do t’ju duhet të
diskutoni me mashkullin që keni përkrah se çfarë masash të merrni dhe se kush duhet t’i
marrë ato masa. Nëse ju e keni të vështirë ta diskutoni një gjë të tillë me të, ose ai me ju,
atëherë ju duhet ta vendosni vetë këtë gjë. Edhe pse nuk kryeni aktin seksual, nëse
sperma depozitohet diku afër vaginës, ajo mund të notojë brenda saj nëpërmjet
sekrecioneve vaginale dhe të ngjitet lart qafës së mitrës drejt vetë mitrës dhe tubave
fallopianë dhe të bashkohet me vezën.
· Mbrojtja ndaj sëmundjeve të transmetueshme seksualisht dhe ndaj HIV/AIDS-it (shih
kapitullin 14, Sëmundjet e Transmetueshme Seksualisht dhe kapitullin 15, HIVi,
AIDS-i dhe Gratë)
· Menstruacionet. Është mirë të bësh seks gjatë menstruacineve nëse të bën të ndihesh
mirë. Për disa prej nesh, orgazma largon edhe dhimbjet e menstruacioneve.
· Shtatzënia.

Roli i testoteronit në seksualietit

Disa hormone luajnë rol në ndjenjat seksuale, në aktivitetin seksual dhe intensitetin e
orgazmës. Më ndikuesi nga të gjithë është testosteroni, ndonjëherë i quajtur hormoni i
dëshirës dhe herë të tjera hormoni mashkullor. Testosteroni, njëlloj si estrogjeni, është i
pranishëm edhe te burrat, edhe te gratë, edhe pse në raporte të ndryshme. Te femrat ky
hormon prodhohet nga gjendrat mbiveshkore (2 gjendra të vogla afër veshkave) dhe
vezoret. Roli i testosteronit në seksualitet shpaloset në shumë mënyra. Kur hiqet një
gjendër mbiveshkore, gratë tregojnë për një rënie dramatike të interesit seksual, të
ndjesive dhe shpeshtësisë së orgazmës. Edhe heqja e vezoreve bëhet shkas për një
humbje të ngjashme me të parën. Nivelet e testosteronit janë më të ulëta te gratë që kanë
kaluar në menopauzë dhe pas heqjes së vezoreve (ophorectomy) se ç’janë te gratë e reja
dhe të shëndetshme, që i kanë vezoret, gjë që sugjeron se me rënien dhe ndalimin e
funksionimit të vezoreve prodhohet më pak testosteron. Duket të ketë një lidhje
domethënëse midis niveleve të testosteronit dhe ndjeshmërisë dhe kënaqësisë seksuale.
Duke e ditur rëndësinë e testosteronit, gjendrave mbiveshkore dhe vezoreve, ne mund të
bëhemi më të vëmendshme për të mbrojtur seksualitetin tonë nga heqja pa nevojë e
vezoreve dhe gjendrave mbiveshkore. Për ato gra që kanë rezultuar të kenë nivele
testosteroni më të ulëta se vlerat normale (nga 25 mg/ml deri në 100mg/ml) zëvendësimi i
testosteronit do të ishte i dobishëm për të kthyer interesin dhe epshin seksual.
Megjithatë rivendosja e testosteronit nuk është zgjidhja e parë që duhet marrë parasysh
nga të gjitha ato femra që kanë pësuar rënie të dëshirës seksuale. Shkaqet më të
rëndomta të rënies së dëshirës seksuale kanë për bazë marrëdhënien vetë (Shih seksionin
që vijon) ose janë faktorët psikologjikë ose të situatës, jo mungesa e hormoneve.
Edhe medikamentet antidepresion mund të shkaktojnë ulje të dëshirës seksuale dhe të
orgazmës. Në të tilla raste, të flasësh me partnerin, ta mbyllësh një lidhje që nuk po
funksionon, të shkosh për këshillim, ose të ndërpresësh mjekimet mund të na ndihmojnë
më shumë se trajtimet hormonale.

Problemet me seksin

Shumë prej nesh, në një moment apo në një tjetër, kanë probleme me seksin. Lexoni për
shkaqet dhe trajtimet e problemeve që keni, sidomos nëse janë të rënda (shih
burimet). Problemet seksuale në një lidhje shpesh janë probleme të vetë lidhjes. Shkaqe
të rëndomta janë mungesa e informacionit. Komunikimi i dobët, pritshmëritë e roleve
të mashkullit dhe të femrës, mungesa e besimit ose devotshmërisë ose konfliktet e
pazgjidhura. Një partner abuzues mund ta përdorë seksin si armë për të na lënduar
dhe dominuar; në një rast të tillë, problemi e ka emrin “abuzim”. Për më tepër, historitë e
abuzimit seksual, për njërin nga partnerët apo për të dy, mund të prekë edhe lidhjet
aktuale. (Edhe me partnerët meshkuj mund të jetë abuzuar). Ç’ka ne mendojmë apo
ndjejmë për veten tonë dhe seksin, prek ndjeshëm edhe mënyrën se si përgjigjen trupat
tanë. Ndjenja e fajit, e turpit, e frikës, konfliktit dhe injorancës, të gjitha këto mund ta
bllokojnë ose pengojnë ndjeshmërinë seksuale. Nëse ne kemi ndonjë nga problemet që
vijojnë, i detyrohemi vetes sonë të marrim më tepër informacion. Nuk duhet të presim
apo të kalojmë në agoni totale para se të fillojmë të kërkojmë ndihmë. Problemet seksuale
janë të zakonshme.

Problemet me orgazmën

Shumë prej nesh e kanë të vështirë që të kalojnë në orgazëm. Turpi që të eksplorojmë dhe
të prekim veten tonë na pengon që të mësojmë se si të arrijmë vetë në orgazëm nëpërmjet
masturbimit. Një sërë problemesh na pengojnë të kemi orgazma kur jemi me dikë tjetër.
Më poshtë jepen disa arsye:
· Ne nuk e vëmë re ose e keqkuptojmë atë që po ndodh me trupat tanë teksa ndizemi.
Jemi shumë të preokupuar me gjërat abstrakte -si ta bëjmë mirë, pse ne nuk na ecën mirë,
çfarë mendon i dashuri për ne, nëse i dashuri ynë është i paduruar, nëse i dashuri ynë
e mban dot - ndërkohë që ne shumë mirë mund të përqendroheshim te ndjenjat dhe jo te
mendimet.
· E ndiejmë ekstimin, por kemi frikë se nuk do të kemi orgazëm dhe nuk duam të
bezdisemi me prova, ndaj i shtypim ato reagime seksuale.
· Kemi frikë të kërkojmë tepër dhe të dukemi shumë kërkuese
· Kemi frikë se nëse i dashuri përqëndrohet te kënaqësia jonë, do të ndihemi kaq nën
trysni për të kaluar sa nuk do të jemi as të afta - dhe pastaj nuk kalojmë.
· Po përpiqemi të kemi orgazma të njëkohshme, gjë që rrallë ndodh për shumë prej nesh.
Kënaqësia mund të jetë njëlloj edhe nëse vijnë veçmas.
· Jemi në konflikt me personin me të cilin po flemë, ose të inatosur me të. Në mënyrë të
pandërgjegjshme ne mbajmë përbrenda orgazmën si të ishte një rrugë vetpërmbajtjeje.
· Ndihemi në faj që po bëjmë seks dhe nuk ia lejojmë vetes që ta shijojmë atë me të
vërtetë.

Mungesa e interesit për seksin: Kundërshtimi seksual

Për ndonjë prej nesh, konfliktet që kemi me vetveten dhe seksin janë kaq të thella se nuk
jemi kurrë të interesuara për të. Ne mund të ndjejmë një ndjeshmëri të shtuar, të
pakëndëshme ndaj prekjes ose të jemi aq të ndjeshme ndaj gudulisjeve saqë të mos mund
të relaksohemi. Trupat tanë kanë një arsye që reagojnë në këtë mënyrë dhe na mbrojnë
nga përvoja seksuale që në këtë pikë nuk do të mund t’i kontrollonim dot më. Ky do të
ishte një moment kur ne mund të fillonim të kërkonim ndihmë profesionale.

Veshkat e diabetikëve janë më “të rrezikuara” për të shfaqur probleme, se ata që nuk kanë vuajtur kurrë nga “sëmundja e ëmbël”.

Problemi më i shpeshtë është ajo që quhet nefropatia diabetike. Në një intervistë për “Panorama”-n, mjeku endokrinolog prof.dok Feçor Agaçi, sqaron se përse diabetit “i bashkëngjitet” nefropatia diabetike, si mund të parandalohet dhe trajtohet ky problem:

Çfarë është nefropatia diabetike?
Nefropatia diabetike është një ndërlikim tepër serioz i diabetit të sheqerit, që ka në bazë të tij dëmtimet specifike të arterieve të vogla të lëmshit klomerular të neuroneve, të cilat janë njësia bazë strukturore dhe morfologjike e veshkave.

Preken të gjithë diabetikët?
Nga nefropatia diabetike sëmuren si diabetikët me diabet tip një dhe ata me diabet të tipit dy. Nefropatia diabetike te diabetikët me tip një shfaqet të paktën 5, ose më shumë vitesh pas fillimit dhe diagnostifikimit të diabetit të sheqerit. Ndërsa te diabetikët me tip 2, ky ndërlikim mund të zbulohet në të njëjtën kohë kur diagnostifikohet dhe diabeti i sheqerit.

Pse shfaqen më vonë te personat që vuajnë nga diabeti tip dy?
Kjo dukuri shpjegohet me faktin se diabeti i tipit një nuk paraprihet nga një stad, fazë “e fshehtë”, ndërsa diabeti i tipit dy, para se të diagnostifikohet paraprihet nga një fazë “e fshehtë”, që në gjuhën mjekësore quhet stadi i tolerancës së dëmtuar të glukozës, apo i tolerancës së dëmtuar të glicemisë esëll, të cilat pavarësisht se nuk manifestohen me shenja klinike të diabetit të sheqerit, i kanë nivelet e glicemisë mbi normë, që bëjnë të mundur dëmtimin e veshkave, pra shfaqjen e nefropatisë diabetike, pa u shfaqur diabeti para diagnostifikimit dhe shfaqjes së shenjave klinike.

Si bëhet diagnostifikimi i kësaj patologjie?
Për të diagnostikuar nefropatinë diabetik qysh në stadin fillestar, pra kur ende nuk janë shfaqur shenjat klinike, bëhet analiza e albuminurisë (proteinurisë) në urinën e 24 orëve.
Për të zbuluar sasitë minimale të ambuminës ose proteunurisë, përdoren disa reagentë të veçantë, të cilët bëjnë të mundur zbulimin e nivelit të albuminës, ose të proteinurisë në urinë në sasirat nga 30-300 miligramë. Kur zbulohen këto sasira flitet për mikroalbumuniri (mikroproteuneri), që shpesh shkaktojnë dëmtimet fillestare të veshkës. Në çdo rast flitet për nefropati diabetike të stadit fillestar që me mjekim korrekt mund të rikthehet dhe të zhduket, pasi ky dëmtim është në stadin fillestar dhe është funksional. Në rastet kur sasia e albuminës (proteinës) në urinën e 24 orëve është mbi 300 miligramë, atëherë flitet për makroambuminuri (makroproteuneri). Në këtë stad nefropatia diabetike është e instaluar nuk është e rikthyeshme.
Me përparimin e nefropatisë diabetike fillon dhe shfaqet me azotemi, pra rritje në gjak të azotit dhe e kreatininës, të cilat normalisht eliminohen me veshkën.
Rritja e azotemisë dhe e kreatininës është shprehje e shkatërrimit dhe prishjes së funksionit të arterieve të vogla të lëmshit klomerular të nefroneve. Në këtë rast i sëmuri ka hyrë në stadin e insuficencës renale kronike (pamjaftueshmëri e funksionit të veshkës së zgjatur). Nga ana mjekësore insuficienca renale ka dy stade: atë të kompensuar, ku niveli i azotemisë nuk është më tepër se 100mg/dcl (norma 20-40mg/dcl), ndërsa niveli i kreatininës nuk është më tepër se 2 mg/dcl (norma 0.3-0.9 mg/dcl). Me avancimin e nefropatisë përkeqësohet funksioni i normal i veshkës, çka shprehet me rritje të mëtejshme të azotemisë dhe kreatinimisë, të cilat kur kalojnë 100 mg/dcl për azoteminë dhe 2mg/dcl për kreatiniminë shprehin shfaqjen e insuficencës renale kronike të dekompesuar.

Mund të parandalohet shfaqja e nefropatisë diabetike?
Theksoj se shfaqja e nefropatisë diabetike lidhet ngushtë me gradën e mjekimit dhe ekuilibrimit të diabetit. Në rastin e diabetit tip 1, mjekimi i rregullt i të sëmurëve mënjanon (shumë rrallë), ose vonon shumë dhe lehtëson shfaqjen e nefropatisë diabetike. Kjo do të thotë se diabeti i tipit një duhet të mjekohet në mënyrë të rregullt gjatë gjithë jetës për të mënjanuar dhe vonuar shfaqjen e nefropatisë diabetike dhe ndërlikimet e tjera që shfaqen. Për sa i përket diabetit tip dy, parandalimi është më i vështirë, sepse siç e thamë më lart, ky ndërlikim zbulohet në kohën kur vihet diagnoza e diabetit. Megjithatë, edhe diabeti i tipit 2 duhet të mjekohet me po atë seriozitet dhe korrektësi si diabeti i tipit një, sepse një mjekim i mirë edhe në këtë rast frenon ecurinë e mëtejshme të nefropatisë diabetike. Mjekimi bëhet në bashkëpunim me mjekun nefrolog, pasi shfaqjet e kësaj patologjie mjekohen nga mjeku specialist nefrolog. Si konkluzion parandalimi i nefropatisë diabetike është i vështirë, po jo i pamundur në rastin e diabetit tip 1 dhe mund të realizohet vetëm duke mjekuar si duhet diabetin. Ndërsa për sa i përket diabetit tip dy, nuk mund të flitet për parandalim të shfaqjes së sëmundjes, por vetëm për parandalim të stadit të mëtejshëm dhe komplikacioneve që mund të shfaqen.

Si bëhet mjekimi i nefropatisë diabetike?
Mjekimi i nefropatisë diabetike është mjaft i vështirë dhe kompleks, dhe natyrisht varet nga stadi i këtij ndërlikimi.
Kështu, kur insuficienca renale kronike është në stadin e kompensuar, krahas mjekimit të diabetit, bëhet me seriozitet dhe mjekimi dietik, që konsiston në radhë të parë në pakësimin e sasisë së proteinave që merren me ushqimin. Ulja e marrjes së proteinave ndikon pozitivisht dhe ndihmon ndjeshëm në uljen e niveleve të larta të azotit dhe të kreatininës në gjak. Ndërsa trajtimi i komplikacioneve të tjera, që mund të sjellë nefropatia diabetike, trajtohen nga mjekët e specialiteteve të tjera, sipas dëmtimeve që ka sjellë kjo patologji në organet e tjera të pacientit.

shenjat klinike

Nga ana praktike nefropatia diabetike paraqitet me dy stade: në stadin kur ajo është pa shenja klinike dhe në stadin kur shfaqet me shenja klinike. Në këto raste sëmundja shfaqet bashkë me insuficencën renale të dekompensuar. Këtu fillojnë shenjat e vërteta që janë: të përzierat, të vjellat, heqje barku, tension i lartë, që shoqërohet me dhimbje koke dhe marrje mendsh, anemi që shoqërohet me zbehje dhe këputje trupi, edemë (ënjtje) e fytyrës.

STUDIMI
Stop rinitit alergjik me “super vitaminën C”

Në stinën e verës, konjuktivitetet, bllokimi i hundëve, dhimbja e kokës, kolla gjatë natës, janë shqetësimet kryesore te personat e predispozuar për të pasur probleme me alergjitë. Në stinën e nxehtë kjo patologji prek gati 15% deri 20% të popullsisë.
Bëhet fjalë për një sëmundje inflamatore kronike e mukozës së hundës, që në fazën akute mund të kurohet fare mirë me medikamente antihistaminike. Por jo të gjithë dinë se për të qetësuar simptomat mund të përdoret një substancë antiosidante e zakonshme: vitamina C. Në fakt, kjo substancë ka veti natyrale antihistaminike, të cilat janë evidentuar dhe më parë nga një sërë studimesh të ndryshme. Kështu është parë se vitamina C mund të veprojë në qetësimin e procesit të inflamacionit, që rrjedh nga reaksioni alergjik. Ekspertët këmbëngulin se për t’u mbrojtur nga riniti alergjik mjafton të konsumohet rregullisht rreth 90 miligramë vitaminë C në ditë (75 për gratë), që mund të gjendet fare lehtë te frutat e freskëta dhe perimet me gjethe të gjelbra. Por jo gjithmonë dieta mund të garantojë marrjen e sasisë së nevojshme të këtij oksidanti. Për këtë arsye së shpejti do të hidhet në treg një produkt i ri, “ESTER C”, që do të garantojë “ushqyerjen” në masë të organizmit me vitaminë C, duke qenë mjaft e tolerueshme për stomakun dhe dhëmbët.

pyetje - pergjigje
Aspirina e dëmton vërtet stomakun?

Jam një grua 32 vjeç dhe para disa kohësh më kanë diagnostikuar gastrit. Doja të dija nëse është e vërtetë që aspirina ndikon në përkeqësimin e situatës?
Suzana

Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjekun gasto-hepatolog, Altin Cekodhima:
“Së pari do të sqaroja se organizmi prodhon një lloj enzime, që ka për funksion mbrojtjen e mukozës së stomakut. Aspirina dhe disa medikamenteve antidhimbje dhe antiinflamator ndikojnë që kjo enzimë të mos prodhohet në sasinë e duhur. Kjo çon në ekspozimin direkt të mukozës gastrike ndaj aciditetit të tij, që çon në mahisjen të lehtë të mukozës së mureve të stomakut, deri në erozion të saj”.

Cirroza alkoolike e mëlçisë, si shmangen ndërlikimet

[b]
Alkooli ndikon në shfaqjen e mjaft sëmundjeve serioze, një prej të cilave cirroza alkoolike e mëlçisë.

Mjekët shpjegojnë se metabolizmi i këtij produkti në mëlçi dhe sasia e tepërt e tij çon në shfaqjen e sëmundjeve akute dhe kronike të këtij organi.
Në një intervistë për “Panorama”-n, mjekja gastro-hepatologe, Albana Duni, shpjegon si shfaqet dhe çfarë pasojash sjell në organizëm cirroza alkoolike e mëlçisë:

Çfarë funksioni luan mëlçia në organizmin e njeriut?
Mëlçia, duke vepruar si fabrika me e madhe kimike e organizmit tonë, ka shumë funksione, të cilat përfshijnë prodhimin e faktorëve të gjakut, proteinave, tëmthit dhe të më shumë se 100 enzimave të ndryshme. Po ashtu ndikon në metabolizmin e kolesterolit, depozitimin e glukogjenit si burim energjie, mbajtjen normale të përqendrimit të sheqerit në gjak. Por dhe në rregullimin e hormoneve të ndryshme dhe detoksifikimin e medikamenteve dhe helmeve, duke përfshirë alkoolin.

Alkooli konsiderohet “armiku“ kryesor i mëlçisë. Si ndikon konkretisht alkooli në dëmtimin e këtij organi?
Alkooli dëmton shumë organe, por në mënyrë të veçantë dëmton sistemin nervor qendror dhe mëlçinë. Alkooli metabolizohet në mëlçi dhe sasia e tepërt e tij çon në sëmundje akute dhe kronike të mëlçisë. Abuzimi me alkoolin çon në tre patologji të sëmundjeve të mëlçisë, të cilat në klinikën praktike mund të shfaqen së bashku në të njëjtën kohë, në të njëjtin pacient.
Patologjia e parë është steatoza (dhjamosja e mëlçisë), e cila çon në akumulimin e yndyrës në qelizat e mëlçisë. Kjo gjendje është e rikthyeshme në qoftë se pacienti ndërpret alkoolin. Megjithatë, dhjamosja e mëlçisë mund të çojë në steatohepatit, që është dhjamosje e mëlçisë e shoqëruar me inflamacion. Kjo gjendje mund të çojë në dëmtime të mëlçisë dhe cirrozë.
Patologji tjetër që mund të shfaqet është hepatiti. Alkooli mund të shkaktojë hepatit akut, ose kronik. Hepatiti alkoolik mund të ndryshojë nga një formë e butë e hepatitit me teste anomale laboratorike, në një formë të ashpër më ndërlikime, si ikter (zverdhje e lëkurës shkaktuar nga mbajtja e bilirubinës), me encefalopati hepatike (disfunksion neurologjik shkaktuar nga pamjaftueshmëria e mëlçisë), ascit (grumbullimi i ujit në bark), hemorragji nga variçet e ezofagut. Patologji tjetër që shfaqet është cirroza, që karakterizohet anatomikisht nga përhapja në mëlçi e nodujve të rigjenerimit të kombinuar me fibrozë. Këto dëmtime përfshijnë të gjithë mëlçinë dhe shkaktojnë çrregullim të madh të qarkullimit intrahepatik të gjakut. Mëlçia cirrotike ka një sipërfaqe të nodozuar dhe konsistencë të fortë e margo të mprehtë. Madhësia e mëlçisë ndryshon nga një i sëmurë te tjetri. Kjo do të thotë që një mëlçi cirrotike mund të jetë e zmadhuar, (hipertrofike), ose e zvogëluar (atrofike). Ekziston edhe forma mikse, ku atrofia e një lobi të mëlçisë kombinohet me hipertrofinë e një lobi tjetër. Në varësi nga noduset që formohen, cirroza klasifikohet në mikro dhe makronodulare.

Si shfaqet cirroza?
Virroza mund të zhvillohet pa precedentët e steatozës ose të hepatit alkoolik. Cirroza alkoolike është forma finale e parikthyeshme e sëmundjes hepatike gjatë efekteve kronike, toksike dhe inflamatore të etanolit në mëlçi. Në cirrozë qelizat e mëlçisë zhvendosen nga indi fibroz. Fibroza gjithashtu çon në zhvillimin e hipertensionit portal dhe hipertensioni portal çon në formimin e variçeve të ezofagut, stomakut, zorrës etj. Stimulimi i fibrozës, i induktuar nga alkooli është multifaktorial.

Sa ndikon alkooli në shfaqjen e cirrozës?
Zhvillimi i cirrozës është direkt i lidhur me zgjatjen dhe sasinë e konsumimit të alkoolit. Cirroza alkoolike zhvillohet tek një burrë i cili konsumon mbi 300 gram alkool në ditë për 10-15 vjet dhe tek një grua, e cila konsumon 200 gram alkool në ditë për 10-15 vjet. Nga statistikat është parë se nga 26000 njerëz që vdesin çdo vit nga cirroza të paktën 40% e tyre kanë histori të abuzimit me alkoolin. Rol në zhvillimin e cirrozës alkoolike kanë dhe faktorët gjenetikë.

Çfarë pasojash sjell cirroza alkoolike?
Cirroza alkoolike sjell një sërë pasojash serioze për jetën e pacientit. Kështu së pari sjell pamjaftueshmërinë e qelizave të mëlçisë duke çuar në pakësimin e funksioneve që kryen kjo qelizë.
Po ashtu ndikon në shfaqjen e hipertensionit portal që është rritja e presionit në venën porta pasojë e së cilës është shfaqja e variçeve të ezofagut, stomakut dhe gastropatisë hipertensive.
Përveç këtyre sjell çrregullime hemodinamike me takikardi dhe hipotension arterial, asit (grumbullimi i ujit në bark) që vjen si pasojë e hipertensionit arterial, hemorragji digjestive që mund të vijë nga çarja e variçeve të ezofagut dhe nga ulçera gastrike, ose duodenale. Po ashtu mund të sjellë encefalopati hepatike që karakterizohet nga stade të ndryshme të çrregullimeve neurologjike. Stadi i parë paraqitet me turbullime të ambientimit dhe me flapping tremor që karakterizohet me lëvizje, mbledhje, shtrirje dhe shtrëngimi të dorës. Në stadin e dytë, më i shprehur është konfuzioni dhe në stadin e tretë i sëmuri mund të bie në koma. Po ashtu në rastet e cirrozës alkoolike mund të shfaqen shpesh infeksionet bakterore, pasi janë dëmtuar mekanizmat mbrojtës antibakteriale. Po ashtu mund të shfaqet hiperglicemi e moderuar për shkak të rezistencës insulinike periferike.
Përveç pasojave që përmendëm më lart mund të shfaqet karcinoma hepatoqelizore, pra kanceri i mëlçisë, i cili zhvillohet në 10% të pacientëve me modelin makronodular të cirrozës alkolike.

Si është ecuria e sëmundjes?
Mund të themi që cirroza alkoolike ka një prognozë më të mirë në qoftë se të sëmurët heqin dorë nga alkooli.

Dëmi në mëlçi

Abuzimi me alkoolin bëhet shkak për shfaqjen e problemeve serioze me mëlçinë. Nga statistikat botërore rezulton se 80 % e personave që konsumojnë alkool zhvillojnë steatozë (dhjamosje e mëlçisë), 10-35% zhvillojnë hepatit akoolik dhe 10% zhvillojnë cirrozë alkoolike. Nga statistikat është parë se nga 26000 njerëz që vdesin çdo vit nga cirroza të paktën 40% e tyre kanë histori të abuzimit me alkoolin.

Shenjat

Pacienti i prekur prej cirrozës nga alkooli mund të shfaqë:

dobësi dhe lodhje
humbje të oreksit
humbje të peshës
humbje të masës muskulare dhe krampe (ngërç) muskulare
ikter ose zverdhje të syve dhe të lëkurës
ënjtje të këmbëve
ascit ose fryrje e barkut nga grumbullimi i ujit në të
të përziera dhe të vjella
humbje të qimeve të trupit dhe të aftësisë seksuale tek burrat
rritje të qimeve në fytyrë, zë të thellë, çrregullime menstruale tek gratë

STUDIMI
Vitamina C, e mirë dhe për kockat

Vitamina C mund të jetë një aleate e vlefshme e kockave. Të paktën ky është përfundimi i një studimi të kryer nga një ekip mjekësh londinez, sipas të cilëve estrogenët arrijnë të mbrojnë kockën nga kjo sëmundje, pasi stimulojnë prodhimin e antioksidantëve. Këto substanca, mes të cilave dhe vitamina C, ripastrojnë organizmin nga agjentët e dëmshëm që shkaktojnë plakjen dhe çojnë në thërrmimin e kockave.
Deri më tani, pjesa më e madhe e kurave parandaluese të osteoporozës synojnë marrjen e hormoneve sintetike. Por kohët e fundit, ishte parë se estrogenët sintetikë ndikonin në rritjen e rrezikut për shfaqjen e kancerit të gjirit. Sipas ekspertëve, 20 gramë vitaminë C në ditë arrijnë të mbrojnë nga osteoporoza (dëmtim i indit kockor). Ekspertët shpresojnë se zbulimi do t’i hapi udhë metodave të reja të trajtimit të kësaj sëmundjeje invalidizuese dhe mjaft të përhapur. Tani për tani, mjekët këshillojë se dozat ditore të vitaminës C duhet të jenë 100 miligramë në ditë.[/b]

Variçela, fëmijët e vegjël më të rrezikuarit

[b]Ditët e fundit janë shtuar rastet me varicelë, apo siç njihet ndryshe, lija e dhenve dhe më të prekur kanë qenë fëmijët e vegjël.

Për mjekët arsyeja gjendet te temperaturat e përshtatshme dhe ndotja e lartë e ambientit, të cilat krijojnë kushte të përshtatshme për zhvillimin dhe përhapjen e virusit. Në një intervistë për “Panorama”-në, mjeku dermatolog, Selman Lirëza, shpjegon se si shfaqet sëmundja dhe si mund të trajtohet ajo:

Doktor çfarë është sëmundja e variçelës?
Variçela, apo siç njihet në popull lija e dhenve, është sëmundje infektive virale, që transmetohen nëpërmjet spërkave, kontaktit me të sëmurin. Kjo patologji shkaktohen nga i njëjti virus, që shkakton herpesin.

Ditët e fundit ka pasur mjaft raste me këtë sëmundje, pse ndodh ky fenomen?
Variçela nuk ka periudha të caktuara për shfaqjen e saj, por temperaturat e këtyre ditëve, niveli i lartë i ndotësve, ulja e sistemit imunitar, janë të gjithë faktorë që favorizojnë zhvillimin dhe përhapjen më të lehtë të virusit. Kjo sëmundje është e pranishme te fëmijët e vegjël, deri në grupmoshën 12-13 vjeç, por nuk përjashtohen dhe moshat disi më të rritura. Fëmijët janë më të rrezikuar, për shkak të sistemit imunitar më të dobët për të përballuar sulmin e viruseve.

Si shfaqet sëmundja?
Periudha e inkubacionit të sëmundjes nga koha e kontaktit deri në shfaqjen e sëmundjes është 4-5 ditore deri në 10 ditë. Shenjat klinike janë të ndryshme në varësi të moshës. Kështu te fëmijët shfaqet fillimisht me gjendje dobësie, këputje trupi, aq sa dhe prindërit nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh me fëmijën, derisa shfaqen elementët në lëkurë. Fëmija mund të ketë temperaturë të lehtë, 37.5-38 gradë që mund të zgjasë 1-2 ditë dhe më pas të zhduket. Më pas shfaqen elementët e një eriteme të vogël (skuqje), pas saj fillojnë bulat (flluska) të vogla të mbushura me ujë të pastër. Këto mund të jenë të shpërndara në të gjithë trupin dhe japin kruarje të lehtë. Përveç kësaj, fëmija mund të ketë skuqje fyti, pasi sëmundja kap mukozat e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Ndërsa te moshat e reja shenjat janë më të rënda. Kështu temperatura mund të shkojë deri në 40 gradë, po ashtu puçrrat kanë përhapje më të madhe, fyti është më i acaruar, acarim i mukozë së hundës, dobësi trupore, po ashtu mund të shfaqen gjëndra të dallueshme me dorë dhe të dhimbshme, rrëzë veshit.

Sa kohë zgjat sëmundja?
Sëmundja mund të zgjasë deri në 10 ditë, por dekursi (ecuria) është i mirë, mund të shërohet plotësisht, në rast se nuk shfaqen komplikacione. Kjo është sëmundje që lë imunitet, gjë që do të thotë se personat që e kalojnë një herë nuk preken më prej saj.

Mund të shfaqen komplikacione?
Po nëse nuk trajtohet në kohë dhe në mënyrën e duhur, mund të shfaqë komplikacione, dhe më e shpeshta është bronkopneumonia virale. Më pak të shpeshtë janë encefalomieliti, polineuriti, mielitet ngjitëse ose të tërthortë, neuritet optike dhe sindromi reye.

Si trajtohet sëmundja?
Së pari rekomandohet që i sëmuri të qëndrojë në ambiente me temperatura konstante, në mënyrë që të shmangen korrentet. Duhet t’i jepen sa më shumë lëngje, ushqime të lehta, multivitamina, në mënyrë që të forcohet sistemi imunitar. Në rastet kur ka temperaturë rekomandohet të jepen antipiretikë. Për sa i përket mjekimit, ai është i thjeshtë, zakonisht konsiston në antistaminikë për qetësimin e kruarjeve, pudër me mentol, dhe eliminim i kontaktit me personat e tjerë, që nuk e kanë kaluar sëmundjen. Dua të theksoj se në këto raste këshillohen dush për ditë me ujë të vakët, ndryshe nga sa mendohet se uji favorizon acarimin e sëmundjes.

Këshilla

qëndroni në ambiente me temperatura konstante
pini sa më shumë lëngje
konsumoni ushqime të lehta
merrni multivitamina
qëndroni larg personave, që nuk e kanë kaluar sëmundjen
bëni dush me ujë të vakët çdo ditë
ndiqni rekomandimet e mjekut
qëndroni nën kontroll të vazhdueshëm të specialistit[/b]

1. NJOHURITE THEMELORE PER DHEMBET

1.a. Zhvillimi i dhembeve
Njeriu gjate jetes se vet do ti kete dy gjenerata te dhembeve (denticionet) :
-gjeneraten e dhembeve te qumeshtit ( denticioni paresore )
-gjeneraten e dhembeve te perhershem (denticioni permanent)
Dhembet e qumeshtit jane gjithesej njezet (20).Dhembet e pare dalim perfersisht pas muajit te gjashte te jetes.ku se pari dalin dhembet e poshtem preres.Te gjithe dhembet dhembet e qumeshtite jane te dalur perafersisht deri ne moshen 3 vjecar.
MBANI MEND: pas ketyre dy gjeneratvete dhembeve nuk ekziston asnje zevendesim tjeter natyrore per dhembe!
Dhembet e perhershem jan 28,pa dhemballet e pjekurise.I ashtuquajturi dhembi i pjekurise paraqitet rreth moshes 20 vjecare.
-Pjeset kryesore te dhembite:
çdo dhembe ka pjesen e bardhe te dukshme qe quhet kurora e dhembit dhe pjesen perforcuese ose ngulitese ne ashtin e nofulles e qe quhet rrenja e dhembit.
Funksioni i dhembeve
-Funksioni kryesore i dhembeve eshte prerja,ndarja (copetimi) dhe bluarja e ushqimit.Ku pas thermimit dhe bluarjes se ushqimit,me ndihmen e peshtymes behet faza fillestare e tretjes se ushqimit ne goje.
Dhembet luajne rol edhe ne te folur te drejte,sidomos ne shqipetimin e bashtingelloreve:psh: t,th,s,dh,etj. Duhet theksuar se dhembet e paster dhe te shendoshe ngrisin pamjen estetike te femijes,ndaj keshtu mundesohet nje zhvillim normal-psikofizik.

2.SHKAKTARET E “HUMBJES” SE DHEMBIT

[b]Ekzistojne disa shkaktare kryesore qe ndikojne ne "humbjen"e dhembit:
1.kariesi,prishja e dhembit.
2.pezmatimi (inflamcioni)i aparatit mbeshtetes te dhembit (paradontopatia)
3.trauma,humbja e dhembit per shkak te aksidentit.
KARIESI-karakterizohet me shkaterrim te smaltit (shtresa e pare e dhembit) me ecuri te panderpraer dhe me mundesi te perfshirjes se dentines dhe te palces se dhembit (shtresa e bute e dhembit).Kariesei nuk trashegohet,por mund te “trashegohet” shprehit e keqija " mos larja e dhembeve te te gjithe anetaret e familjes,edukata e ulet shendetesore,menyra e te te ushqyerit etj.Ekzistojne disa faktore qe shkaktojne kariesine: Bakteriet,foma e dhembit,ushqimi dhe lengjet,peshtyma,faktori kohe .
USHQIMET DHE LENGJET–paraqitja e kariesit nvaret edhe nga ushqimi qe shfrytezohet.Fekojet qe hane ushqim te embel dhe lengje te pasura me sheqer,jane shume me teper te rrezikuar nga kariesi.Eshte me rendesi te thekesohet se sheqeri eshte prezent edhe ne disa prodhime qe ne nuk e presim psh: banane,peme te thara,majonez,ketcup.
“PRODHIMET E QUMESHTI DHE DJATHI I MBROJNE DHEMBET”
PASOJAT E HUMBJES SE DHEMBIT
-Dhembet e shendosh jan xhavahire natyrore,prishja dhe humbja e tyre jep pamje estetike te shemtuar !
-Humbja e tyre shkakton crreebullime ne pertypjen e ushqimit.
-Dhembet e prishur dhe pezmatimi i aparatit mbeshtetes te dhembit shkaktoje ere te keqe te gojes.
-zevendesimi i dhebeve “te humbur” me proteza ka shume mangesi : humbet shija,kushtojne shtrenjte etj…prandaj rendesia e mbajtjes se higjienes se tyre eshte shume shume e madhe.
3.PREVENTIVA (MBROJTJA)E SEMUNDJEVE TE DHEMBIT
Per parandalimin e paraqitjes se semundjeve te dhembit dhe te gojes ekzistojne kater faktore kryesore:
HIGJIENA ORALE: nuk thuhet rastesishte se dhembet e shendoshe,ruajne trupin e shendoshe.Poashtu ata qe i pasterojne dhembet rregullishte,cmojne ndjenjen e freskesise dhe te aromes se mire te gojes.
teknika e larjes se dhembeve:
1.pastrimi i dh. duhet te behet:
-pas cdo shujte;2 deri 3 here ne dite
-gjithsesi gjdo here para gjumit,
-se paku 2 minuta
2.gjithmon perdoreni pasten me fluor dhe mos e shperlani gojen pasi ti apstroni dh. por vetem peshtyni.
3.Nderrojeni brushen tuaj kur te vjeterohet (cdo 3-4 muaj)
4.nuk ka brushe familjare ! cdo anetare i familjes duhet ta kete brushen e tij.
USHQIMI : Gati secilit i pelqen ushqimi i embel ! Nuk do te ishte i mundur ndalimi i konsumimit i gjerave te embela.Por,eshte me rendesi qe marrja e ushqimit te embel te jete na sasi me te vogel dhe te kontrolluar.
-ushqimet e preferuara; buka,djathi,arrat,pemet,qumeshti dhe uji mineral.

VIZITA KONTROLLUESE TE DENTISTI (STOMATOLOGU)

-Vizitat e rregullta te dentisti jane tejet te rendesishme per dhenien e keshillave dhe zbilimin e hershem te prishjes se dhembit.Per kete arsye preferohet vizita te rregullta (se paku dy here ne vit)…[/b]

Si ti pastrojm dhembet

Armik i përbashkët i dhëmbit dhe gingivave është “pllak”. Pllak është shtresë ngjitëse,pa ngjyrë e cila formohet ne sipërfaqen e dhëmbit.

Është shtresë ideale për zhvillimin e bakterjeve të cilat me toksinat e tyre veprojnë në dhëmbë dhe në gingive,duke shkaktuar karijesin, inflamacion te gingivave dhe paradontopati.

Larja e rregullt e dhëmbëve me furç largon “pllak”-un dhe mbeturinat e ushqimit nga ana e brendshme dhe jashtme e sipërfaqës së dhëmbit.

Fijet e furçës duhet të drejtohen nën këndin 45 shkallë në mishrat e dhëmbëve dhe të bëhen pak lëvizje rrotulluese duke mbajtur pak a shumë në një vend, e cila mundëson në mënyre të gjatë fijet e jashtme të largojnë “pllak“ brenda gingivës dhe ndërmjet dhëmbëve. Në secilin dhëmb të mbahet rreth 10 sekonda.

Me përdorimin e furçës pastrohen vetëm 3 anët e dhëmbit nga 5 sa janë.Për atë arsye dy anët (ndërmjet dhëmbëve) kërkojnë kujdes të veçant që të eliminohet grumbullimi I “pllak”- ës dhe I ushqimit. Duke u bazuar se kariesi dhe sëmundjet e gingivës fillojnë në këto vende,filli dentar (fije pambuku) duhet të përdoret çdo ditë.

Solucionet për shplarje është gjeja ideale si shtesë e furçës dhe fillit dentar.Ka rol të dyfisht - ngadalson zhillimin e ”pllak”-es dhe ndihmon për parandalimin e karijesit.

Helmimet me anë të ushqimit

Helmimi me ushqim ndodh për shkak se njeriu ha substanca kimike helmuese ose mikroorganizma dhe toksinet e tyre.Ka shumë lloj shërimesh nga helmimi me ushqim.

Gjithmonë dhe më së miri është të kërkohet ndihma e parë.Megjithatë, mjekët trajtojnë cdo rast të helmimit me ushqim në përputhje me llojin, substancën dhe sasinë e ushqimit të helmuar që është ngrënë, natyrisht nëse dihet.Ky shërim kryesisht kryhet me disa lloje purgativësh agresiv, duke nxitur të vjellat, duke bërë detoksikimin, me hemokatarzë, duke pastruar lukthin dhe traktin intestinal, si dhe duke pirë antidotin ose kundërhelmin adekuat dhe ilaqe pas përmirësimit, kur trajtimi është kryer menjëherë dhe varësisht nga suksesi i tij. Nëse i helmuari nuk mund të trajtohet nga mjeku, atëherë ai duhet të nxitet të vjellë menjëherë, të bëjë purgutacion.

Kur helmimi me ushqim ndodh në vise të nxehta dhe në stinën e nxehtë, atëherë helmi përhapet shpejt në sistemin e individit më anë të qarkullimit të gjakut dhe shpërndahet nëpër vena e arterie për të arritur më në fund në zemër.

Pra, gjaku është medium që e bart helmin deri te zemra dhe në pjesë të paprekura të trupit.Viktima e helmimit me ushqim duhet të shpejtojë për ta nxjerrë nga turpi sa me shpejt toksinën vdekjeprurëse, e sidomos me anë të lëshimit të gjakut, sepse ky proces do ta nxjerrë jashtë gjakun e helmuar dhe bashkë më të edhe mjaft helm, i cili tashmë ka depërtuar në qarkullimin e gjakut.Nëse zbatimi i këtij procesi kryhet me sukses, ndërsa purgacioni bëhet i plotë dhe shpejt, helmi nuk do të shkaktojë pasoja fare ose fare pak.
Në këtë kuptim, helmi do të nxirret plotësisht, ose do të pengohet veprimi i tij i mëtejshëm.

A vuani nga fobia ?

Te flasim per fobin ( Frike e tepruar, irracionale prej disa objekteve,situatave, akteve ose ose ideve.) . A vuani nga fobia ,nese po ,nga qka keni frike.

Personalisht kam frike nga vendet e ngushta ( klaustrofobia ),ehe, shume shpesh me ndodh te terhiqem prej hapsirave te ngushta ku ka shume njerz .

Te diskutojm ketu per ket teme, mos hezitoni te flisni per veten ,sepse kjo nuk eshte nje semundje ,por vetem nje dukuri shume e shpesht tek njerzit,pothuajse nuk ka njeri qe nuk ka frike nga diqka .

Ja edhe termet mjekesore qe perdoren per te emertuar fobit e ndryshme :
Arachnofobia - frika nga araknidet (mirimangat etj)
Agorafobia - frika nga vendet e hapura
Acrofobia - Frika nga lartesia
Klaustrofobia - frika nga vendet e mbyllura
Ofidifobia - frika nga gjarperinjte
Ailurofobia dhe cinofobia - Frika nga qente dhe macet
Ablutophobia- Frika nga pastrimi dhe larja
Achluophobia- Frika nga terri
Agliophobia- Frika nga dhimbjet
Ailurophobia- Frika nga macja
Anuptaphobia- Frika nga vetmia
Bibliophobia- Frika nga librat
Carnophobia- Frika nga mishi
Catoptrophobia- Frika nga pasqyrja
Chionophobia- Frika nga bora
Clinophobia- Frika nga shtrati[
Dikephobia- Frika nga drejtësia
Didaskaleinophobia- Frika për të shkuar në shkollë
Dystychiphobia- Frika nga aksidentet
Ecophobia- Frika nga shtëpia
Eleutherophobia- Frika nga liria
Eurotophobia- Frika nga gjenitalet femërore
Ergophobia- Frika nga puna
Gamophobia- Frika nga martesa
Genophobia- Frika nga seksi
Gerascophobia- Frika nga pleqëria
Glossophobia- Frika e mbajtjes fjalimit në publik
Heliophobia -Frika nga dielli
etj etj…

Shkaktarët e Migrenës

Simptoma më e shpeshtë neurologjike është dhembja e kokës. Shkaktarët janë të shumtë, duke filluar nga ata psikogjen, e deri te tumorët.

Neurologjia regjistron këta tipa, të dhembjes së kokës:
-psikogjen,
-ndryshimet në sy ( anomalitë refraktive, hipermetropia, astigmanizmi, miopia, etj.),
-dhembja adontogjene,
-sëmurja e sinusëve paranazalë,
-hipertensioni arterial,
-dhembja histaminike e kokës( sindromi i Hortonit),
-dhembja traumatike e kokës,
-dhembjet meningeale të kokës, që për nga intenziteti janë të forta,
-tumorët intrakranial,
-gjakëderdhja subarahnoidale,
-migrena ( hemikrania ),
-neurolgojia e trigeminusit,
-neurologjia vagale. etj.

Migrena ose hemikrania( kur dhembja është periodike dhe e kufizuar në njërën anë të kokës), shkaktohet nga mbyllja e enëve të gjakut (emboli ) në tru. Një mbyllje e këtillë, është pasojë e dromcave të gjakut, që përhapen me anë të gjakut (qarkullimit të gjakut).

Simptomat specifike të migrenës jane: pulsi i shpejtuar, pulsimet e kokës,
dhembja e kokës me intenzitet të lartë, shtypja e lartë e gjakut.

Migrena, është një ndër format më të përhapura të dhembjes së kokës dhe në 50% të rasteve, këta persona janë femrat. Manifestohet edhe me një dhembje të fortë e pulsuese, që përgjithësisht godet vetëm gjysmën e kokës. Simptomet të tjera: shqetësimi nga drita dhe zhurmat, të përziera e të vjella, iritueshmëri, nervozizëm dhe shok emotiv.
Shumica e të sëmuarve i takojnë familjeve, te të cilat shumë pjesëtarë të saj kanë dhembje koke të njejta ( herediteti).Një hipotezë, migrenën e shpjegon si vijon: fillimisht, gjatë hipermisë reaktive, serotonina lirohet nga trombocitet dhe i sensibilizon nociceptorët kranial, sistemin kininogjen.

Sot, përveç ilaçeve antimigrenë (Sandomigran, Avamigran, Cafergot, Ditamin, betabllokuesit, antidepresivët, magneziumi etj.), pacientit duhet shpjeguar rolin e tendosjeve fizike e psikike dhe emoci.nale gjatë sulmit migrenoz.

Shkaqet e dhimbjes së kokës të femrat.

Simptoma më e shpeshtë neurologjike është dhimbja e kokës. Shkaktarët janë të shumtë, duke filluar nga ata psikologjikë e deri të tumorët. Neurologjia regjistron këto tipe të dhimbjes së kokës:

psikogjen
ndryshimet të numrit të syrit (anomalitë refractive, hipermetropia, astigmantizmi, miopia etj.)
dhembja adontogjene,
sëmundja e sinuzeve paranasalë,
hipertensioni arterial,
dhembja histaminike e kokës (sindromi i Hortonit),
dhembja traumatike e kokës,
dhembjet meningeale të kokës, të cilat janë të forta,
tumorët intracranial,
gjakderdhja subarahnoidale,
migrena (hemikrania,
neurologjia e trigeminusit,
neurologjia vagale etj.

Migrena ose hemikrania (ndodh atëhere kur dhembja është periodike dhe kufizuar në njërën anë të kokës) shkaktohet nga mbyllja e enëve të gjakut (emboli) në tru. Një mbyllje e tillë është pasoje e rruazave të gjakut që përhapen me anë të qarkullimit të gjakut.

Simptomat specifike të migrenës janë: rrahje pulsi të shpejta, dhimbje në formë pulsimi të kokës, dhembje e kokës me intesitet të lartë, shtypje e lartë e gjakut.

Migrena është një ndër format më të përhapura të dhembjes së kokës dhe në 50% të rasteve, personat në cilat është e përhapur janë femra. Manifestohet edhe me një dhembje të fortë e pulsuese, që përgjithësisht godet vetëm gjysmën e kohës. Simptomat e tjera: shqetësime nga drita dhe zhurmat të cilat shoqërohen zakonisht me të përziera dhe të viella, iritueshmëri, nervozizëm dhe shok emotiv.

Shumica e të sëmurëve trashëgojnë këtë sëmundje nga familja, te të cilat shumë pjesëtarë të saj kanë dhembje koke të njëjta. Një hipotezë, migrenën e shpjegon si vijon: fillimisht gjatë hipermisë reactive, serotonia lirohet nga trombocitet dhe I sensibilizon nociceptorët cranial, sistemin kininogjen.

Sot, përveç ilaçeve antimigrenë (Sandomigran, Avamigran, Cafergot, Ditamin, betabllokuesit, antidepresivët, magnesiumi etj.) pacientit i duhet shpjeguar roli i tendosjeve fizike, psikike dhe emocionale gjatë sulmit migrenoz.

NDIHMA URGJENTE MJEKSORE

Dikujt i bie te fiket,nje tjetrit i dhemb gjoksi,dikush ka te dridhura,diku eshte bere nje aksident,pra te gjithe keto kerkojne Ndihmen Urgjente Mjekesore.Vete fjala urgjence vjen nga anglishjta (emergency) qe do te thote veprim i shpejte per ndihme.

DHIMBJA E GJOKSIT
Gjdo person me moshe 40 vjec e lart (tek njerezit me ngjyre kjo moshe afrohet deri 20 vjec),qe ankon me dhimbje gjokesi duhet te kerokje ndihmen mjekesore sepse :
Keto dhimbje mund te jeni me origjine:
-nga semundje te zemres qe perbejne dhe nje urgjence mjekesore te padiskutueshme
-neurologjike (nervore)
-dhimbje te muskulatures (mialgji),
-per shkak te semundjeve te mushkerive
Dhimbjet e gjokesit,te shkaktuara nga semundje te zemres kane keto karakteristika:
–shtypese
–shpuese
–gerryese
–shtrenguese
Ata gjithashtu shoqerohen me (shenja dytesore):

  • ndjenjen e frikes
  • djerse trupore
  • zbehje
    Kohezgjatja e dhimbjes mund te jete 2-10 min,por mund te jete edhe me e zgjatur,me nderprerje ose jo.
    C’duhet bere ? Pushim absolut,duke nderprere cdo lloj aktiviteti,qofte fizik apo mendor.

PARALIZAT HEMORRAGJIA CEREBRALE

Ç’eshte ?—Njehet ndryshe nha populli edhe me fjalet i ra pika ose i plasi gjaku ne tru.Kryesisht ndodh ne moshat mbi 60 vjec,por njihet edhe ne raste ne moshat e reja.
Cilat jane shenjat kryesore ?
=nuk flet(nuk mund te shqipetoj dot asnje fjale) ose nuk i kuptohen fjalet (belbezon)
=nuk leviz gjymtyret (doren ose kemben)
=terheqja e muskujve te fytyres te asaj ane qe nuk leviz doren ose kemben
=urinon dhe defekton ne menyre te pavullnetshme
=te dridhura te pjeseshme ose ne te gjithe trupin
=te vjella
Ç’duhet bere ne kete situate?
Nese i semuri ka te vjella eshte mire qe te behet kthimi i kokes ne anen e majte me qellim qe te mos bllokohen rruget e frymemarrjes dhe te hiqen protezat kur ato jane.
Si ta parandalojme?
------Kur i semuri ankon per t vjella,dhimbje koke,te dridhura,crregullullime te tensionit dhe te ritmit te zemres,duhet patjeter te beje vizite mjekesore per ti paraprire paralizes.
-----Te kontrollohet rregullisht tensioni tek te semuret me tension te larte sidomos tek ata me trashigimi familjare te semundjes dhe te mos abuzohet me mjekimin.
-----Nje mjekim i rregullt i tensionit te larte te gjakut dhe i crregullimeve te ritmit te zemres do te parandalonte nje situate te tille.

GJAKEDERDHJA (HEMORRAGJIA) NGA GOJA

Ç’eshte ? Eshte dalje e gjakut me ane te peshtymes e gelbazes
Shkaqet jane te ndryshme
===tuberkulozi
===kanceri i mushkerive
===plage te ndryshme te gojes,dhembeve dhe gingivave
===trupat e huaj qe mund te kalojne ne rruget e frymemarrjes etj.

GODITJA NGA DIELLI

Ndosh menjeher ose pak kohe mbas qendrimit ne diell,sidomos gjate stines se veres,i cili ndikon ne pjeset e zbuluara te kokes ose te qafes.
Shenjat:
===dhimbje koke shume te forte
===skuqja e fytyres
===te vjella
===humbja e ndjenjave
===te dridhura
'duhet bere?
-largimi nga qendrimi ne diell
-kompresa te ftohta në ballë dhe kyqe
-pushim absolut ne vend te fresket…

NEUROZA

C’eshte? SI rrezultat i rritjes se problemeve sociale (stresit) eshte shtuar shpeshtesia edhe e nje semundjeje qe quhet Neoroze.
Neuroza nuk njeh mosh dhe quhet si nje ankth ose stres nervor.Ajo vjen si rrezultat i nje mbingarkese nervore ose emocionale.Me te predispozuar per kete semundje jane njerezit e ndjeshem ndaj faktoreve sociale(puna,shoqeria dhe familja). Kjo semundje ka prirje te behet kronike.
Kush jane shenjat kryesore?
Neqoftese nje pjesetar i familjes suaj,kryesishte moshat e reja,paraqet ne menyre te papritur,te menjehershme,por edhe ne menyre graduale keto shenja:
==mpirjen e gjymetyreve(duarve dhe kokes) ose gishtave
==te dridhura
==shtangim ose ngrirje te fytyres,duarve,gishterinjeve,trupit
==marrje fryme
==dhimbje gjoksi
==te rrahura te shpeshta te zemres
==prirje per te mos folur e pergjigjur ndaj pyetjeve
==ankim,ka raste pa baze,per dhimbje koke
==pagjumesi ose shikim enderrash te frikeshme-----atehere duhet menduar per Neuroze.
C’duhet bere ne keto situata?
-mund te metni tensionin arterial
-mos krijoni situata dramatike
-mundesishte te qendroje me te semurin vetem nje persondhe familjaret e tjere te largohen nga dhoma pasi sa me shume njerez te grumbullohen aq me shume zgjat kriza.Prania e shume personave nuk e ndihmon te semurin perkundrazi e keqeson krizen.
Si mund ta parandalojme?
Neqoftese shenjat e mesiperme nuk jane shoqeruese te ndonje semundje tjeter te vertet si psh:epilepsi diabet etj,ateher kemi te bejme me ate qe quhet neuroze (stres nervor) e cila vjen nga shkaqe te ndryshme sociale.
Perpiquni qe te minimizoni sa me shume problemet sociale,faktori kryesor ne sherimin e neurozes.

HELMIMET USHQIMORE

C’jane? Kur nje pjestar i familjes tuaj ankon per te vjela dhe\ose heqje barku te shoqeruara me rritje te temperatures,kjo perben ate qe quhet helmim ushqimor.Nga vete emri duhet te kemi parsysh qe edhe shkaqet jane te shumellojshme(ne varesi nga ushqimi qe ka ngren i semuri).
Shenjat kryesore?
==te vjella
==heqje barku
==temperature
==dobesi
==zverdhje te lekures
==djerse
C’duhet bere? Eshte mire qe ne te tilla raste ti behet lavazh(shperlarje) te semurit duke i dhene lengje.Keto lengje duhet te jepen shpesh e nga pak.Duhet te eliminohen ushqimet e thata per 4-6 ore.

KUJDES NGA PARACETAMOLLI

Shume tableta qe disa i gelltisin me shumice kunder kokedhimbjeve,per qetesimin e dhembjes se dhembit dhe dhembjeve te tjera,permbajne paracetamoll.Ky anallgjetik,mjeft mire e zevendeson aspirinen dhe eshte i pershtatshem per personat qe kane te thate ne lukth dhe per ata te te cilet here pas here paraqitet gjakderdhja ne lukth.Por kujdes!!! Paracetamoli demton veshkat.Keshtu,ata qe e shfrytezojne kane mundesi tri here me shume te semuren nga veshkat se ata qe nuk kane paracetamol.

KOSI

Me sukses mund te evitoje barkeqitjen tek femijet.Bakteriet “mike” te jogurtit dhe prodhimeve te tjera te qumeshtore mund te pakesojne numrin e viruseve.

RRAHJET E SHPESHTA TE ZEMRES

Kujdes-pas pierjes se disa kafeve me radhe ndjeni rrahje te shpeshta te zemres,eshte mire qe te kontrollohet melqia.ne rastete kur keni probleme me funksionimion e melqise,kofeini i kafes grumbullohet ne gjak dhe keshtu fillojne te rrahurat e shpeshta te zemres.

MUNGESA E VITAMINES A

Mungesa e vitamines A shkakton shkurtpamesi dhe verbim te nates.Andaj,pos te tjerash hani majdonez te fresket i cili eshte i pasur me vitaminen A,por permban edhe kalcium te nevojshem per elasticitetin e muskulatures se syve.Gjysem filXhani majdonez ploteson nevojen ditore te organizmit me vitamine A.

LENDIMET

Plaget e ndotura lani me uje te ftohet e pastaj dezinfektoni me jod dhe etil-alkool.Gerithjet e vogla mos i lidhni.Ato me mire shrohen ne ajer.Plaget pakez me te mesha dhe ato qe ndeshen me rroba mbuloni me faster ose me fashe.Nderroni cdo 24 ore.Flasterin do ta shkapni me lehte nga plaga nese kendet e tij me pare i keni lyer me benzine per heqjen e njollave.Per plage te renda duhet drejtuar mjekut.Nese vaksina e fundit kunder tetanusit eshte dhene para 5 vjeteve ajo duhet perseritur.

HIGJIENA PERSONALE

-I perket degeve preventive te mjekesise,ku qellimi kryesore eshte ruajtja e pastertise trupore,veshembathjes,ku me kete pengojme shfaqejen e semundjeve te ndryshme te cilat nvaren shume nga mirembajtja e higjienes se mire personale.
HIGJIENA E LEKURES: shprehit per mirembajtjen e higjienes se trupit ndikojne ne zvoglimin e numrit te semundjeve infektive te ndryshme.Lekura e paster njeherit zvogelon mundesine per zhvillimin e demtimeve profesionale,ndersa lekura e papaster lendohet lehte,sidomos te personat e moshuar tek te cilet eshte i zvogluar elasticiteti fiziologjike i lekures,gjithashtu lekura e papaster shkakton crregullime ne termorregullacion si dhe shume crregullime te tjera ne organizem.Shume materie ne forme pluhuri,avulli dhe lengu e ndyjne lekuren,e demtojne ate,e disa prej trye depertojne edhe ne gjak e permes gjakut shperndahen ne tere organizmin duke shkaktuar crregullime te shumta,nese nuk mirembahet higjiena e lekures gjat punes si dhe pas perfundimit te punes.Gjthashtu me rendesi te madhe shte edhe mirembajtja e higjienes personale te organeve gjenitale,ke me mirembajtje te mire mund te parandalojme shume semundje infektive te organeve gjenitale,ku ketu me rendes! i eshte edhe preventiva (mbrojtja) nga semundja aq e rrezikshme sot siq eshte SIDA.
HIGJIENA E TRUPIT: meqenese disa pjese te trupit i ekspozohen ndikimit te ndotje se ambientit te jashtem,atehere keto pjese duhet te pastrohen me shpesh.Ku per larje perdoret uji i ftohet,uji i voket dhe uji i nxehte.Eshte e deshirueshme qe trupi ti ekspozohet me nemnyre alternative ujit te ngrohte(32-36C),ujit te ftohet (20-22C).Larje me uje te ftohet,te vaket dhe me uje te nxehte ne stinen e veres duhet te zgatohet me shpesh,se paku 2-3 here ne jave.Larje me uje te ftohte shkaktone shperndarjen e gjakut drejt organeve te brendeshme,ngadalsimin e punes se zemres se dhe frymemarrjen e shpjetuar.Nga rreziku i humbjes se madhe te nxehtesise,larja me uje ftohte nuk preferohet me shume se sa 15-20 minuta.Larja me uje te vaket shkakton hiperemi te lekures,d.m.th. shkarkimi i organeve te mbrendeshme,rritjen e ventilacionit te mushkerive dhe ka veprim qetesues ne sistemin nervor si dhe per menjanimin e ndytesires.Larja me uje te nxehte (45-50*C),sjell deri te djersitja e tepert e trupi,e kjo paraqet ngarkes ne sistemin kardiovaskular.Gjate zgjedhjes se menyres se larjes duhet qe te kemi kujdes per gjinin,moshen si dhe gjendjen fiziologjike (periudha e menstruacionit,shtatezanise).Kunderindikacion eshte larja me uje te ftohet apo te nxehte per shtatezenat dhe peronat e moshuar. HIGJIENA E DUARVE DHE KEMBEVE: duart i ekspozohet ndotjes,infektimeve dhe materieve te demshme qe permes duarve hyjne ne organizmin tone.Per kete arsye per disa semundje thuhet se jane semundje te duarve te ndyta (sidomos te femijet shkollor).Duart duhet qe te lahen sa me shpesh,sidomos para pregaditjes se ushqimit,para marrjes se ushqimit si dhe kur kujdesemi per femijet.Per larjen e duarve duhet te perdoret uje,sapuni si dhe brusha per pastrimin e thonjeve.Duart mbrohen me paste te ndryshme dhe dorza.
Higjiena e kembeve eshte jashtezakonishte e rendesishme.Kembet jane pjese mjafte te ngarkuara te trupit tone.Djersitja e tepert e kembeve mund te irritoj (ngacmoj)lekuren dhe krijon parakushtin per qelbezim dhe semundje mykotike.Kepucet e rregullta duhet te ju pergjigjen formes anatomike dhe funksionale te kembeve.Kembet duhet te lahen gjdo dite dhe te fshihen rregullishte dhe te mos kete lageshti ne mes te gishterinjeve.Kepuset higjienike duhet te mbrojne shputen e kembes nga lendimet mekanike,kimike,nga infektimet,lageshita si dhe ndryshimet e tempertaures.

DUHANI-PASOJAT E TIJ

" Shpirti i fuqishem shpeton trupin e shendosh"

-Pirja e duhanit eshte e rrezikshme dhe e demshme,duke shkaktuar dëme te mëdha ne organizem dhe vdekjen e mehershme,por eshte numri i paket i atyre duhangjive,qe kete te vertet mund ta pranojne dhe ta nderpresin konsumimin e tij.Kjo eshte per arsye te varesise psikologjike ndaj duhanit,si dhe per shkak te refleksit te formuar te duhangjiut.Nese nje duhanxhi konsumon 20 cigare ne dite,ai kryen 400 levizje dore,andaj lerja e duhanit nuk eshte e lehte per te,ngase i mungojne 400 bartje te nje sendi ne goje.Shkenca bashkohore pierjen e duhanit e konsideron semundje,e cila perfshin shume simptome negative ne kronicitetin e saj.

Motivimi per pirje te duhanit–pirja e duhanit nuk eshte vetem shprehi e thjeshte,por paraqet nje kompleks te tere shprehish dhe situata shoqerore te duhanxhiut ne jeten e perditdshme.Duhangjit zakonisht kan këto shprehi:
–ato qe kane te bejne me arsye vetjake
–ato qe kane te bejne me nevoja shoqerore dhe
–nevoja te tjera.
Numerohen vetem disa anga arsyet me te rendesishme te te pirit te duhanit:
=per shkak te nervozitetit
=per shkak te relaksimit
=per shkak te vetmise
=per shkak te dietes
=per fitimin e vetebesimit
=per rritjen e kenaqesise
=per zbutjen e moskenaqesise
=nga shprehia
=si nje mjet per pagjumesi etj…
-Konsiderohet se ne tymin e nje cigareje gjenden rreth 70mg therrmija te forta dhe 23mg gaz,te cilat ndikojne ne menyre shkaterruese ne mukoqen e rrugeve te frymemarrjes dhe traktit digjestiv.Nikotina eshte elementi me i njohur toksik i cigares.Ajo deperton ne gjak dhe perhapet pothuaj ne te gjitha stacionet e organizmit ,duke u grumbulluar ne menyre selektive ne organet me rendesi jetike:tru,ne mushkeri dhe ne gjendra seksuale.Duke pire 20 cigare ne dite,njeriu fut ne trup 1gr te katranit te cigares i cili kryesisht mbetet ne mushkeri.

Pasojat e pirjes se duhanit per shendetin—
-Pirja e duhanit eshte shkaktari kryesor dhe i vetcante i semundjeve dhe vdekjeve te parakohshme.Duhanxhinjte vdesin 5-8 vjet me heret se ata qe nuk pijne dhe i ekspozohen rrezikut dy here me shume nga semunjda fatale e zemres,dhjete here me shume rrezikut nga tumori ne mushkeri,disa here nga rreziku i tumorit ne fyt,pankreas,veshke.Kur prinderit pijne duhan,femijet e posalindur kane peshe me te vogel,shpesh me infeksione te organeve te frymemarrjes,me funksionim te dobet te mushkerive,me me teper infeksione kronike te veshit,dhe me shume mundesi per tu bere duhanxhinje me vone.

Pirja e duhanit dhe shendeti i femres
-Ajo,zakonishte do te dukej me e vjeter se qe eshte mosha e saj e vertet,rrudhat ne fytyre paraqiten heret,e fytyra merr ngjyren me nuansa te tokes dhe ate te verdhe.Dhembet dhe thonjet shpesh hargjohen dhe zverdhen.Shpesh behet nervoze dhe inatosen e zemrohet pa arsye.Era e cigares qe ndizer nga goja e femres e bene ate jo terheqese.Mundesit me te medha qe ti kthehet shendeti dhe rinia e saj ta zbukuroje ate,jane shume me te medha ne vitet e para te pirjes se duhanit,por shpesh keto mundesi i leshojne.Me rritjen e stazhit te pirjes se duhanit,rritet edhe numri i cigareve te pira,keshtu qe mundesia e nderprejes eshte me e veshtire por e arritur.Te pimurit e duhanit eshte i demshem jo vetem per nenen e cila i jep sise foshnjes,por njeqinde here eshte me i demshem per foshnjen e saj.

Pirja e duhanit dhe shendeti i mashkujve
-Qeliza seksuale(spermatozoidi) e mashkullit i jep embrionit te ardhshem gjysmen e informaciloneve psikologjike,anatomike dhe fiziologjike.Pirja e duhanit nuk eshte vetem rruge per vetevrasje te ngadalshme por edhe per lindje defektoze te femijeve.Gjithashtu edhe ndikimi i duhanit ne sistemin nervor qendoror eshte shume i madhe.Tek meshkujt me pervoj te gjate te pierjes se duhanit mund te lindin tumore malinje te ndryshme.

Parapengimi i pirjes se duhanit
I. Ndryshimi i sjellejeve te duhanxhijeve dhe mbeshtetje qe duhet dhene joduhanxhive.
II. Ndryshimi i pikepamjeve ndaj pirjes se duhanit ,duke rrenjosur bindjen ndaj pirjes se duhanit si shprehi e demshme dhe e rrezikshme e jo si per nje shprehi te domosdoshme.
III. Ndryshimi perberjes se duahnit.
IV.te ndryshuarit e mendimit per mospirjen e duhanit si norme e detyruar e sjelljes ne shoqeri.
Per te qene efikase lufta kunder pirjes se duhanit duhet qe te inkuadrohet tere shoqeria ne kete aktivitet te madh.Duhet qe ne menyre profilaktike te luftohet neper shkolla me me te rinjet ku ende pirja e duhanit nuk eshte be shprehi shkaterruese.
“Suksesi me i madh ne luften kunder pirjes se duhanit eshte ndyshimi i sjelljeve vetjake”

Alergjite gjate femijrise

Cfare duhet te dine prinderit?

Rastisjet e alergjise tek femijet jane rritur shume keto dy dekadat e fundit. Tani ka akoma me shume femije me azme, alergji nga barerat dhe ekzema. Rritja e prevalences se alergjive eshte e shoqeruar me rritjen e rasteve me azma, e cila eshte bere diagnoza primare ne spitalet pediatrike. Eshte vene re nje fluks i gjere femijesh te rreth moshes 6 mujoreshe, te cilet jane prezantuar me nje rash alergjik (ekzema) po ashtu dhe raste azmatike, si dhe irritime kronike nazale (rhinitis kronik). Prinderit thone se femijet e tyre kane hunde te mbushura me sekrecione nazale, e kruajne vazhdimisht dhe syte i kane te perlotura, kolliten dhe teshtijne, pa pranine e ndonje infeksioni viral. Shume jane te bindur se pikerisht ekspozimi i femijeve te tyre ndaj luleve, barishteve, rrobave te ndejtura, dhe kafsheve shtepiake eshte fajtori kryesor.

Informacione te pergjithshme mbi Alergjite
Alergjite mund te zhvillohen ne muajt e pare te jetes, dhe prezantohen si kongjestion nazal, kolle, kruajtje ose diarre mbas gelltitjes se nje kategorie te caktuar ushqimi. Alergjite prekin te gjitha racat dhe jane prezente ne te gjithe boten. Alergjia eshte termi qe perdoret per te perkufizuar ndjeshmerine tone imunologjike ndaj nje alergeni (cdo substance qe shkakton nje reaksion alergjik). Kjo ndjeshmeri mund te vije nga inhalimi i alergeneve ne rruge ajrore ose nga ngrenia e ushqimeve qe permbajne alergene. Mbasi alergenet hyjne ne trupin tone, ato shkaktojne nje zinxhir reaksionesh kimike qe cojne ne shfaqjen e simptomave tashme te njohura alergjike te renditura me poshte:

-Teshtima
-hunde te skuqur ose te zena me sekrecione
-rrjedhje sekrecionesh te lengshme nazale
-sy te kruajtshem
-sy te lotueshem dhe te skuqur

dhe me pak te rastisshme:
-kolle
-kruarje qiellze (catia e gojes)
-simptoma te azmes bronkiale, si gerhitje.

Faktore gjenetik
Nese femijes suaj i ndodhin fenomene alergjike, shkaku duhet te kete qene nje kombinim i gjeneve qe ai apo ajo ka trashiguar nga prinderit sikurse dhe ekspozimi ambjental. Si prinder, duhet te dini, nese njeri prej jush ka nje histori alergjike, atehere cdonjeri nga femijet tuaj do te kete nje shans prej 40% te shfaqjes se fenomeneve alergjike. Nese te dy keni alergji, rreziku shtohet dhe arrin deri ne 80%.

Vitet e fundit jane bere shume kerkime intensive mbi faktoret gjenetike, dhe ne baze te tyre eshte pare se ndikimi i tyre mbi alergjine eshte shume kompleks, duke krijuar nje nderlidhje te forte midis ambjentit rrethues dhe tendencave trashiguese. Gjenet ekzakte qe jane pergjegjese per alergjite tona nuk jane identifikuar ende.

Ekspozimi ambjental
Ne kontrast me influencen gjenetike, influenca e ekspozimit ambjental eshte stabilizuar pothuajse shume mire. Prezenca e kafsheve shtepiake, si mace dhe qen, e ben me te lehte per te percaktuar nese jane pikerisht keta shkaktaret alergene apo jo. Eshte gjithashtu e vertete, se femijet mund te jene te ekspozuar nga te tille alergene edhe kur ata jane te eliminuara nga ambjenti shtepiak. Ekspozimi ndaj alergeneve, si kafshet e rrugeve, eshte i veshtire te shmanget ne shkolle apo ne ambjentet jashte shtepie, apo thjesht ne territorin e lagjes ku banon, pasi keto alergene mund te jene ne pallton apo rrobat e femijeve te tjere, ne shtepine e te cileve mund te kete kafshe shtepiake.

Ekzistojne gjithashtu edhe shume teori lidhur mbi shkaqet e tjera te mundshme te alergjive tek femijet (dhe te rriturit):

Ekspozimi ndaj materialeve te vecanta te leshuara nga djegja e lendeve diesel, sidomos nga kamionat, i jep pergjigje shenuesve alergen. Kjo teori eshte testuar dhe provuar ne laburatore, ku disa qeliza te ekspozuara ndaj lendeve djegese diesel shfaqen nje pergjigje alergjike.

Smogu dhe ndotja e ajrit eshte cituar si nje provokues dhe shkaktar i zhvillimit te azmes ne moshen femijerore. Prove per kete eshte fakti se nje nivel i larte i ozonit dhe dioksidit te squfurit korespondon shpesh me acarimin e azmes dhe agravimin e situates se femijes.
Spore te vogla kerpudhore (sidomos, te llojit Alternaria), te cilat nuk mund te shikohen, jane evidentuar se fundmi me shfaqjen dhe perhapjen e epidemise se azmes ne disa qytete tek femijet apo tek te rriturit. Morrat e bimeve dhe furrtaret e zeza jane agjentet me te njohur ne lokalitetet e brendshme te qytetit. Furrtaret e zeza jane agjente qe mezi arrihen te eleminohen, ndersa morrat e bimeve jane me te lehta per tu eleminuar. Kjo shumice faktoresh riskant mund te shkaktoje nje gjendje paniku, por megjithate studimet kane treguar se marrja e disa masave esenciale si mbajtja e shtepive pa kafshe shtepiake, ushqyerja me gjumesht gjiri, ose ushqimi sipas formules se sojes, per te pakten 6 muaj ose me shume, e shoqeruar me vone me pranine dhe perdorimin e ushqimeve lehtesisht me te forta (ne nje moshe me te madhe se 6 mujoreshe) mund ta vonoje lindjen apo fillimin e simptomave alergjike tek femijet e dyshimte.

Cfare duhet te beje nje prind?
Mendimi i perbashket i te dy paleve, si i mjekeve ashtu edhe i prinderve per ti dale balle problemit te trajtimit te femijeve asmatik dhe alergjik eshte qe te minimizohen ne maksimum sa te jete e mundur efektet anesore te mjekimeve, ndersa perpiqemi tu japim femijeve tane nje mundesi te kene nje jete te qete dhe jo problematike. Eshte e qarte se identifikimi i alergeneve ndaj te cileve femijet tuaj jane te ndjeshem nepermjet testeve alergjike te lekures ose duke perdorur nje testimi te vecante gjaku (i quajtur RAST test), mund te jete teper efikas per te realizuar shmangien dhe kontrollimin e masave te duhura per femijet me probleme alergjike, si me poshte:

Shmangia dhe Kontrolli i Masave per femijet me Alergji

Heqja e tapeteve, perdorimi i mbulesave te ajrosura te krevatit, perdorja e veshmbathjeve te lara dhe te pastra, mbajtja e dritareve mbyllur naten dhe ne oret e para te mengjezit per ti mbrojtur femijet tuaj nga ekspozimi i alergeneve te ndryshem te jashtem. Gjithashtu ulja e prevalences se morrave te bimeve ne dhomen e gjumit te femijeve tuaj qe jane alergjik ndaj tyre dhe jane azmatik, do te jete teper efikas per mire funksionimin e pulmoneve te tyre dhe rezultati do te jete ulja e nevojes se perdorimit te medikamenteve per te trajtuar situatat acaruese dhe agravuese te tyre. Shmangia e alergeneve, ku mund te perfshijme irritues dhe aromerat e parfumeve, tymit te cigares e kolonjes, mund te jene gjithashtu nje ndihme me shume per femijet tuaj alergjik. Per fat te keq, perderisa viruset, vecanerisht rhinoviruset (shkaktaret kryesor te te ftohtit), jane stimulueset kryesor te azmes ne moshen feminore, dhe akoma nuk eshte gjetur nje menyre specifike praktike per te realizuar inaktivizimin e ketij virusi ose per te ulur penentrimin e tij ne traktin e siperm respirator, dhe duhet te theksohet fakti se jemi akoma te pafuqishem per te menjanuar ekspozimin ndaj viruseve. Megjithate, vaksinimi me vaksinen e gripit dhe agjentet e rinj te pershtatshem, qe jane tashme ne qarkullim dhe jane te sigurte per femijet, do te jene teper te rendesishem dhe te vyer per mire fuknsionimin dhe ruajtjen e standarteve normale te jetes se tyre. Ndryshimi i kohes do te jete ekstremisht shume provokuese per simptomat e azmes, sikurse jane dhe faktore te tjere sezonale si pershembull prezenca e pjalmit te luleve apo poleneve. Per fat te keq, ato jane teper te veshtira per tu shmangur dhe menjanuar. Planifikimi i daljeve jashte per te luajtur apo stervitjeve ne ambjente dhe periudha kohore ku prezenca e poleneve eshte minimale, sidomos gjate mbasditeve ose ne hyrje te mbremjeve, mund te jete teper efektive. Perdorimi i maskave gjate pastrimit te kopshtit, pastrimit te shtepise apo marrjes se pluhurave apo pislleqeve do ti ndihmojne shume femijet tuaj.

Mjekimi
Ne vazhdim, agjentet me te rinj te kohes per trajtimin sa me efikas dhe rezultativ te femijeve tuaj ne kontrollin e rhinitis dhe azmes:

  • Antihistaminiket jo-sedative ne forme likidi dhe ne formen e tabletave qe treten shpejt mund te jene teper te dobishem.
  • Sodium cromolyn, i perdorur si nje spraj ne rruge nazale, per te parandaluar simptomat nazale alergjike ka treguar nje efikasitet te pelqyeshem.
  • Kortikosteroid te inhaluar ne rruge nazale kane treguar gjithashtu nje permiresim te dukshem te inflamacioneve alergjike.
  • Nje antagonist leukotrien, nje klase e re ilacesh, eshte aprovuar per tu perdorur me sukses ne trajtimin e femijeve me azme, dhe eshte njekohesisht ne perdorim dhe ne forme cimcakezi. Agjente te tille mund te ulin ndjeshem simptomat e azmes dhe gjithashtu te permiresojne cilesine e jeteses.

Per ta permbledhur, alergjite shkaktohen pjeserisht nga tendencat trashigimtare nga prinderit tek femijet e sapolindur, ose jane te lidhura me reaksionet zinxhir te shkaktuara nga substancat e pademshme te mjedisit rrethues (qe njihen me emrin alergen). Alergenet me te njohur jane polenet e dritherave, morrat e bimeve, pluhuri i shtepive, sporet kerpudhore te perhapura ne rruge ajrore dhe kafshet e braktisura rrugeve. Komplikacione serioze me nje kohezgjatje te madhe ne alergjite e femijeve jane problemet e sinuzitit dhe probleme kronike te vesheve si fluide ne veshin e brendshem (otitis media). Keto gjendje mund te kerkojne perdorimin e antibiotikeve, ne trajtimin e vesheve, dhe ndonjehere dhe nderhyrje ne tubin e degjimit per te realizuar nje ventilim sa me te mire te tyre.

Duhet patur parasysh se perpjekjet e te dyve paleve si nga ana e mjekeve ashtu edhe e prinderve do te thonte nje pjesmarrje aktive dhe nje lufte te vazhdueshme per ti ardhur ne ndihme femijeve tuaj alergjik dhe azmatik. Cdo beteje kerkon sakrifica, dhe cdo sakrifice deshiron te kurorezohet ne rezultate pozitive per palen qe kerkon ndihme. Siguruesit paresor te ndihmes si mjeket e familjes dhe pediatrit, duhet te jene gjithmone koshient per ndryshimet ne fushen e shkences dhe menyrat me efektive te trajtimit te situatave te ndryshme alergjike, dhe te njohin, alergenet kryesor shkaktare te ketij problemi madhor te moshes feminore, qe ndonjehere nuk kursen as moshat adulte. Eshte nje sfide e veshtire, por qe eshte teper e rendesishme si per pacientet ashtu edhe per prinderit e tyre.

SEMUNDJET E ORGANEVE SEKSUALE

Jane semundje ngjitese qe barten gjate merdhenieve seksuale.
KOLPITIS-(infektimi i vagines)-ne ifektimin e vagines nuk marrine pjese vetem mikroorganizmat patogjen te femres por ndikon edhe dobesimi i rezistences se pergjitheshme.Profilaksa apo parandalimi e ketij pezmatimi qendron ne zbatimin e higjienes personale te organeve seksuale.

SIFILISI-edhe kjo semundje bartet me mardhenie seksuale,por kjo semundje eshte edhe trasheguese.Gjate sherimit te pamjaftueshem kjo semundje mun te shkakton komplikacione kardiovaskulare,nervore dhe eshterore.

GONOREA-eshte njera nga semundjet me te perhapura te organeve seksuale.Bartet nga personi ne person me kontakt seksual.Terapia me peniciline ka dhene rezulatate te mira por per nje periudhe te shkurter kohore.

SIDA (aids)-semundja e shekullit…

ANTRAKSI-si infekton njerezit

-Antraksi eshte virus vdekjeprures dhe veshtire per tu diagnozuar,majde ai ndonjher zbulohet shume vone,njeherit Antraksi konsiderohet si “arma me e persosur biologjike”.Antraksi nje kohe te gjate njhet si semundje e kafsheve te fermave.Vektimat me te zakonshme deri me tani kane qene punonjsite e leshit ose ata te cilet jane perpjekur ta prodhojne ate ne menyre joprofesionale.Simptomet me te zakonshme verehen ne lekure gjate infektimit te lekures,por kjo forme nuk eshte aq vdekjeprurese nese zbulohet dhe mjekohet me kohe.Mirpo,bakteria qe shkakton antraksin mund te formoje spore,te cilat ne menyre infektuese jane me te rrezikshme.Aporet mund te mbijetojne duke qene te thata,te djegura ose te sperkarura.Ato vijne ne jete kur te kete nje vend te mire,te ngrohte dhe te laget,siq eshte brendia e hundes se njeriut.
SIMPTOMAT E ANTRAKSIT-aerosoli i antraksit pasi te lirohet eshte pa ere,i padukshem dhe ka potencial te udhetoje shume milja para se te perhapet.Shpeshtesia e perhapjes te simptomave,mvaret nga doza e infektimit.Infeksioni fillon te duket si grip i thjeshte,ai zhvillohet ne menyre te shpejte dhe te ashper,duke perfshire pneumonine dhe meningitin.Per shkak te cmimit et lire per prodhimin e ketij virusi,shume shtete kane mundesi ta prodhojne antraksin si arme biologjike.Perdorimi dhe prodhimi i ketyre armeve eshte i ndaluar me Konventen Nderkombetare te Gjeneves.
EFEKTET E ANTRAKSIT=nje nga semundjet me te vjetera te kafsheve,sporet e Antraksit mund te infektojne token(dheun) ose materiale tjera per disa vite.
I THITHUR: sporet te thithura ne mushkeri shkaktojne pneumoni me hemorragji (gjakederdhje) dhe shkaterrim te qelizave te gjakut.Vdekja pason brenda disa diteve.
INFEKTIMI I LEKURES: sporet hyjne ne carje,duke shkaktuar ndezje,dermim dhe ethe,me mundesi te helmimit fatal (te gjakut)
I GELLTITUR: shkakton ulqere te barkut,zorreve dhe gangrene te shpretkes dhe melqise.
RREGULLA E VAKSIMIT: kerkon tri injeksione te cilat merren dy jave ndaras,te percjella me injeksione qe merren 6,12 dhe 18 muaj.

KANCERI-shkaku i formimit

Nuk njihet shkaku themelore i formimit te kancerit malinj.Ka nga ata qe mendojne se ai vjen si rrjedhoje e disa kushteve te trasheguara te semundjes ose nga disa kushte te jashtme,si viruse dhe/ose e perdorimit te gjate te duhanit…Ne te vertet kanceri malinj nuk eshte i trashegueshem.Fakti qe te afermit tane mund te kene vuajtur nuk do te thote se ne jemi te dispozuar qe te kalojme te njejten semundje,as edhe ekspozimi per nje kohe te gjate i “helmit” te duhanit mund te denoje me kete semundje.Sidoqofte,asnje substance kancerogjene e vequar nuk mund te jete shkaku direkt i kancerit;mundesishte provokon forma malinje vetem shkakton ndryshime kimike ne mbrendesi te qelizave te trupit.,por disa here as ky nuk eshte shkaku i formimit te kancereve.Deri me sot shkencetaret kane identifikuar rreth 24 substanca kimike qe,ne kushte te veqanta,mund te provokojne kancerin ne trupin e njeriut.Kjo liste shtohet gjithnje me vazhdimin e kerkimeve qe behen dhe ajo p! ermbledh edhe mbeturinat industriale,tymin e makinave,helmeve te ndryshme industriale bujqesore dhe disa prej materialeve te ndertimit.Ne kete liste bejne pjese edhe rrezet djellore sidomos rrezet X dhe ato atomike.I njejti opinion eshte edhe per viruset,edhe pse shume kerkues ,tani per tani refuzojne qe te pranojne qe ato jane nje nder shkaqet e formimit te kancerit tek njeriu.Ne disa prej formave malinje,sudomos ata qe prekin gjiun,hormonet mund te jene nder faktoret e rastesishem.
Si kurohet kanceri?—Menyrat me te perdorshme per kurimin e kancerit jane kirurgjia,rrezatimi dhe kemioterapia.Koheve te fundit eshte bere nje hap perpara ne kirurgji fale rrezeve laser,qe duke mundur te perdoren direkt ne menyre shume te sakte,parandalojne infektimin e qelizave te shendosha.Nje teknik tjeter e re eshte criochirurgia,qe perdore te ftohtin ne vend te bisturise,Kjo menyre operimi pengon gjithashtu rrrrjedhjen e gjakut duke reduktuar keshtu mundeine e perhapjes se kancerit ndermjet qarkullimit te gjakut.Ne te kaluaren jane bere shume eksperimente te ndryshme per te zbuluar ilaqin per sherimin e kancerit.Ne ditet e sotme vihen ne perdorim edhe metoda te ndryshme kompjuteristike per te ja arritur qellimit.Por edhe rezulltate e sotme nuk jane edhe aq te kenaqeshme,sidomos kur kanceri zbulohet ne fazat e voneshme te zhvillimit te tij…

FRUTAT PER SHENDETIN TONE

=RRUSHI=permban sasi te konsiderueshme sheqeri,kripera te kalciumit,hekur,vitamina B dhe C etj…Lengu i rrushit eshte ilaq efikas te semundej e melqise dhe fshikezes biliare,semundjeve te zemres,veshkeve,mushkerive dhe hemorroideve(majasili).Rrushi me tej perdoret me efekt te dukshem edhe nga ata qe kane vuajtur nga pleuriti (kallja e pelhures se mushjerive).
=HURMA=ne mjekesin popullore perdoren pothuajse te gjitha pjeset e bimes,frutat,gjethet,deget,rrenjet etj.Ne vendet arabe eshte ushqim kryesor,i cili shuan urine per shkak te perberjes se celulozes.Fruta e hurmes edhe e shijshme dhe pelqehet nga te gjithe,perdoret e thate,pergaditet reqel.marmallat dhe embelsira te ndryshme.Hurmat kane gjetur perdorim te mire kunder anemise,te semundjet e aparatit tretes,te cilat shoqerohen me diarre (jashteqitje e shpesht).Me mjafte sukses perdoret te semundjet e melqise,zemres,syrin dhe Sistemit Nervor.
=SHEGA=perdoret ne gjendje te fresket si dhe e ruajtur,me te pergaditet leng dhe shurup i cilesise se mire.Ky leng permban sheqer,vitamine C etj.Lengu i sheges shuan etjen,nxite oreksin dhe permisone tretjen ushqimore.Me sukses perdoret ne semundjet e stomakut dhe te zorreve,eshte freskues dhe menjanon toksinat (helmet) e organizmit.Lengu i shegut i jep freski mendimit te njeriut per shkak te efektit ne Sisitemin Nervor,gjithashtu lengu i shegut perdoret edhe per heqjen e njollave dhe rrudhave te fytyres.
=FIKU=eshte nje frut i kendshem dhe i ushqyeshem.Permban shume karbohidrate,albumina,yndyra etj.Perdoret i fresket,i thare dhe i perpunuar ne produkte te ndryshme si:mormollate,reqel,pekmez etj.Rekomandohet te perdoret nga personat e dobesuar,nga anemiket dhe nga ata qe ndiejne shume te ftohte,ngase i japin organizmit force dhe nxehtesi.Nuk keshillohet te perdoret nga ata qe vuajne nga semundja e sheqerit.Me sukses perdoret te hemorroidet,dhembjet reumatike,zvoglon sasine e kolesterolit ne gjak,parapengon renien e flokeve,menjanon eren e rend te gojes,pastron mushkerite nga kelbaza.
=ULLIRI=gjethet e ullirit dhe levoret e degeve kane veti rrudhese,tonike dhe antiseptike (kunder temperatures se larte te trupit),pakesojne sasine e sheqerit ne gjak.

PERIMET NE SHENDETIN TONE

-Sot ne bote njihen dhe kultivohen afro 120 lloje perimesh.Ne jeten e njriut perimet luajn rol shume te rendesishem jo vetem si ushqim,por edhe si ilaq shume efikas ndaj shume semundjeve nga se ato permbajne mbi gjysmen e elementeve te njohura kimike.
Nga perimet e shumta,qe kultivohen ne bote,po i ceki vetem disa te cilat ne me se shumti i praktikojme.
==QEPA (Allium cepa)-Eshte nga perimet qe me se shumti shfrytezohet ne kuzhinat tona. Qepa stimulon tretjen,duke aktivizuar tajitjen e lengut te lukthit.Efekt ka te verdheza(hepatiti),ngrit potencen,rregullon tretjen,jep fuqi organizmit te dobesuar dhe te rraskapitur,sforcon mishin e dhembeve etj.

==HUDRA(Allum sativum)-Permban kripera te kalciumit sulfurit dhe hekurit.Eshte efikase kunder bakterieve dhe viruseve,sidomos ndaj tifos se zorreve,difterise,koleres,influences dhe kepurdhave.Lengu i hudres eshte mjet shume i shkelqyer dizenfektues te apceset,plaget dhe diegiet e lekures se dhe shpejton rritjen e qimeve te flokeve.Eshte shume interesante dhe hudra ruan vetite e saja edhe pas zierjes.

==LAKRA(Brassica oleraca)-Eshte shume e pasur me aminoacide,sheqer,materie azotike,vitamine B-1 ,B-2 dhe me vitamine C.Lakra permban substanca te cilat kan veprim baktericide( qe zhduk-asgjeson bakteriet)

==PATATJA(Solanum tuberosum)-Nga perberaja i ngjan bukes,ndonese nga perberja e vitaminave dhe kriprave minerale i perngjajne perimeve.Patatja permban sasi te medha te kaliumit si element vital per organizmin e njeriut.

==DOMATJA–Eshte nga perimet e pasura me vitamine dhe perdoret ne gjendje te fresket dhe te konservuar.Lengu i fresket i domates preferohet te semundjet inflamatore te lukthit,sforcon organizmin.sjton oreksin,ripertrin qelizat e lekures,andaj femrat me sukses e perdorin si mjet kozmetik.Meqe permban vitamina dhe mjaft kalcium eshte i preferuar te femijet dhe pleqet.

==SPECI–Eshte nder perimet elementare me te perdorura ne kuzhinat tona.Speci djeges permban subctancen e quajtur kapasicine,e cila e shton oreksin ngase aktivizon tajitjen e lengut te lukthit.Me efikas eshte qe speci te perdoret ne fore sallate sesa i pjekur nga se humbet vitamina C.

==KARROTA (Daucus carota)-Eshte perim i pazevendesueshem per shendetin e njeriut.Lengu ditor i karrotes ne sasi prej 50-150 gr. eshte ilaq efikas te reuma dhe gihiti(sasi e rritur e thartines urike ne gjak)
-nese vuani nga anemite(pagjaksia) karrota ne periudhe rekorde e rregullon [paqyren e gjakut
-rregullon tretjen ne lukth,duke aktivizuar qelizat parietale te tij,e njeherit rrit peristaltiken e zorreve,por njeherit eshte efikas te diarrea(shkuarja e barkut)
-sherbehumi me karrote nese vuani nga semundjet e fshikes biliare,tamthit dhe melqise,ngase rregullon tajitjen e tamthit.

MBROJTJA NGA DIELI
-Dielli emeton një spektër të gjërë të rrezeve.Në vecanti të dëmshme janë rrezet ultraviolete,të cilat mund të jenë edhe kancerogjene.Natyrisht se ka edhe anë pozitive të rrezeve të diellit.Anë pozitive e rrezeve të diellit në lëkurë është se provitamina D,që ndodhet në lëkurë,nën ndikimin e rrezeve të diellit shëndrrohet në vitaminë D,e cila është e patjetërsueshme për rritje dhe mungesa e së cilës shkakton rahitisin.(sëm.e eshtrave)Megjithkëtë duhet të jemi të kujdesshëm gjatë rrezitjes.Posaqërisht të rrezikuar nga rrezet e diellit janë femijët,sepse ata kanë lëkurë më të hollë dhe me më pakë pigmente.Edhe në ujë jemi të rrezikuar,ngase është interesante se rrezet e diellit reflektohen nga sipërfaqja e ujit,borës,xhamit dhe me këto e zmadhojnë efektin e vet.
rreziku prej orës 11-17 = Veprimi tejet i dëmshëm i rrezeve të diellit është prej orës 11-17,mirpo pasi që shpesh është e pamundur ti shmangemi të gjithë asaj në këtë kohë,preferohet që për cdo ditë të përdoren krema për mbrojtje të plotë.
-Pasi që verës ajri është i nxehtë,ajo së bashku me rrezet e diellit e merr ujin rrezervë nga lëkura.Prandaj lëkura gjithmon është e etshme për lëngje,ngase dehidrohet,tkurret dhe shkakton ndjenjë të pakëndëshme madje edhe dhembje a djegie.Keni parasysh këtë edhe konsumoni mjaft lëngje duke filluat që nga mëngjesi.Madje edhe alergjia në diell mund t’ju ndodh! Ajo leht njifet prej puqërrave të kuqe nëpër trup,në veqanti në qafë,e sidomos tek fëmijët.Ndjenja që krijohet gjatë alergjisë është;ndjegia e pakëndëshme në lëkurë,rreth qafës,duarve,kofshave apo pjesëve të eksponuara në diell.Kësaj mund ti shmangeni edhe nëse vazhdoni të qëndroni në diell duke konsumuar ushqim të shëndetshëm,shumë pemë dhe perime që përmbajnë mjaftë vitamine,dhe kohë pas kohe është mirë të merrni edhe kalcium me ujë.

GJAKU-roli i tij

-Gjaku eshte ind i lenget i cili me qarkullimin e vet te panderprere siguron lidhjen humorale ne mes te organeve te organizmit tone.Qarkullimi i gjakut ne sistemin e eneve te gjakut eshte mundesuar me punen e drejt dhe punen ritmike te zemres,integritetin dhe elasticitetin e eneve te gjakut.Roli kryasore i gjakut eshte t’ua mundesoje jeten qelizave,njesive themelore,anatomike dhe funkisonale te oragnizmit tone.
Vellimi-Vellimi i gjithembarshem i gjakut te njeriut te rritur me pesh 70kg perafersishte arrine 5 litra.Nese njeriu eshte i trash,vellimi i gjakut eshte me i vogel,sepse ind vjamor ka fare pak ne enet e gjakut.Rritja e vellimit te gjakut (deri 30%) manifestohet gjate shtatzanise,edhe kjo ne tre muajt e fundit.Kjo rritje me te vertet kontribone qe lehona ti perballoje mire edhe humbjes se madhe te gjakut gjate lindjes.Nese humbja e gjakut eshte me e madhe se sa 30%,e sasise se tersishme te gajkut,atehere paraqiten simptomat e “shokut” psthemorragjike.
-Gjaku pra ka ngjyre te kuqe ne te cilin notpjne qelizat e gjakut.Pamja e gjakut nvaret prej perqindjes se oksigjenit d.m.tm sasise se oksigjenit (HEMOGLOBINES),qe eshte e vendosur ne qelizat e kuqe.
Peberja-gjaku ndahet ne dy pjese perberese te veta:plazmen e gjakut dhe qelizat e gjakut.-Plazma e gjakut perben pjesen e lenget te gjakut.
Qelizat e gjakut-Ekzistojne disa tri lloje te qelizave:
ERITROCITET-(qelizat e kuqe)-paraqesin numrin me te madh te qelizave ne organizem.Numri i tyre eshte me i madh te meshkujt por numri i tyre mund te ndryshoje edhe ne kushte fiziologjike (rritja e punes muskulore,jeta ne lartesi te medha,klima etj)nderkaq ndikim me ta madh ka mosha e organizmit.
funksioni-me i rendesishme i qelizave te kuqe te organizmit eshte se bejne bartjen e oksigjenit prej mushkerive e deri ne inde,dhe bartjen e karbondioksidit pj indeve ne mushkeri.(hemoglobina)
LEUKOCITET-apo qelizat e bardha te organizmit,ndahen ne grupe te ndryshme te cilat ne menyra te caktuar marrin pjese ne mbrojtjen e organizmit.Deri te rritja e numrit te Leukociteve mund te vie ( ne kushte fiziologjike:gjat puneve te renda fizike,gjate shtatzanise etj.Leukocotet ne gjak jetojne 3-5 dite.
TROMBOCITET-apo pllakezat e gjakut,jane elementet me te imta te gjakut.Jeta e tyre eshte 4-8 dite.Ne organizem kane role shume te rendesishme,prej te cilave me i rendesishmi eshte roli ne pengimin e gjakederdhjes pas lendimit.
GRUPET E GJAKUT-kemi kater grupe:AB,A,B dhe 0.
Persona qe i perkasine grupit AB-mund te pranojne gjakun e te gjitha grupeve,dhe te i japin vetem grupit te vet.
Pesonat qe i perkasin grupit O mund ti japin gjak te gjitheve grupeve te tjera.
Personat qe i perkasin grupeve A dhe B mund te pranojne gjakun e grupit te vet dhe te grupit O,kurse i japin gjak grupit te vet dhe grupit AB.

DHEMBJA E KOKES

Migrena eshte nje nder format me te perhapura te dhimbjes se kokes dhe ne 50% te rasteve keto pesona jane femra.Perveq dhembjeve te kokes te “ndara” meshkujve dhe femrave (migrena dhe cefalea tensive),grate kane te bejne edhe me nje sere cefaleshe tipike femrore te lidhura me luhatjen hormonale.Me fakte dhimbja e kokes mund te prezentohet.
~~menjeher para,gjate dhe pas menstruacioneve;
~~ne shtatzani;
~~ne menopauze,ne rast se ndiqet nje terapi hormonale zevendesuese
MIGRENA-perbene 16% te cefaleve paresore,d.m.th,te atyre qe nuk jane te shkaktuara ne prezence te semunjdeve te tjera.Manifestohet me nje dhimbje te forte e pulesuese qe godet vetem gjysmen e kokes.Ka gjithashtu edhe simptoma te tjera,se:
=shqetesim nga drita dhe zhurmat;
=te perziera e te vjella;
=irritueshmeri dhe nervozizem
-Dhimbja e provokuar nga migrena lehtesohet me aktivitetin fizik.Sulmet e saj jane pak a shume te shpeshta dhe mund te zgjasin nga pak ore ne disa dite rresht.
ZGJIDHJET-per format me te lehta te migrenes,qe manifestohet me shqetesime jo te forta mund te perdorim analgjetike,ilaqe kunder dhumbjeve qe ndonjeher permbajne edhe veprues aktive kunder te perzierit e te vjellit,tipike te krizave te migrenes.Ne situata me serioze mund te pedoren Triptanet,te cilat jane efikase nje ore pas marrjes dhe veprimi i tyre mund te shtrihet deri ne 12 ore.Keshillohet te merren jo me pare se te kete filluar kriza.–Migrena eshte veqenarishte e lidhur me femrat,por jo te cdo moshe.Ne fakt preferimi i saj per femrat fillon me pubertetin,pra kur ne organisem fillojne te qerkullojne hormonet seksuale femerore.Ekzistojne forma te migrenes qe shafaqen eksluzivisht:gjate shtatzanise,gjate menstruacioneve,nese femra merr ilaqe me baze estrogenesh (hormon femerore).Migrena mund te beje pjese edhe ne simptoma te ndryshme (tension ne gjoks,dhimbje barku,irritueshmeri,nervozizem).
NE KONTROLL-nese shqetesimet jane te lehta,per te kuruar migrenen menstruale mund te jene te mjaftueshem ilaqet kunder dhimbjes,si paracetamoli,ibrufeni.Nese perkundrazi,dhimbja eshte e forte (dhe sidomos nese shfaqet vashdimisht ne fillim te menstruacioneve) duhet te ndjekim nje kure parandaluese te bazuar ne marrjen e disa farmaceutikeve duke filluar qe ne 2-3 ditet qe paraprijne fillimin e fliksit deri ne perfundim te ciklit.Mes ilaqeve te perdorura per kete qellim jane;
=antidepresivet me doza te uleta (te dobishme per sindromen paramenstruale);
=betabllokuesit dhe kalcinoantagonistet (qe regullojne tonin e eneve te gjakut);
=magnezi (nivelet e te cilit ulen ne kete vaze te ciklit menstrual);
-Keta faramceutike duhen perdorur ekskluzivisht nen kontrollin mjekesore.

Ç’ËSHTË GRIPI I SHPENDËVE

-Gripi i shpendëve eshte sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga virusi u tipit A (H5N1).Gripi i shpendëve dallon nga gripi i zakonshëm vetëm për nga intensiteti më i madh i simptomave.

-PERIUDHA E INKUBACIONIT-1-4 dite,zakonisht 3-7 dite.

-BURIMI I SËMUNDJES-Shpendet (pulat,patat,bibat,thellenzat,lejleket),derrat.

-A PËRHAPET LEHTË VIRUSI PREJ SHPENDËVE NË NJERËZ? JO-Deri më tani janë regjistruar më shumë se 100 raste te njerëzit.Ky është numër i vogël në krahasim me numrin e madh të zogjëve të prekur.

-SI BARTET GRIPI I SHPENDËVE TE NJERËZIT? *gripi i shpendeve perhapet prej shpendeve te semura ne njeriun permes kontaktit direkt apo indirekt. *ju mund te semureni nese keni kontakt me shpendet e semura (manipulimi me duar,rjepja,puna ne ferme,etj). *nese struktura gjenetike e virusit nderron (peson mutacion gjenetik) atehere perhapja e gripit behet permes ajrit prej nje personi ne tjetrin me nje shpejtesi te madhe.

-SHENJAT KLINIKE Personi i semure nga gripi i shpendeve ka keto shenja dhe simptoma: temperature te lartë,ethe,kokëdhembje,kollë,dhembje në muskuj,lodhje,lotim,konjuktivit dhe tharje te fytit,por mund te shfaqet edhe mundim,vjellje dhe diarre. Semundja mund të përfundoj edhe me vdekje në rast të komplikimeve.

-CKA DUHET TË BËJË UNË NËSE KAM NDONJË PREJ KËTYRE SIMPTOMAVE? Te shumë njerëz shfaqen infeksione te rrugeve te frymemarrjes përditë dhe besueshmëria që simptomat tuaja te jene te gripit shpendeve eshte shume e vogel.Por nese keni ndonje nga simptomat e lartepermendura,duhet te kerkoni keshillat e mjekut menjeher.Por mbani mend se simptomat tuaja ka shume pak gjasa qe te jene te shkaktuara nga gripi i shpendeve.

-KUSH JANË MË TË RREZIKUAR NGA GRIPI I SHPENDEVE? Te gjithe ata qe jane te kontakt me shpendet e infektuara,por me se shumti femijet,per shkak te kontaktit te mundshem me shpendet dhe jashteqitjet e tyre.

-DIAGNOSTIFIKIMI I SËMUNJDES Ne rastet e para te dyshimta te semundejes duhet te behen testet laboratorike per identifikimin e virusit te gripit te shpendeve H5N1.Ne rast te epidemise/pandemise mjeket mund te diagnostikojne semundejn baze te shenjave dhe simptomave klinike.

-PARANDALIMI I SËMUNJDES Aktualisht nuk eshte perfituar akoma vaksina kunder gripit te shpendeve.Humumtimet intenzive jane duke u bere ne shume laboratore te botes.Por,rekomandohet vaksinimi kunder gripit te zakonshem per t’u mbrojtur ne cdo sezone dimri.Vaksina u jepet personave te moshuar mbi 65 vjet si dhe personave me semundje kronike (te zemres,mushkrive apo veshkave ),personave me diabet,personave me sistem imunologjik jofunksional,formave te renda te anemive,shtatzenave pas muajit të tretë t♪7 shtatzanisë.

-SI DUHET TË MBROHEMI? DUHET T’I: *shmangemi kontaktit direkt me shpendet shtegtare; *shmangemi prekjes direkte te shpendeve te ngordhura,te semura,ose siperfaqeve te kontaminuara pa mjete mbrojtese. *nese shihni ndonje shpende te ngordhur mos e prekni me dore *pas kontaktit me shpendet duhet ti lani duart me sapun *virusi eshte i ndjeshem ne detergjente dhe ne dezinfektues,lehte inaktivizohet me nxemje dhe tharje *shtepia e kontaminuar mund te jete komplet e paster nese dezinfektohet

A JEMI TË SIGURT TË KONSUMOJMË MISHIN E PULËS,VEZËT DHE SHPENDËVE TJERA SHTËPIAKE ? Po. Por të gjitha ushqimet nga shpendët shtepiake duke i llogaritur edhe vezët duhet të zihen mire në temperaturë mbi 70 *C.KJo temperaturë e shkaterron virusin.

A MUND TA MARRË VIRUSIN PËRMES AJRIT TË KONDICIONUAR NË HOTELE APO VENDE TË TJERA? Aktualisht nuk ka dëshmi se gripi i shpendeve perhapet përmes sistemit te ajrit të kondicionimit të ajrit.

KËSHILLA TË MIRA HIGJIENIKE TË REKOMANDUARA PËR TË SHMANGUR PËRHAPJEN E VIRUSIT PËRMES USHQIMIT: *Ndajeni mishin e pazier prej ushimit te zier apo te gatshem per ngrenie per te shmangur kontaminimin:te mos perdoret thika e njejte.Mos i perdor te dy llojet e mishiy,atij te gjalle dhe atij të zier pa pastruar duert ndermjet perdorimit te tyre dhe mos e kthe mishin e zier ne enen apo siperfaqen ne te cilen ka qene para zierjes.Mos përdor vezët e gjalla apo gjysmë të ziera ne pergaditjen e ushqimit,i cili nuk do të piqet/zihet. *Pas manipulimit me shpendet e semura dhe produkteve te tyre,pastroni mire me sapun duart,siperfaqet dhe enët që kanë qenë në kontakt me mishin e gjallë. Zijeni mirë mishin e shpendëve në temperaturë mbi 70C.

ALKOOLI --PASOJAT E TIJ
Alkooliste quhen ata individ,te cilet perdorin tej mase dhe rregullishte pijet alkoolike,qe jane te varur prej tyre ne nje shkalle te tille,sa qe manifestojne crregullime te theksuar mendore,fizike dhe ne mardheniet me njerezit tjere.Resorbimi i alkoolit praktikishte fillon ne goje,por me se tepermi ne lukth.Shkencetaret amerikane konfirmoje se qelizat e organizmit te njeriut,fiziologjikishte nuk jane te pergaditura per duhan dhe alkool.
Demet e alkoolit ne organizem–Alkooli duke depertuar ne organizem nga goja,se pari demton buzet,gjuhen dhe fytin duke shkaktuar inflamime gjegjese te organeve te permendura.Alkooli gjithashtu zgjeron enet e gjakut ne zgavren e barkut,te organeve te brendeshme dhe lekures.Me se tepermi demton qelizat nervore,crregulon metabolizmin e tyre dhe si rrezultat eshte degjenerimi i tyre.
“alkooli i dhuron shoqerise anetar margjinal,vagabonde,psikopate antisocial,ndersa pjesemarrja e tyre ne aktivitetin kriminal eshte tejet e impozante”
Alkoolistet ne gjendje te dehur,zbulojne gjerat profesionale intime,sekrete ushtarake dhe diplomatike,kane aftesi te pakufizuar,por te gjitha ngecin vetem ne premtime.Ne fund mund te themi se alkooli nuk krijon gjeni,perkundrazi shkaterron gjenit.Familja e alkoolokut perngjane ne teater,ku paraqiten vetem tragjedite.

FLUORI-DHËMBË TË SHËNDETSHËM

Fluori në shumë mënyra parandalon kariesin i cili demineralizon indin e dhëmbit.Fluori jo vetëm që e parandalon demineralizimin,por edhe aktivizon remineralizimin,pra depozitimin e mineraleve të reja në dhëmbë.Në këtë mënyrë kariesi në stadin më fillestar mund që të shërohet në sajë të ndikimit të këtij bari.Fluori e bën dhëmbin më të fortë dhe rezistent ndaj bakterieve,të cilat shkatërrojnë dhëmbin duke zbërthyer karbohidratet dhe duke rritur vlerat e acideve të ndryshme në gojë.Sasi e konsiderueshme e fluorit gjendet edhe në ujin e pijshëm.Mënyra më e mirë për dhënien e fluorit tek fëmijët është ajo me tableta.Në këte mënyrë kariesi reduktohet me 80 %.

MJALTI NGA KENDVESHTRIMI MJEKESOR

Per te bere nje kilogram mjalt bletes i duhet te pershkoj 360-460 mije km laregesi.Kjo largesi eshte per 11 here me e gjate se gjatesia e ekuatorit te rruzullit tokesor.Mrekulli te veqant paraqesin prizmat gjashtekendeshe te hojeve (nje matematike e larte).Mjalti permbane 14-20% uje,sheqer,materie azotike vitamina etj,
Sipas hulumtimeve shkencore-biokimike,eshte vertetuar se mjalti permban keto elemente,te cilat jane te domosdoshme per organizmin:
Aluminiumin:—ne organizem luan rol si antiinflamtor ne mukozen e lukthit dhe te zorreve.
Bizmuti:—sherben si ilaq i fuqishem kunder sifilisit
Hekuri:—i sili ne 1kg mjalt gjendet ne sasi prej 11.05 mg,eshte i domosdoshem ne enzimet e frymemarrjes se qelizave te organizmit.
Ari—ka rendesi kunder infeksioneve ne organizem
Kaliumi—sherben ne organizem si perberes dhe lidhes i albumineve dhe te glikogjenit.
Kalciumi—pa pranin e te cilit eshte e pamundur zhvillimi i organizmit,akzistimi i botes bimore dhe shtazore.
Natrium----Mungesa e natriumit shkakton dobesim te muskujve ne organizem,rraskapitje,humbje oreksi,etje,vjellje dhe pengesa ne funksionimin e veshkeve etj…
Mjalti si ilaq perdoret te keto semundje:
-semundjet e lekures
-semundjet e organeve te tretjes
-semundjet e melqise
-semundjet e veshkeve
-semundjet e zemres
-semunjdet e sistemit nervor
-semundjet e syrit
-semundjet gjenitale femerore
-semunjdet e organeve te frymemarrjes dhe semundjet elergjike.

Mjeku: Popullata shqiptare pak e informuar per perdorimin e kontraceptiveve…

Sa te informuara jane femrat shqiptare per kontracepsionin?

Grate shqiptare jane minimalisht pak te informuara per kontracepsionin sepse perqindja e grave qe bejne aborte eshte shume e larte, nje nder popullsite me te larta ne te gjithe Evropen per numer lindjesh dhe numer abortesh dhe raporti tashme eshte ndryshuar, eshte ne favor te aborteve dhe jo ne favor te lindjeve, kjo do te thote qe te gjitha menyrat e mbrojtjes nga nje shtatzani e padeshiruar jane jo mire te njohura nga popullata shqiptare ne pergjithsi, dhe ne menyre te vecante pastaj nga grate te cilat duhet ti perdorin keto mjete komntraceptive. Popullata me e pambrojtur dhe me e pasigurt ne kete pjese eshte mosha studentore e cila hyn ne raportet e para seksuale pa ditur qe ka nje shtatzani nga prapa dhe pa ditur dhe pjesen tjeter qe ka dhe menyra mbrojtjeje te cilat i garantojne nje jete seksuale te qete normale dhe pa probleme te kesaj natyre qe ne fakt behen pastaj edhe burim problemesh te mevonshme per kete kontigjent popullate qe ne nje fare menyre gjen nje zgjidhje sepse ben abortin. Por pasojat e abortit jane psikologjike, sociale, dhe pastaj jane pasojat mjekesore te tij qe jane realisht goxha te rendesishme per shendetin riprodhues dhe per shendetin specifik te gruas ne pergjithesi.

Sa i nevojshem eshte perdorimi i kontraceptiveve?

Nevoja e kontracepsionit eshte nevoje qe ka lindur kryesisht nga moshat e reja, moshat e riprodhimit, te cilat per te shmangur nje intervent, nje nderhyrje sic eshte aborti zgjedhin nje menyre qe eshte pak e demshme dhe e sigurt nga nje shtatzani e padeshiruar, deri ne momentin qe cifti do te doje te planifikoje nje shtatzani.

Sipas jush a e shikoni te domosdoshem informimin e popullates ne nje moshe te re?

Qe mbas vitit 93 informacioni tek ne jepet qe ne klasen e tete dhe pastaj vazhdon ne te mesme, te pakten teorikisht nga programet qe ka Ministria e Arsimit dhe ne pergjithsi ajo e Shendetesise. Problemi eshte se kjo edukate nuk behet realisht. Mesuesit qe bejne edukaten seksuale ne shkolla pergjithsisht nuk flasin sepse raporti midis nxenesve dhe mesuesve eshte pak i sikletdhem ne shqiperi per kete teme, eshte pjese mentaliteti e jona keshtu qe detyrimisht eshte totalisht e paformuar,
Problemi tjeter nuk eshte vetem shkolla por edhe familja, keshtu qe qofte vajzat, qofte djemte orientimet paraprake qe duhet te marrin ne familje nuk i marrin , keshtu qe ne momentin e pare kur fillon jeta aktive ndodhen perballe kujdo prej te cilit mund te informohen dhe detyrimisht informohen gabim, dhe ndodhen ne nje situate qe i con keto te rinj apo te reja drejt aborteve.

Cila eshte mosha e rekomanduar per perdorimin e kontraceptiveve?

Me moshe kontraceptivi duhet te fillohet qe me kryerjen e marredhenieve te para seksuale deri ne momentin qe cifti do te kete nje shtatzani. Rekomandohet qe deri ne 35 vjec eshte nje menyre mbrojtese e sigurt ne 99 per qind te rasteve, eshte nje perqindje shume e ulet deshtimi qe mund te kene kontracepti vet, me teper eshte teorike se e verifikuar praktikisht.

Kur eshte mire te perdoren kontraceptivet?

Per partnerin e rregullut do te ishte mire te perdoren. Ne rastet kur nuk ka partner fiks do te gjendet nje menyre tjeter kontraceptivi. Psh ne kete rast, nje menyre mbrojtjeje eshte prezervativi qe behet i domosdoshem per dy arsye: e para per te parandaluar shtatzanine e padeshiruar dhe e dyta per te parandaluar semundjet seksualisht te transmetuara sic eshte sida dhe gjithe infeksionet e tjera, sepse nje partner jo fiks do te thote, nje partner qe nuk e njeh mire dhe detyrimisht propabiliteti i te dyja paleve per te marre dicka te kesaj natyre eshte goxha i larte.

Avantazhet dhe disavantazhet e kontraceptiveve?

Kryesorja eshte parandalimi i nje shtatzani te padeshiruar, pra ideja e prodhimit te kontraceptiveve ka qene pikerisht kjo. Nga momenti i prodhimit te tyre kane kaluar 50 vjet dhe vazhdojne te prodhohen preparate te rinj sepse eshte pare qe pervec shtatzanise se padeshiruar kontraceptivet stabilizojne ciklin tek nje grua shume mire dhe ulin dhimbjet gjate menstruacioneve ne menyre perfekte, ulin humbjen e gjakut gjate menstruacioneve qe eshte nje konponent i rendesishem per ato gra qe e kane dhe I drejtohen shpeshhere maternitetit per kete gje, njekohesisht grate qe perdorin kontraceptive jane te mbrojtura nga formimi e kisteve ne veze, nga kanceri i mitres dhe i vezoreve edhe pese vjet pas nderprerjes se tyre qe jane faktore pozitiv ne kuadrin e perdorimit te kontraceptiveve, kjo behet kryesisht per kontraceptivet oral ato qe merren nga goja, qe jane kokrra 21 ditore, sepse prezervativi dhe sterileja nuk eshte se te mbrojne ne kete pjese

Kontraceptivet kane teorikisht dhe praktikisht efekte anesore me pak se nje shtatzani e padeshiruar , qe do te thote se nese kontraceptivet shkaktojne probleme ne enet e gjakut, kjo eshte e barasvlefshme me ate qe shkakton shtatzania e padeshiruar, ne pergjithsi shtatzania crregullon gjithe enet e gjakut keshtu qe perqindja e rrezikut eshte e njejte per te dy rastet. Problemi tjeter eshte se pas moshes 35 vjec perben rrezikshmeri te grate qe pine duhan sepse favorizojne ne radhe te pare problemet e zemres. Nuk eshte se i nxisin kontraceptivet por i favorizojne, prandaj dhe konsiderohet per grate qe pine duhan, sepse tek keto gra propabiliteti qe enet e gjakur, e kryesisht zemra te jete e demtuar eshte me e larte ndaj dhe kontraceptivet i favorizojne ne keto mosha problemet e zemres, dhe ne kete pike sot situate ka ndryshuar, jane prodhuar kontraceptive me doza minimale shume te ulta qe favorizojne perdorimin e tyre edhe pas 35 vjetesh sepse kane cilesine e medikamentit shume te larte. Kjo ka bere qe ne pergjithesi te vazhdoje perdorimi i kontraceptiveve, dhe grate qe i perdorin ne fakt krijojne nje komoditet absolut, edhe kur i thua ta nderpresin vazhdojne ta marrin sepse eshte nje zgjidhje shume e mire e nje komoditet absolut per to.

Nje problem qe eshte diskutuar shume ka qene kanceri i gjirit dhe kontraceptivet. Pergjithsisht eshte pare qe kontra nuk shkaktojne kancer gjiri , problemi i kancerit te gjirit per grate e gjithe Evropes Perendimore qe kontrollohen rregullisht eshte se marrja e kontraceptiveve e detyron gruan te kontrollohet me shpesh dhe me rregullisht, midis vizitave te tjera eshte edhe vizita e gjitrit.

…Eshte bere edhe nje konference per kancerin e gjirit tek grate shqiptare…
Po…ajo eshte nje pjese qe ka te beje me sensibilizimin e popullates femerore kryesisht per kancerin e gjirit sepse verehet qe ne fatkeqsisht e kapim kancerin e gjirit ne stade te avancuara gje qe eshte deficit i sherbimit shendetesor, gjithe tendenca eshte te kapet heret, po u kap heret eshte totalisht i shpetueshem ne jemi ne nje situate qe e kapim ne stade te avancuara gjithmone. Praktikisht te ne informimi eshte shume i paket, nese gruaja mesohet te bej nje vet egzaminim duke prekur gjirin mund ta parandaloje rrezikun. Pastaj pas moshes 40 vjec duhet bere rregullisht nje vizite nje here ne vit per te kuptuara nese gruaja ka ndonje gje apo jo. Gjera qe tek ne nuk ndodhin sepse nuk ka kulture shendetesore…

…Por per sa i perket kontraceptiveve problemi eshte i zgjidhur, kontraceptivet nuk japin kancer por duke rritur mundesine e diagnostifikimit evidentohen me heret patologjite qe mund te kete gjiri.

Sa i sensibilizuar eshte opinioni per planifikimin familjar?

Eshte nje situate qe ka ndryshuar ne krahasim me vitet para 90, atehere nuk ekzistonte asgje eshte ecur, por me nje ritem realisht te ngadalte. Popullata me e defavorizuar nga kjo pune eshte popullata me e varfer, ato lindin me shume, ato kane me pak mundesi ekonomike per ti mbajtur, ato bejne me shume aborte, eshte nje popullate me te cilen nga pikpamja e afrimit te sherbimeve te planifikimit familjar nuk eshte se perfiton, detyrimisht perben grupin qe ne shoqerine shqiptare punohet me pak. Kjo pastaj krijon situaten kur shtatzanite vijne njera pas tjeters nderkohe qe propabiliteti i rreziqeve per nenen eshte me i larte. Sa me shume te linde nje grua, aq me e shume i shtohen problemet shendetesore qe sjell shtatzania me vete. Nderkohe qe mund te siguronte nje shtatzani kur ta donte dhe nje numer te planifikuar femijesh. Kjo pjese eshte ende e pabere ashtu si duhet

A i ploteson nevojat me preparate mbrojtes tregu shqiptar?

Tendenca e shumices se preparative qe kane hyre ne shqiperi kane qene preparate te nje gjenerate me perpara kuptohet qe kane kosto me te lire dhe eshte nje teknologji qe avancon me ritme te shpejta. Gjithsesi tregu shqiptar i ploteson nevojat dhe siguron nje mbrojtje te larte per parandalimin e shtatzanive te padeshiruara.

Sa te rrezikshem jane aborted? A keni patur ndonje rast vdekjeje?

Vdekje nga aborted nuk ka patur por gjate punes ka patur carje mitre, qe detyron te cahet barku. Dy mundesi, nese do tejete e mundur te qepet mitra per te ruajtur si organ e per te ruajtur funksionin ose do te detyrohesh te heqesh fare mitren duke invalidizuar per gjithe jeten pacientin; kurse hemoragjite pas aborteve jane me perqindje te larte se eshte komlikacioni me i shpeshte qe ne hasim, hemoragjite dhe infeksionet, infeksionet te detyrojne te besh nje pastrim te dyte dhe ulin mundesine per te ngelur prape shtatzane dhe kjo eshte nje nga komlikacionet qe ne hasim cdo dite.

Kush ben aborte; grupet e femrave qe kane nje familje apo edhe ato qe kane nje partner por jo familje?

Jane te dy grupet, grupi i pare jane grate e martuara me femije dhe qe ngelin shtatzane ne nje moment kur nuk e kane te planifikuar nje femije tjeter dhe nuk e deshirojne per shume arsye e keshtu detyrohen te bejne abortin. Pjesa tjeter qe po rritet me shpejtesi jane moshat e reja qe e kane nje partner por ende jane heret per te menduar per nje familje e t’i sigurojne kushte femijes se ardhshem , dhe kjo eshte pjesa e painformuar dhe e paditur per faktin se ekzistojne menyra mbrojtjeje te sigurta per te mos bere aborte.

Aborti a perben rrezik per nje shtatzani tjete?

Rreziku i mosigirimit te nje shtatzanie tjeter eshte i mundshem pas cdo lloj aborti sepse aborti sado mire te kryhet teknikisht mundesia per te mbyllur tubat eshte e larte.

Konventa per planifikimin familjar ka parandaluar absolutisht. Aborti eshte hequr definitivisht si mjet kontraceptiv, aborti quhet intervent por nuk eshte mjet mbrojtjeje, quhet nje intervent i padeshiruar, mendohet qe aborti eshte ulje e efikasitetit te punes parandaluese te personelit mjekesor dhe atij jomjekesor per berjen e abortit. Sepse kur ekzistojne mundesite per te siguruar nje menytre kontracepsioni do te thote se nuk eshte punuar mire e me cilesi per te siguruar pjesen me te madhe te popullates te gjeje nje menyre mbrojtjeje te sigurt per te minimizuar numrin e aborteve dhe lindjeve te padeshiruara .

Ushqyerja, ndër faktorët e riskut për kancer të zorrës

Mosha, mënyra e ushqyerjes dhe trashëgimia janë disa nga faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të kolonit (zorrës së trashë).

Në një intervistë për gazetën, mjekja gastro-hepatologe, Edlira Ibro, shpjegon se si ndikon mënyra e ushqyerjes në shfaqjen e këtij tumori, cilat janë grupmoshat më të riskuara dhe si mund të trajtohet sëmundja:

Sa i përhapur është kanceri i zorrës së trashë?
Kanceri i zorrës së trashë është sëmundje e shpeshtë e aparatit tretës dhe një ndër sëmundjet kancerogjene më të përhapura në botë, sidomos në vendet e industrializuara.

Cilat grupmosha preken më tepër?
Kjo formë kancerogjene shfaqet në një shpeshtësi më të madhe pas moshës 50 vjeç. Por ka vende ku kjo sëmundje takohet me shpeshtësi të rritur edhe nën moshën 40 vjeç dhe vjen si pasojë e pranisë së faktorëve kancerogjenë në këto popullata (sidomos vendet e industrializuara).

Ka faktorë favorizues që çojnë në shfaqjen e kancerit të kolonit?
Përveç faktorit moshë, rol të rëndësishëm në zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë luajnë dhe faktorët dietetikë, lloji i ushqimit që përdoret, mënyrat e gatimit (ushqimet e pasura me yndyrna, sidomos ato shtazore dhe konsumimi i ushqimeve të varfra me fibra). Kështu që popullata që konsumojnë më shumë fruta dhe perime të freskëta (të cilat përmbajnë shumë fibra vegjetale) vuajnë më pak nga kanceri kolorektal.
Faktorë të tjerë risku janë përdorimi i alkoolit dhe radioterapia, prandaj kjo formë kanceri takohet më shpesh në personat që kanë bërë radioterapi, sidomos në gratë që rrezatohen për kancere të sferës gjenitale. Faktor tjetër është flora bakteriale e zorrës, që me enzimat e saj konverton në kancerogjene substancat prokancerogjene të pranishme në ushqime (sidomos yndyrnat shtazore, të cilat shkaktojnë rritje të acideve biliare në zorrë, që bëhen prodhues të kancerogjenëve).
Në listën e faktorëve të riskut renditen dhe polipet beninje të zorrës, sidomos ato mbi 2 cm, të cilat kanë tendencë të malinjizohen (të bëhen kancerozë). Luajnë rol gjithashtu në zhvillimin e kancerit të zorrës edhe disa sindroma ose gjendje të trashëguara familjare (predispozicion familjar). Risku në familjarët e gradës së I të të sëmurëve me kancer të zorrës është 3 herë më i lartë se në popullatën tjetër.

Si shfaqet kanceri i zorrës?
Shenjat klinike më të shpeshta janë hemorragjia, dhimbjet e barkut, si dhe çrregullimet e transitit, konstipacioni ose diarreja. Shenjat klinike që shfaqen janë në varësi të lokalizimit të kancerit në zorrë. Kështu, kanceri i pjesës së fillimit të zorrës së trashë (kanceri i kolonit të djathtë) shfaqet zakonisht me shenja të përgjithshme si keqësim i gjendjes së përgjithshme, (dobësi trupore), por dhe anemi ose temperaturë jo në shifra të larta 37.7-37.9 gradë.
Ndërsa kanceri i kolonit të majtë është i natyrës stenozante (ngushtuese), kështu që të sëmurët ankojnë për kapsllëk të patrajtueshëm nga medikamentet, ndiejnë rëndim në anën e majtë të barkut ose dhimbje, që lehtësohen përkohësisht nga defekimi ose nxjerrja e gazeve. Karakteristikë e shenjave klinike të kancerit të pjesës fundore të zorrës së trashë është hemorragjia (rektoiragjia), e cila nuk duhet të nënvlerësohet në të sëmurët që vuajnë edhe nga hemorroidet, sepse ekziston mundësia që ky kancer të ngatërrohet me hemorroidet, prandaj rekomandohet që të sëmurët që shfaqin shqetësime hemorroidale të ekzaminohen për të përjashtuar një kancer të rektumit (pjesës së fundit të zorrës së trashë).

Çfarë analizash duhen bërë për të përcaktuar diagnozën?
Ekzaminimi bazë është kolonoskopia, me anë të së cilës mund të shihet realisht tumori, forma, përmasat dhe struktura e tij, si dhe mund të merret material për biopsi. Ekzaminim tjetër që ndihmon në diagnozë është edhe ai radiologjik.

Si kurohet?
Trajtimi varet nga stadet dhe përhapja e tumorit. Ai përfshin trajtimin kirurgjikal, i cili konsiston në heqjen e segmentit të prekur nga kanceri. Pjesë tjetër trajtimi është radioterapia me kobalt ose lëndë të tjera radioaktive dhe kimioterapia me përdorimin e preparateve imunosupresorë.

rreziku

Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të zorrës

[b]* Mosha

  • Përdorimi i alkoolit
  • Faktorët dietetikë
  • Lloji i ushqimit që përdoret
  • Radioterapia
  • Polipet beninje të zorrës
  • Predispozicioni familjar[/b]

STUDIMI
Tumori në mushkëri, gratë mbijetojnë më gjatë

Përballë një tumori në mushkëri, në të njëjtin stad dhe që i nënshtrohet të njëjtës mënyrë trajtimi, gratë kanë më shumë mundësi të mbijetojnë në krahasim me burrat. Zbulimi, i publikuar në “Journal of Chest”, është bërë nga një ekip studiuesish të Universitetit të Alabamës në Birmingam. Studime të mëparshme kishin evidentuar diferenca të ndryshme mes burrave dhe grave në probabilitetin e mbijetesës nga ky tip tumori, që është konsideruar si shkaku kryesor i numrit të vdekjeve në botë, por ky studim është i pari që ka analizuar shkencërisht këtë problem. Studiuesit kanë analizuar, duke ndjekur për 7 vjet, rreth 1085 pacientë, prej të cilëve 671 ishin burra dhe 414 gra, pa dallime të tjera në nivel race, përdorimi të duhanit dhe patologjive të tjera. Pas 5 viteve të para të studimit ka rezultuar se 60% e grave ishte ende gjallë, ndërsa burrat vetëm 50%. Diferenca të tilla në terma të mbijetesës mund të lidhen me faktin se gratë kanë një përgjegjësi më të madhe ndaj kimioterapisë. Gjithsesi, për studiuesit zbulimi mund të ndihmojë të seleksionohen opsione të reja terapeutike për këtë tip tumori.

pyetje - pergjigje
Kollë e bardhë, si shfaqet?

Jam një grua 30 vjeç dhe dua të marr informacion rreth një problemi që shfaq vajza ime 2 vjeç. Prej disa ditësh ka kollë dhe pavarësisht se i kam dhënë shurup, gjendja është e njëjtë. Doja të dija se si shfaqet kolla e bardhë, çfarë shenjash ka?
BESA

Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjeken pediatre, Suzana Gjoni:
“Kolla e bardhë ose pertusis ka tre faza: e para është ajo katarrale. Në fillim paraqitet me teshtitje, rrjedhje hundësh dhe kollë të thatë, që është më e theksuar natën. Zakonisht nuk shfaqet temperaturë ose është e ulët deri në 38 gradë. Mund të ndodhë që pacienti të ketë dhe grykë të skuqura. Kjo fazë vazhdon 1-2 javë dhe është më infektuesja. Shenjë e periudhës së krizave është kolla, që është e vazhdueshme, pavarësisht nga ushqyerja, natën apo ditën. Krizat paraprihen nga një sërë kollitjesh, të cilat sa vijnë dhe shtohen, që ndërpresin frymëmarrjen dhe mund të ndodhë të provokojnë kollitje të tjera, madje të provokojnë edhe të vjella. Kriza të tilla përsëriten 5-40 herë brenda 24 orëve, duke qenë më të shpeshta nga java e 3 e kësaj periudhe. Ndërkohë fytyra enjtet, cianitizohet (nxihet), shfaqen djersë dhe takikardi (rrahje të shpejta të zemrës). Në faza më të rënda ka dhe hemorragji nga subkonjuktivitet (pjesa e poshtme e syrit), temperatura mund të jetë normale deri në 38 gradë. Pacienti është i lodhur, i dobësuar, mund të dëgjohen zhurmë në mushkëri. Faza e tretë është ajo e shërimit, ku kolla është më e lehtë, megjithatë ajo mund të vazhdojë dhe më pas, pasi ndjeshmëria e mukozës së bronkeve është e ndjeshme për një kohë të gjatë”.

Dermatit kontakti, si trajtohet

Jam një djalë 20 vjeç dhe doja të pyesja rreth një problemi që më është shfaqur para disa ditësh. Kam disa njolla në lëkurë që më kanë thënë se janë dermatit kontakti. Doja të dija se çfarë mund të përdoret për trajtimin e tij?
MALTIN

Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjeken dermatologe, Suzana Hoxha:
“Së pari do të sqaroja se termi dermatit kontakti është një përkufizim që përdoret për reaksione inflamatore akute apo kronike të shkaktuar nga faktorë me origjinë të jashtme, që bien në kontakt me lëkurën. Të tilla janë lëndët kimike, detergjente të ndryshëm, të cilët megjithëse mund të jenë në kontakt për një periudhë të shkurtër me lëkurën, mund të shkaktojnë shqetësime serioze në të. Për sa i përket pyetjes suaj se çfarë mund të përdoret do sqaroja, se individualizimi i substancave që e shkaktojnë dermatitin e kontaktit është hapi i parë i trajtimit. Prandaj rekomandohet shmangia e kontaktit me këto substanca, duke veshur veshje mbrojtëse ose duke lyer lëkurën me kremra mbrojtës. Më pas bëhet trajtimi medikamentoz në bazë të shkallës së përhapjes së problemit”.

ADOLESHENTËT DHE SEKSI - 26 PYETJE TË VËSHTIRA

Pa komplekse, nuk paragjykojne dhe pa tabu? Vetem me fjale. Pas maskes adoleshentet fshehin brishtesine, turpin. Dhe mijera pyetje. Qe u kemi dhene pergjigje.

Pushimet e para te pashoqerura nga mami dhe babi. Oret e vona jashte me miqte. Vera per adoleshentet eshte stina e “takimeve te zjarrta”. Eshte pikerisht periudha kur kontrolli i prinderve nuk eshte dhe aq i rrepte dhe mbremjeve mund te vonohesh pak me teper se zakonisht… Dhe eshte me e thjeshte te shijosh pervojat e para. Sigurisht, per ata qe nuk jane perballur me debutimin e madh te dashurise. Por dyshimet jane te shumta. Nje studim mbi adoleshentet evropiane ka nxjerre ne drite nje injorance te pashoqe. Pershembull 11 per qind e te intervistuarve nuk njohin as edhe nje metode kontraceptive, 67 per qind nuk e dine se cila eshte koha riprodhuese e ciklit. Per te mos folur pastaj per pasigurite qe kane lidhje me pamjen e jashtme, mundesise per te dashuruar, frikes nga braktisja. Keshtu qe per ndokend seksi kthehet ne nje pervoje shkaterruese. Keshtu sic e ka ka treguar Melisa P., nje pesembedhjete vjecare qe ka tronditur Italine me botimin e nje libri te titulluar “100 goditje me kreher para se te shkosh te flesh”, ditari erotik i adoleshentes qe kalon nga nje shtrat ne tjetrin. Po c’mund te bejme per te ndihmuar te rinjte per ta kaluar sa me qete dashurine? Hapi i pare eshte nje informim korrekt. Kemi mbledhur 26 pyetje “te zjarrta” te formuluara nga vajza dhe djem dhe kemi marre pergjigjet e tre eksperteve: nje psikologe, nje seksologe dhe nje gjinekolege. Dhe ja pergjigjet.

FRIKAT E ASAJ
Dhimbja e heres se pare. Lidhjet e “rrezikshme”. Pilula e dites se neserme. Te gjitha ato qe duhet te dine vajzat

  1. A eshte e dhimbshme hera e pare?
    Kjo varet nga himeni juaj (cipa e virgjerise), qe mund te jete me pak apo me shume elastik. Rezultati: ndoshta do te ndjesh pak dhimbje, por nuk eshte e thene. Nje gje eshte e sigurt: sa me e qete, sa me komode dhe sa me e binndur te jesh per ate qe je duke bere, aq me i vogel do te jete probabiliteti me te ndjere dhimbje. Dhe nuk eshte e thene qe te kesh gjakrrjedhje. Edhe kjo varet nga himeni. Nese kjo cipe cahet, atehere do te keni nje gjakderdhje te vogel. Por ka raste qe kjo nuk ndodh, pikerisht kur himeni eshte elastik dhe nuk cahet.

  2. Jam 15 vjec dhe do te doja te filloja te pija pilula. A eshte shume heret?
    Asnjehere nuk eshte shume heret, mund te marresh pilula qe ne raportin e pare seksual. Pilula ka efekte anesore shume te vogla, dhe ne moshen tuaj, gjeja me e keqe qe mund te ndodhe eshte nje shtatezani e padeshiruar. Pilula eshte ideale nese keni raporte seksuale te shpeshta ne nje lidhje te qendrueshme. Por nese behet fjale per raporte te rastit, atehere me mire eshte prezervativi.

  3. A eshte e vertete qe pilula te shendosh (trashë)?
    Absolutisht jo. Pilulat e viteve te fundit, qe kane nje doze te ulet hormonesh, nuk e provokojne rritjen e peshes.

  4. Pilula a te ndihmon per pastrimin e lekures nga pucrat?
    Sigurisht. Ndoshta nuk e dini, por aknet shfaqen si pasoje e prodhimit me shumice te hormoneve mashkullore, ato androgjene: lekura behet e yndyrshme, me shkelqim, dhe shfaqen pucrat dhe pikat e zeza. Estrogjenet qe permban pilula balancojne veprimin e ketyre hormoneve “shqetesues” dhe riekuilibrojne lekuren.

  5. Pilula, ndikon ne uljen e pjellorise?
    Perkundrazi, pilula e ruan pjellorine. Dhe kjo sepse e mban trashegimine e qelizave te vezes ne nivele me te larta. Keshtu, ka me pak rreziqe qe pas tridhjete vjetesh pjelloria jote te ulet. Per me teper, ndihmon per te mbajtur ne shendet te mire aparatin riprodhues, duke parandaluar cistet dhe tumoret ne vezore.

  6. Duhet te vizitohem tek gjinekologu para apo pas raportit te pare?
    Idelja do te ishte te shkonit me pare, madje te shkonit menjehere sapo te vinin menstruacionet per te paren here. Vizita duhet te kthehet nje takim te perhershem, te pervitshem. Keshtu do te shkosh deri tek kontakti i pare seksual e pergatitur dhe e pergjegjshme per rendesine e kontracveptiveve.

  7. Jam minorene. A mund ta marr pilulen pa e marre vesh prinderit e mi?
    Pyetje me spec kjo. Pasi ne te gjithe boten firmat farmaceutike kur reklamojne produktet kontraceptive, u drejtohen pikerisht moshave te reja. Keshtu teoriksht gjinekologet duhet t’ua rekomandojne pilulen te rinjve, por jo te gjithe mjeket e bejne kete pa kerkuar autorizmimin e prinderve. Me teper sesa per arsye shendetesore, per ceshtje etike.

  8. Si funksionon pilula e dites se neserme?
    Thjesht: E ndalon vezen e fekonduar te zbrese ne miter. Nese merret deri ne 24 ore pas raportit seksual, funksionon ne 95 per qind te rasteve. Sa me teper kalon koha, aq me teper ulet edhe efikasiteti i ilacit, qe pas 72 oresh zbret deri ne 50 per qind.

  9. Jam minorene. A mundem ta marr pilulen e dites se neserme pa e marre vesh prinderit?
    Sigurisht, mjafton te shkosh ne farmaci dhe mund ta blesh menjehere pilulen, qe nuk kushton me teper sesa 350 leke (te reja). Nderkohe, ne Italine fqinje, adoleshentet nuk jane kaq me fat, ato nuk mund ta blejne pilulen pa receten e mjekut. Kurse ne France, jo vetem qe eshte ne shitje te lire, por shperndahet edhe falas neper shkolla. Por gjeja me me mend qe mund te behet, eshte qe te shqetesoheni per kontraceptivet perpara aktit te pambrojtur. Pasi pilula e dites me pas perdoret vetem ne raste urgjente.

  10. A ka rrezik te marr infeksione?
    Sipas statistikave, moshat me te rrezikuara jane nga 15 deri ne 19 vjec. Mes infeksioneve, me i perhapuri eshte “clamidia”. Dhe eshte me i padukshmi, ne shumicen e rasteve nuk ka simptoma, ne raste te tjera shtohen sekrecionet dhe ka edhe djegie. Kurohet me antibiotike. Nuk duhet lene pas dore: ne disa raste mund te shkatoje infeksione me te renda qe shkojne deri ne sterilitet. Shume i perhapur eshte dhe “candida” (myku), i shkaktuar nga nje kerpudhe e vecante qe riprodhohet me shume shpejtesi ne rastet kur jeni duke perdorur antibiotike ose merrni pilulen. Per ta kuruar, ka kremra ose ovula, apo kompresa dhe lavazhe me perberje kunder mykeve. Kurse per bakterret, nuk ka kura te perhershme per t’i zhdukur. E vetmja gje qe mund te behet eshte te zvogelosh veprimin e virusit me nje mjekim specifik dhe te perdoresh gjithmone prezervativin, per te shmangur cdo lloj infeksioni.

  11. Kam maredhenie seksuale prej nje viti, por nuk e kam aritur orgazmen. Eshte normale?
    Per fat te keq po. Ka edhe gra te rritura qe e kane problemin tend. Te duhet fillimisht te kuptosh nese mund te arrish ne orgazme klitorike apo jo. Ne rast se jo, atehere duhet te shkosh tek gjinekologu: ndoshta ke ndonje anomali vaginale qe nuk te lejon te eksitohesh. Ne rast te kundert nuk ka problem. Ka shume femra qe arrijne vetem orgazme klitorike dhe kane nje jete seksuale mese te kenaqshme. Gjithashtu mund te provosh ta gershetosh penetrimin me stimulimin e klitorit. Ne kete menyre mund te arrish edhe orgazme vaginale. Nuk arrin edhe keshtu? Mos u tremb, vazhdo te besh ate qe te jep kenaqesi pa u shqetesuar, je plotesisht brenda normes.

  12. Dua gjithmone te bej dashuri kur eshte erresire qe ai te mos shohe celulitin tim. A eshte normale?
    Le te themi qe eshte nje sjellje mjaft e perhapur. E cuditshme, sepse, sipas statistikave, djemte nuk i vene re gjerat joperfekte tek femrat. Gjithsesi, ne shtrat, asnje djale nuk mund ta vere re celulitin, pasi me teper perqedrohet tek kenaqesia qe merr prej teje. Dashuria nuk eshte sfilate mode. Eshte mekat qe ti nuk e lejon te te shohe kur zhvishesh. Pasi eshte gjesti ai qe eshte erotik, dhe jo ajo qe ke nen rroba

. 13. Jam 18 vjec, mjaft e turpshme. Nuk kam pasur asnjehere ndonje lidhje. Eshte normale?
Sigurisht, pasi ne dashuri nuk ka parametra te normalitetit, cdokush ben ate qe ndien. Keshtu qe nuk ke pse shqetesohesh. Mikeshat e tua kane pasur lidhje? Shume mire, por nuk jemi te gjitha njelloj. Heret a vone do ta gjesh dike qe te te beje te ndrrosh mendje. Por nese nuk ke lidhje pasi ke frike, ketu ka njefare problemi. Nese flet me ndonje moter me te madhe, apo me mamane, nese me te hapesh, do te te beje mire.

FRIKA E TIJ

“Permasat e duhura” dhe zgjatja ideale. Ankthi i refuzimit dhe misteret e orgazmes femerore. Shume pikepyetje, dhe nje ankth i madh: po sikur te mos jem ne lartesine e saj?

  1. Cila eshte mosha e duhur per raportin e pare?
    Teorikisht mund te fillosh te besh dashuri ne momentin kur arrin zhvillimin seksual, pra duke filluar qe nga 14 vjec. Realisht nuk eshte keshtu: vec pjekurise fizike duhet edhe ajo psikologjike. Duhet te jesh i gatshem ta ndash intimitetin tend me dike tjeter, keshtu mosha e duhur eshte subjektive. Gjithsesi, me mire do te ishte pas moshes 16 vjec.

  2. Nuk kam pasur kurre raporte. Jam pak i shqetesuar per heren e pare: e nese asaj i dukem i paafte?
    Duhet te kemi parasysh se dashuria nuk eshte nje provim, e dashura nuk do te vere noten. E as nuk do marresh pjese ne ndonje olimpiade seksi. Qetesohuni: eshte normale te ndiheni te pasigurte. Dhe ndoshta jo gjithcka do te jete perfekte. Po c’rendesi ka? Pasigurite dhe gabimet e vogla i bejne njerezit me humane, me afer njeri-tjetrit. E rendesishme eshte te jeni mire se bashku.

  3. Eshte e vertete qe heren e pare vajzat nuk rrezikojne te mbeten shtatezena?
    Vertet qe mes djemve te sotem qarkullojne ende keto legjenda? Kujdes: vajzat mund te mbeten shtatezena gjate cdo raporti, madje edhe kur jane me menstruacione (eshte e rralle por ndodh). Keshtu duhet te mendoni gjithmone per kontraceptivet.

  4. Gjithmone kam praktikuar “dredhjen jashte”. A eshte e sigurte?
    Eshte gjeja me e rrezikshme qe mund te besh. Duhet ta dish qe edhe perpara orgazmes, jane te shpeshta derdhje te vogla te spermes. Probabiliteti qe ta lesh shatezane te dashuren, eshte i larte. Jo vetem kaq. Nje raport i ketij tipi nuk eshte dhe aq i kenaqshem, ku qendron kenaqesia e te berit dashuri nese nuk i shkon deri ne fund? Lereni “derdhjen jashte” dhe perdorni prezervativet.

  5. Nje shok me ka treguar qe e dashura e tij kalon tre orgazma rresht kurse te dashures sime nuk i ka ndodhur. Eshte faji im?
    Nuk eshte rasti te shqetesoheni. Po a eshte e sigurte qe shoku juaj ju ka thene te verteten? Sepse shume djem per te treguar potencen e tyre seksuale, u pelqen ta ekzagjerojne. Orgazma e shumefishte, ekziston, por nuk eshte norme, sidomos tek moshat e reja. Eshte dicka qe disa e mesojne me eksperiencen qe kalon. Ideja eshte kjo: seksi nuk ka te beje me konkursin. Fjalia: jam mire, por me keq se te tjeret, nuk ka kuptim. Ajo qe ka rendesi, eshte kenaqesia jote dhe e te dashures tende. Mos i degjo te tjeret: ajo qe bejne dhe provojne eshte puna e tyre.

  6. Ka kohe qe kam degjuar te flitet me pak per SIDA-n. A jemi ende te rrezikuar?
    Sigurisht, dhe je me i rrezikuar kur ndihesh i sigurte dhe e ul mbrojtjen. Duhet te dish: 80 per qind e infektimeve ndodhin ne ciftet heteroseksuale. Kujdes, sa here qe ke te besh me nje partnere te re, duhet te perdoresh prezervativin. Ne te kundert, hiq dore.

  7. Do te doja ta perdorja prezervativin, por kam frike se prishet magjia e dashurise.
    Perse nuk provon ta vendosesh ne formen e nje loje? Nuk duhet te fshihesh per ta veshur, perkundrazi, transformojeni ne nje ritual erotik, zgjidhni nje model me ngjyre dhe te lezecem dhe provoni ta vendosni te dy. Pastaj duhet ta dini se prezervativi ka edhe nje efekt tjeter: te ndihmon ta kontrollosh kenaqesine, keshtu qe mund ta vononi me teper kohen e orgazmes.

  8. A eshte e vertete qe nga maredheniet e pambrojtura mund te te ngjitet hepatiti?
    Eshte tamam keshtu, hepatiti B transmetohet edhe ne rruge seksuale. Ne shumicen e rasteve, organizmi prodhon antitrupa qe frenojne semundjen, por 5 per qind e njerezve nuk arrijne ta kurojne infeksionin dhe behen mbartes kronike te virusit. Zhvillimi i hepatitit con ne ceroze hepatike dhe kancer te melcise. Morali: me mire eshte te parandalohet duke praktikuar seks te sigurte.

  9. Sa duhet te zgjase nje raport normal?
    Nuk ekizton ndonje kohezgjatje ideale, e njejte per te gjithe. Metri per ta matur duhet te jete kenaqesia e te dashures tende. Teorikisht nje raport i kenaqshem zgjat aq sa t’i jape kohe edhe te dashures te arrije kenaqesine.

  10. Si mund ta kuptoj nese ajo po shtiret?
    Nga kontraktimet, qe gjate orgazmes shoqerojne ofshamat. Megjithate kujdes: nuk eshte rasti te shnderroheni ne dedektive. Nese keni dyshimin se ajo ben kot, nuk duhet t’i shtosh ankthin apo te perpiqesh ta demaskosh. Mos thuaj asgje, por perpiqu te ndryshosh ndonje gje per te pare cfare i pelqen asaj.

  11. Jam i shqetesuar per permasat e mia. A do arrij te kenaq ndonje vajze?
    Kurajo, duhet ta dish qe nuk jane permasat ato qe japin kenaqesi. Vagina eshte elastike, mund te zgjerohet ose mbyllet, keshtu qe centimetrat nuk kane rendesi te dores se pare. Perqendrohuni tek kohezgjatja dhe cilesia e raportit.

  12. Jam teper i shpejte. Gjithcka mbaron sa hap e mbyll syte. Si te permiresohem?
    Eshte nje nga problemet me te perhapura mes djemve te moshes tende. Ndoshta je ne ankth, ndoshta ke veshtiresi te besh zap emocionet. Mos ki frike, problemi eshte i zgjidhshem. Duhet vetem te mesosh te marresh fryme dhe te degjosh trupin tend. Dhe mbi te gjitha te njohesh ate moment te vecante te raportit, gjate te cilit e ndjen se kenaqesia fillon te rritet por ende mund te kthehesh mbrapa. Per te bere kete, megjithate ke nevoje per ndihme. Me ndihmen e nje seksologu mund te mesosh disa ushtrime, shume te ngjashme me jogen, te cilat jane enkas per te vonuar ejakulacionin.

  13. Duhet te marr iniciativen per te filluar. Po sikur ajo te me refuzoje?
    Frika e refuzimit eshte nje genjeshter qe e tregojme kur s’kemi kurajo per te bere dicka. Nese e merr iniciativen, gjeja me e keqe qe mund te te ndodhe, eshte qe ajo te te thote jo dhe ti nuk arrin ate qe doje. Por edhe nese nuk e provon, prape nuk do ta arrish. Keshtu humbet qe ne nisje.

STRESI

Fjala stres eshte nje fjale mjaft e perdorshme,por qe ne te shumten e rasteve perdoret pa pasur parasysh kuptimin e vertete te saj.Stresi perkufizohet si,nje shperndarje mendore ose emocionale,brenga ose hidherim,si pasoj e nje shtypje apo lodhje mendore.Nga ana e vet,kjo shtypje apo lidhje mendore vjen si pasoje e nje ngjarjeje jashte pervojave te perditeshme,qe perjeton njeriu.
Stresi mund te veproj mbi cilin do dhe te perjetohet me frike,tmerr dhe humbje te shpresave.Shkaku me i rendomte qe shpie ne nje pasoje te tille eshte psh: nje kercenim serioz per jeten,per humbjen e femijes apo te bashkeshortit,per shkaterrimin e nje mardhenjie te ndieshme.Trauma mund te perjetohet pas nje aksidenti ne grupe njerezish,luftera,fatkeqesi natyrore etj.Edhe ngjarje te perditshme mund te behen burim stresi si psh:nje zanje ne treg,rruge,shkolle apo ne familje.Ne gjendjen fizike te nje njeriu te stresuar shfaqen keto simptoma: dhimbje koke,ndryshim oreksi,luhatje tensioni,lodhje te shpejte,pagjumesi,renie ne pesh,ethe,dhimbje muskujsh,rrahje te forta te zemres etj.
Ndera ne gjendjen emocionale te te stresuarit shfaqen keto simptoma: rritje te ankthit,irritimi,deshperimi,enderrat e keqija,te folurit duke bertitur,depresioni etj.
Problemet spirterore qe shkaktohen nga stresi:zbrazeti,kerkon nje zgjidhje,humbje te kuptimit magjik per te dale nga situata,dyshimi,vetmartirizimi,gjendja e mos faljes,humbja e drejtimit,humbja e shpreses,kerkon meshire.
Problemet mendore qe shkaktohen nga stresi: harresa,marramendja,shikimi i turbullt,perqendrim te varfer,merzitje,qendrime negative,habitje,mjegullim,turbullim,te folurit keq per veten,topitja,plogeshtia.
Mardheniet me te tjeret e te stresuarit:veteizolohet,hypja neper lartesira,i patolerueshem,rrenja e deshires per seks,fyen te tjeret,i vetmuar,humb besimin tek te tjeret,qesh me te madhe,u fshihet te tjereve,shfrytezon te tjeret,mashtrues.

Sëmundjet e organeve të frymëmarrjes

Ka raste që persona të vaçantë janë me prirje të natyrshme ose lindin asmatikë. Tek të sëmurët astma ndryshon nga frymëmarrja e vështirë sepse është një dëmtim më i fortë. Të sëmurët vuajnë zakonisht në mbrëmje si dhe gjatë natës. Vuajtja më e theksuar nga astma është te njerëzit me gjoks të ngushtë ose me deformime nga të cilat tek këta njerëz shkaktohen edhe shtrembërime të shpinës ( të trupit, të kurrizit) etj.
Astma vjen nga ftohja e mushkërive, nga teprimi në pije alkoolike, ushqime të forta e të dëmtuara dhe në disa raste edhe nga vuajtjet shpirtërore, kur i sëmuri hidhërohet shumë për gjëra të pikëllueshme për te. Kur astmatiku gjatë kollitjes nxjerrë kelbazën , atëherë astma është e lëngëshme, ndërsa kur nuk e nxjerr, astma është e thatë, por më e mundimshme për të sëmurin. Po ashtu të sëmurit astmatikë gjatë kollitjes pështyjnë gjak. Ka edhe astmë mbytëse që dallohet se në disa raste i sëmuri bllokohet , humbë mundësinë e frymëmarrjes. Në një çast ngurrimi i sëmuri duhet të jetë i gatshëm që të lëvizë, apo kur të tjerët e hetojnë këtë vështërësi të tijën, t’i ndihmojnë që të sëmurit t’i kthehet frymëmarrja normale. Kur astma është e vogël e pandryshueshme dhe që zgjatë shumë quhet astmë kronike. Kjo formë e astmës edhe pse nuk është e fortë nuk e le të sëmurin të flej. Pluhuri, kontaktet me qimet e shtazëve, përdorimi i ilaqeve në të shumtën e rasteve shkaktojnë reaksione alergjike. Të sëmurët duhet të kenë kujdes me higjienën personale, por edhe më gjerë në mënyrë që të zvogëlohet sa më shumë prania e tenjës e cila ushqehet me poret e vdekura të lëkurës së qëruar dhe me kërpudha. Astmatikët shpesh vuajnë edhe nga kordat e zërit, që në popull quhen tejzat e zërit. Veqanarisht nga këto fërkime vuajnë arsimtarët si dhe njerëz të tjerë që mbajnë ligjërata të ndryshme. Të tillët flasin dhe përpihen me vështërsi dhe shpesh të folurit e përcjellin me ndonjë ngacmim apo kollitje të lehtë.

VJELLJA-(vamitur,emisis)

Vjellja eshte akt refleksiv dhe paraqet zbrazje retroaktive kryesishte te permbajtjes se lukthit nepermes te gojes ne mjedisin e jashtem.Vjellja me te vertet eshte njera prej mekanizmave mbrojtes me te cilet organizmi lirohet prej perberesve toksik te ushqimit.Mu para vjellejes njeriu subjektivisht ndien neverisje,kurse edhe gjendja e pergjithshme eshte e keqe,e percjell me molisje,zverdhje,puls te ngadalsuar.Me aktin e vjelljes komandon mekanizmi refleksiv qendra e te cilin gjendet ne qeporen e kurrizit,kurse ngacmimet te cilat arrijne ne te rrejdhin prej pjeseve te ndryshme te kanalit digjestiv,qiellzes se bute,lukthit zorreve si dhe prej pjeseve te tjera.Vjellja mund te jete edhe me prejardhje qendrore,pra lidhje me konsumimin e ushqimit dhe atehere nuk eshte e percjell me ndieshmeri te nevrikosjes.Ky eshte rezulltat i ngacmimit te drejtperdrejt te qendrave nervore dhe materiet,te cilat kane arritur deri te keto qendra me anen humorale.

IGJIENA MENTALE

-Qellimi kryesor i higjienes mentale eshte pengimi i semundjeve te ndryshme mentale.Me personalitet te pjekur nenekuptojme personin i cili eshte i qendrueshem,qe ka vetebesim,veteiniciative,i cili dij qe ta cmoje kohen si te veten ashte edhe te huajen dhe i cili ka aftesi te komunikimit dhe adaptimit me mjedisin e vet.Aktiviteti i higjienes mentale perfshin:

a)–aktivitetet qe kane per qellim te pengojne paraqitjen e semundjeve mentale.Ketu bejen pjese pengimi i qrregulimeve strukturore organike te sistemit nervor,per shkak te veprimeve te ndryshme demtuese infektive dhe traumatike.Per zhvillimin e personalitetit jane te rendesishme shume faktore,ku perfshihet faktori biologjik (trashigimia) dhe ai social (faktoret e ambientit qe ndikojne ne zhvillimin e personalitit). Me ardhjen e femijes ne jete keputet lidhja fizike ne mes te nenes dhe femijes,por eshte e rendesishme qe kontakti i nenes dhe i femijes te ruhet edhe me tutje per arsye se ne prani te perhershme te nenes zhvillohet personaliteti i deshiruar.Ne mungesen e nenes,femija e humb sigurinee cila lene pas vetes pasoja tjera ne zhvillimin e personalitetit.

b)–pengimin e perhapjes kronike te semundjes,invaliditetin mental ose vdekjen e te semureve psiqik.Nga kjo mjaft e rendesishme eshte RISOCIALIZIMI i hershem i te semurit psiqik,pra te pergaditet ambienti dhe kushtet per kthimin e te semurit,gjithashtu duhet te pergaditet mjedisi qe ta pranoje normalishte te semurin psiqik.