Truri i maces mund edhe kompjuterin

Macja e mund kompjuterin në të gjitha aspektet ku bëhet fjalë për përpunimin e informacioneve.
Këtë e kanë zbuluar një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Miciganit që kërkon të prodhojë një gjeneratë të re mikrocipesh të bazuar në modelin e felinëve. “Ajo që duam të bëjmë është të krijojmë një kompjuter, ashtu sic natyra bën me trurin”, shprehet Wei Lu në televizionin Nbc.

Në një kompjuter konvencional vetëm pak elementë janë të lidhur mes tyre. Nga ana tjetër, një tru punon në paralel, duke kryer shumë operacione në të njëjtën kohë. Shkencëtarët theksojnë se truri i maces është 100 herë më superior se superkompjuteri Dawn që mund të simulojë 1 miliardë neurone. Për të arritur këtë, shkencëtarët po përpiqen të zhvillojnë disa elementë të cirkuiteve që janë në gjendje të kujtohen nëse janë përshkuar nga rryma elektrike.

Duke bashkuar dy cipe të zakonshëm arrihet dicka e ngjashme me bashkimin e dy neuroneve dhe një sinapsi. “Hapi i ardhshëm eshte bashkimi i qindra njësive për të arritur kapacitetin e një superkompjuteri me madhësi sa një shishe dy litërshe”, shprehen shkencëtarët.

Ishalla nxjerrin ndonje CHIP super te avancuar!