Tsipras, kryeministri ateist i Greqisë që nuk pranoi betimin fetar

Për herë të parë në historinë e saj, Greqia ka nga dita e sotme kryeministrin më të ri në moshë, 41-vjeçarin Alexis Tsipras. Dhe po për herë të parë në historinë e saj, një kryeministër grek merr detyrën pa një betim fetar. Tsipras i veshur thjeshtë, si gjithnjë pa kravatë, ishte sot para presidentit në ikje, Karolos Papulias, ku bëri vetëm nje betim politik prej 24 fjalësh.

“Unë ju siguroj se me nderin dhe ndërgjegjen time do të përkrahë Kushtetutën dhe ligjet dhe do t’i shërbejë interesit të përgjithshëm të popullit grek”, tha Tsipras.

Ai mbërriti në Pallatin Presidencial i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Më herët Alexis Tsipras u takua për kortezi edhe me kryepeshkopin e Athinës dhe gjithë Greqisë, Hieronimus, të cilit i tha:

“Erdha këtu për të marrë urimin tuaj. Ju siguroj se marrëdhëniet shtet-kishë do të përmirësohen dhe do të jenë më efektive sesa në të kaluarën”

Si një ateist i përbetuar, Tsipras i ka thënë ndër të tjera kryepeshkopit të Greqisë se ai nuk është martuar në kishë dhe nuk i ka pagëzuar dy fëmijët sipas riteve ortodokse. Kështu që edhe tani si kryeministër i vendit nuk mund të bënte një betim fetar, nuk mund të dilte kundër atyre bindjeve që ka mbrojtur për gjithë këto vite. Pas kolaicionit me partinë “Grekët e Pavarur”, Tsipras do të ketë një shumicë parlamentare prej 162 deputetësh./Lapsi.al/

ateist apo pa fe???

Une e di qe eshte Ateist! :mendoj:

nuk me pelqejne keta tipat ateiste, sidomos nje kryetar shteti. ndoshta mund te kete perplasje te shpeshta me besimtaret, nuk do kishte bashkpunim. njerezit kane nevoje te besojne diku, dhe kur kane dhe mbeshtetje forcojne me shume respektin dhe edukimin ne komunitet…

???

perkundrazi Smocking, punet do shkojne shum mire! Sepse ky nuk i mban anen asnjeres pale (fetare) dhe punon sipas ligjeve! Edhe greqia besoj qe eshte nje shtet laik (sikurse Kosova dhe Shqiperia), kshtu qe nuk ma merr mendja qe do kete “mosmarreveshje” ne mes shtetit dhe fese.