Twitter më shumë si faqe lajmesh

Edhe përderisa Twitter mundohet me të gjitha forcat që të pranohet si faqe interneti për rrjetëzim shoqëror dhe si i tillë konkurrent i Facebookut, një grup i hulumtuesve koreanë ka analizuar mënyrën se si njerëzit e përdorin këtë shërbim dhe ka konstatuar se shumica e përdoruesve e shohin atë si medium tradicional për lajme.

Me fjalë tjera, sipas hulumtuesve, përdoruesit nuk e shohin Twitterin si faqe me ngjashmëri të madhe funksionale me rrjetin Facebook, por si një faqe të shpejt me lajme në të cilën kushdo mund të jetë reporter, por po ashtu duhet të përkujdesen që teksti (tweet) i tyre të mos jetë më i gjatë se 140 karaktere.

Megjithatë Twitter nuk duhet të brengoset aspak, sepse është pikërisht kjo gjë që e bën shërbimin unik në botë.

Me eshte bere fiksim fare te jap nje update ne Twitterpara se te fle! Gjen lajme me shume se gazetat :slight_smile: lol