Ubuntu 10.10 i gatshëm për shkarkim

E ndoshta këtë lajm mund ta dinë shumë më mirë ata që janë të interesuar në instalimin e Ubuntu 10.10 Maverick Meerkat në laptopin, kompjuterin apo tabletin e tyre, por pavarësisht kësaj me datën karakteristike 10.10.2010, Ubuntu lansoi edhe versionin më të fundit të sistemit të saj operativ të bazuar në Linux.

Ubuntu 10.10 veçohet me një ndërfaqe të re për laptop dhe për pajisje tjera me ekran të vogël. Ai gjithashtu veçohet me aplikacione të përditësuara për email, zyre dhe muzikë, si dhe me integrim me shërbimin Ubuntu One për ruajtje në rezervë të të dhënave dhe skedarëve si dhe për transmetim të skedarëve media përmes internetit.

Rreth versionit më të ri të Ubuntu mund të lexoni më shumë në kuadër të faqes zyrtare ndërsa vlen të theksohet se edhe Shoqata për Softuer të Lirë dhe të Hapur e Kosovës (FLOSSK) ka organizuar një event special për të shënuar datën e paraqitjes së Ubuntu 10.10, ndërsa sipas përfaqësuesve të FLOSSK ata do të organizojnë diçka të ngjashme edhe me 13 nëntor kur do të paraqitet versioni i radhës i sistemit operativ Fedora./pcworld.al

Faleminderit per momentin perdor nje version tjeter por seshpejti do ta mar dhe kete

E kam te instaluar por ne kuader te XP.Ne moment kur i mar ridatimet dhe e ristartoj PC-ne Ubuntu nuk mund te ngritet serish.Ju lutem me sqaroni dic reth kesaj.Flm.

Ne kuader, nenkupton bashke me XP? dmth nuk je duke bere dot azhornimet e ubuntu?

po pikerisht bashke me XP,ne mentin pasi i mer ridatimet(ubuntu) nuk mund te hapet me,(dmth,nuk niset,nuk ngritet, me falni se nuk gjej shprehje te sakte.)Mos ndoshta disku C duhet ndare ne dy partipacione(pjese) apo dic tjeter…
Flm

Jam mesues dhe ne mesim me duhen qe te dy SO (XP dhe Ubuntu)
serish flm

Kur keni instaluar Ubuntun- ai automatikisht ka krijuar paricionin e tij, problemi qe nuk hapet ka te bej me file-in e nisjes se sistemeve.

Sapo ndizni kompjuterin a ju shfaqet tabela me zgjedhjen e sistemeve operative?

A e keni instaluar korrektesisht Ubuntu, apo valle keni perdor menyren “LIVE”

vertetoini keto dhe na rishkruani.

E kam instaluar ubuntu 10.10 Live CD x86 nga Windows Xp duke krijuar particion 10GB
mirepo kur i mer perditesimet (UPDATE) nga ubuntu pastaj bllokohet ose nuk e cel fare ubuntun

Sapo ndizni kompjuterin a ju shfaqet tabela me zgjedhjen e sistemeve operative?

Pergjigjja

Windows XP Professional (Punon)
Ubuntu (nuk e vazhdon pas perditsimeve)

Mos do bere Pc me CD Full te ubuntu ose ky problem vjen vec se eshte live

çfare karte video keni?