Ubuntu Linux për kompjuterë tablet

Ubuntu së shpejti do të bëj hapat e parë në tregun e pajisjeve tablet në të cilin udhëheqin Android e iOS.

Ubuntu në fakt në treg do të paraqesë modelin Tenq P07 të cilin e vë në funksion sistemi operativ Ubuntu Netbook 10.10 i cili është përshtatur edhe më shumë për menaxhim në prekje.

Hapësira kryesore për ruajtje të dhënave e kompjuterit është siguruar me anë të diskut 32GB SSD e sistemi është forcuar me procesorin 1.6 GHz Atom në nivel të netbookëve dhe me 2GB RAM, gjersa është shumë më i shpejt sesa pajisjet ekuivalente tablet të Windows.

Detajet tjera, siç është kohëzgjatja e baterisë, tani për tani nuk janë të njohura por vetëm është thënë se aktualisht punohet në rregullimin e vrimave të hetuara softuerike para se ai të del në treg.