"Ubuntu-Touch" do të prezantohet të Enjëten

Shperndarja e Linux pritet te pushtoje Smartphone-t dhe Tabletat!

Ubuntu deshiron te preke brigje te reja. Pas krishtlindjeve, themeluesi i Ubuntu, Mark Shuttleworth, dha disa informacione per shperndarjen e Linux ne te ardhmen: Ne 2013 gjithcka do te sillet rreth Platformes Mobile, me konkretisht Ubuntu do te kete ne shenjester Smartphone-t dhe Tabletat.

“So close, you can almost touch it” (kaq afer saqe gati mund ta prekni)

Se ku do te na coje udhetimi me konkretisht, do te zbulohet ne mengjesin e te Enjetes. Ne Homepage te Projektit eshte vendosur edhe matesi i kohes dhe afer shkruan nje fjali “So close, you can almost touch it” ku me sa duket do te prezantohet nje version i ri i Ubuntu i cili do te funksionoje me pajisjet qe qe kontrollohen me prekje.