Uefa champions legue. Arsenali tenton permbysjen. Shokon milanin ne pjesen e pare

Milani është një nga skuadrat e para që kualifikohet mes 8 më të mirave të Europës edhe pse kalon për në cerekfinale.

Në “Emirates” Arsenali mund Milanin e përgjysmuar nga mungesat 3-0, por janë 4 golat e shënuar në Milano që kualifikojnë skuadrën e Alegrit.

Që në minutën e 6-të tregon probleme mbrojtja e Milanit e cila pëson golin e parë nga një goditje këndi. Kanë kaluar 20-të minuta të tjera e kuqezinjtë mbeten në mbrojtje duke vuajtur presionin e anglezëve. Gabimi i vetëm që bën Tiago Silva sjell golin e dytë për Arsenalin me autor Rozickin. Ky gol i dytë i afronte më shumë tek ëndrra lojtarët e Arsenalit të cilët besojnë se mund t’ia dalin.

Në mbyllje të pjesës së parë, Mesbah sërish tregon probleme dhe shkakton një 11-metërsh. Ishte vetë kapiteni Van Persi që e shndërron në gol.

Me 3-0 në 45 minutat e para Vengeri dhe e gjithë skuadra e “topcvinjve” besonte më shumë tek mrekullia, por në pjesën e dytë është një tjetër Milan, në fushë, jo agresiv e në superioritet por gjithsesi me më shumë grintë për të mbrojtur rezultatin.

Rastet e shumta, nuk sollën asnjë gol në këtë pjesë duke mbyllur gjithcka me rezultatin e pjesës së parë e në të njëjtën kohë duke kaluar Milanin në fazën cerekfinale të Champions Leagues.

Në këtë fazë është kualifikuar edhe Benfika e cila ka mundur 2-0 në fushën e saj Zenitin duke cuar në rezultatin përfundimtar 4-3 të dy ndeshjeve.

Milan dje luajti shumë keq.

Do ishte spektakel i madh po ta kishte perbys, por u lodh ne pjesen e dyte Arsenali

Na ngriu gjaku ate nate! Rezultat i pabesuar, dhe asnjeri se priste!