UEFA kërkon 5 gjyqtarë në EURO 2012


Presidenti i UEFA-s, Michel Platini ka theksuar se organizata e tij përpqiet që në Kampionatin Evropian, EURO 2012 të vendosë 5 gjyqtarë në ndeshje.

“Unë jam 500 % i kënaqur që kur ka filluar të aplikohet sistemi me 5 gjyqtarë dhe se si është duke funksionuar ai në Ligën e Kampioneve dhe Ligën Europa.Rezultatet e këtij eksperimenti kanë qenë mjaft pozitive. Gjyqtarët janë mjaft të kënaqur që kanë edhe dy kolegë të cilët iu ndihmojnë”, tha Platini gjatë vizitës së tij në Poloni.

Këshillini ndërkombëtar u lidhjes së futbollit (IFAB) është trupi i cili duhet të vendosë rregullat e lojës, kurse në vitin e fundit është duke luftuar me kontradikta të ndryshme se si do ta rregullojë këtë proces, në velanti a do të pranohen golat të cilat janë shënuar në mënyrë të parregullt.

“Të premten dhe të shtunën në Wales do të arrijnë drejtuesit e IFAB-së. Ne para tyre do të prezantojmë iniciativën tonë në përbërje të pesë gjyqtarëve. Do të shohim se cila do të jetë përgjigja e tyre. Shpresoj në përgjigje pozitive”, tha Platini.

5 gjyqtar eshte me efektive gje qe eshte deshmuar ,spepse ka pasur shume gabime ne te kaluaren.

shpresoj te jen te mir