UFO - Londra publikon informacionet sekrete te X-Files

Nga 160 dosje dedikuar objekteve fluturues, sot jane publikur 8 prej tyre.

LONDRA (Britani e Madhe) - Per vite e gjithë bota ka debatuar mbi ekzistencën e ufove, mbi ekzistencën e X-file te mbajtura sekrete. Arkiva qe mbaheshin dhe sekret nga shërbimet sekrete internacionale. Kush do e mendonte se nje dite këto sekrete do te ishin ne rrjet si nje arkiv normal. Ajo qe ndodhi ne Britanine e Madhe ku nga siti zyrtar (https://www.nationalarchives.gov.uk/ufos) dokumente te ndryshme te ministrisë se mbrojtjes qe kane si teme kryesore “objektet fluturues jo te identifikuar”.

DOKUMENTET - Tani per tani jane publikuar vetëm tete dokumente te X-file, relative te viteve midis 1978 dhe 1987, por faqja siguron qe ne kater vitet e ardhshme do te jene te gjitha arkivet, te 160-ta. Sipas këtij vendimi te fundi per hapjen e dokumenteve ka qene shoqeria “Freedom of information Act” qe lufton kundër zerave false mbi informacionet e rreme. Edhe qeveria britanike vitet e fundit eshte akuzuar per informacione te shumta ne dispozicionin e saj, mbi alienet dhe gjera te tjera te mbajtura sekrete.

SHERBIMI SEKRET - Ne 60 vitet e fundit sherbimi sekret britanik ka shqyrtuar mbi 11.000 raste te “objekteve jo identifikues”: keto raste kane i jane kaluar ministrisë mbrojtjes qe i identifikoi si jashtëtokesor. Keta te fundit mendonin se mbrapa ketyre objekteve fluturuese qendronte Bashkimi Sovjetik apo shtete te tjere armiq.

TREGIMI- Sigurisht qe nuk mungojnë rrefimet nga persona qe i kane pare dhe qe tregojne takim me jashte tokësoret: Rasti i vitit 1983 i kataloguar mbi siglen «Defe 24/1925», ne te cilen nje shtatedhjete vjeçar peshkatar anglez, deklaron qe ka biseduar me jashtëtokësoret ne ngjyre te gjelber, te cilet kishin zbritur nga nje anije misterioze. Gjithmone ne te njejtin dokument shkruhet qe nje qytetar ne vitin 1985 kishte pare te tjera objekte ne lumin Mersey, ne veri te Anglise, ku dhe i njejti person deklaron qe ka folur me alienin e quajtur Algar.

DESHMITE - Mbi te gjitha, deshmite nuk mungojnë duke nisur nga aviatorët e Raf (Royal Air Force), pilota civile dhe kontrolloret e fluturimit. Edhe nje pilot i nje aeroplani civil deklaron ne nje leter me 5 shtator te viti 1986 qe ka pare nje objekt fluturues qe kaloi pak milje aeroplanit qe po pilotonte, dhe pse mendohej per nje meteor apo nje raket. Por ai thekson: “nqs do ishte nje raket apo meteor une dhe ekuipazhi im nuk do te frikësoheshim aq shume…”

ASNJE PROVE - Ne fund te fundit asnje prove nuk ekziston qe keta objekte jane afruar realisht. Guardian Nick Pope nje ish punëtor ne ministrine e mbrojtjes britanike qe merrej me dojset e Ufos thekson: «Nuk eshte gjetur asnje prove reale mbi kete çeshtje»


Per Lirenti.com Maj 2008 © ReniX
Materiali i marre nga siti i mesiperm.

Duke konsultuar dokumentet e shkarkuara nga siti shfaqen dukshëm mesazhet e lëna ne çastet kur këta objekte janë vene re.

Po ju ilustroj dy foto te shkëputura nga këto arkiva ku flitet qarte për përshkrimin e objektit te pa identifikuar:

[b]Flm Reni.

Eshte nje fenomen qe do te jete shume i shpeshte ne ditet tona.
Personalisht besoj se ekzistojne qenie te tilla, por me nje forme jo njerezore.
Besoj se jane qenie frymore me nje strategji shume shume te zgjuar, dhe se kane nje qellim te caktuar persa i perket planetit tone, dhe me konkretisht banuesve te ketij planeti, ne njerezve.

Do te ishte mire, ngaqe kam degjuar shpesh qe ju jane shfaqur mjaft njerezve, te cilet kishin eksperienca te ndryshme ne lidhje me UFOT, nese dikujt i ndodhin gjera te tilla, te mos jene miqesore, ose me sakte te mos u japin rendesi dhe te mos pranojne ftesa nga keto krijesa te panjohura, dhe sa me pak kontakt aq me mire.

Shume persona qe kane pasur kontakt, kane pesuar nje shok te madh, depresione dhe probleme psikologjike qe kane lene shenja mjaft serioze, dhe veshtire e kane marre veten.

Me kalimin e kohes ata qe jane te zgjuar do kuptoje se perse behet fjale dhe do te duket hapur qellimi i tyre.

Zoti na ruajte te gjitheve nga ngjarjet e diteve te fundit.[/b]

Fakti qe te gjithë dëshmitaret qe kane deklaruar, një takim me UFO-t , kane kaluar ne depresion janë vetëvrare apo janë zhdukur ne mënyre misterioze le vërtet për te dëshiruar. Uroj qe shërbimet sekrete te shteteve te mos kenë dore mbi këto ngjarje dhe pse dyshime dhe zëra ka pasur gjithmonë.

Edhe une personalisht besoj që egzistojnë,dhe janë më të aftë se ne.Ka edhe videoinqizime -fakte

eshte e vertete qe ekzistojne se dhe jeta ne toke nga jashtetokesoret eshte formuar

po kushe e di se ekzistoine vertete ? apo i coine vete qeverite e medha dhe populli nuke ti gje :ciao: