Uiliam Shekspir - William Shakespeare

William Shakespespear (sq. Uiliam Shekspir) është dramaturgu me i njohur anglez dhe është bërë i njohur me “Hamletin” pastaj me veprën e “Makbeth-it” etj. Uiliam Shekspir lindi në Stratford mbi Avon më 23 prill të vitit 1564. Interesante është fakti se 23 prilli përkujtohet njëkohësisht edhe si dita e vdekjes së tij, 23 prill 1616.

Uiliami ishte biri i tretë i John dhe Mary Shakespeare. Nga tetë fëmijët e tyre mbijetuan katër, dy prej të cilëve u bënë aktorë: Uiliami dhe vëllai i tij më i vogël Edmund, lindur më 1580, i cili shkoi me të në Londër.

Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze dhe, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe shumë komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze. Shekspiri ishte edhe autor i 154 sonatëve dhe i një numrit të madh të poemave, disa prej të cilave janë konsideruar si shembuj më të shkëlqyer të letërsisë angleze që është shkruar ndonjëhere.

Aftësia e tij qëndronte në të hedhurit e rrëfimit-përtej, për të përshkruar kështu pamjet e brendshme dhe të thella të natyrës njerëzore. Mendohet se pjesën më të madhe të veprave të tij t’i ketë shkruar mes viteve 1585 1611, edhe pse datat dhe kronologjia e veprave që i atribuohen atij nuk njihen me saktësi, duke shkaktuar kështu mangësi në lidhje me hartimin e një biografie të thellë dhe të plotë për këtë figurë madhore të letërsisë.

Disa nga tragjeditë më të famshme të Shekspirit janë: Hamleti, Romeo e Xhuljeta, Henriku IV, Makbeth, ndërsa nga komeditë përmendim: Shumë zhurmë për asgjë, Nata e dymbëdhjetë, etj.

Veprat letrare

* Hamleti,
* Romeo e Xhuljeta,
* Henriku IV,
* Makbeth,
* Shumë zhurmë për asgjë,
* Nata e dymbëdhjetë
* Mundimet e kota të dashurisë

Zbulohet portreti i vërtetë i William Shekspirit

Portreti i fundit është pikturuar në 1610, 6 vjet para vdekjes, kur shkrimtari duhej të kishte pasur moshën 46 vjecare.Gjëja më e habitshme e portretit është se Shekspiri kishte më shumë flokë në kokë sesa tregohen në pikturat e tjera.

LONDER- Një organizatë që merret me mbrojtjen e objekteve kulturore ka thënë sot se kishte zbuluar një portret të William Shekspirit që i përket 300 viteve më parë dhe që duhet të jetë i vetmi imazh autentik i dramaturgut, i pikturuar kur ishte gjallë.

Deri tani vetëm dy kuadro të 1623 ishin pranuar si portrete autentike, të dyja portrete të pasvdekjes dhe të bazuara në kujtime. Portreti i fundit është pikturuar në 1610, 6 vjet para vdekjes, kur shkrimtari duhej të kishte pasur moshën 46 vjecare thotë Paul Edmondson i shoqatës “Shakespeare Birthplace Trust”.

Kjo teori është vërtetuar katërcipërisht nga analistë e reze X dhe infra të kuqe që i janë bërë pikturës.

Gjëja më e habitshme e portretit është se Shekspiri kishte më shumë flokë në kokë sesa tregohen në pikturat e tjera.

Portreti është ruajtur për gjenerata të tëra nga familja Cobbe, e cila ka lidhje të largëta me Henry Ëriothesley, mbrojtës i Shekspirit dhe konti i Southampton.

Pronari aktual Alec Cobbe, kishte vënë re në një ekspozitë të titulluar “Searching for Shakespeare” (në kërkim të Shekspirit), e ndërmarrë nga galeria kombëtare e portreteve në Londër në 2006, një pikturë e cila ishtepranuar si portreti i poetit dhe ishte një kopje e asaj që ai kishte në koleksionin e familjes së tij.

Portreti do të pasqyrohet në ekspozitën Shakespeare Found a Stratford-upon-Avon nga 23 prilli deri më 6 shtator 2009.
(Ne foto presidenti i “Shakespeare Birthplace Trust”, Stanley Wells, pranë portretit që përkufizohet si portreti autentik i William Shekspirit)
(burimi/BalkanWeb)

shume ineresant ky porteti…