Ulja e temp. së trupit ndikon në zgjatje të jetes në minjë

Ulja e temperaturës së trupit ndikon në zgjatje të jetes në minjë

[b]Hulumtuesit kanë zbuluar se ulja e temperaturës për vetëm 0.5°C mund ta zgjatë jeten e minjëve për 15%.
Deri tani metoda e vetme për zgjatjen e jetes ishte ulja e konsumimit të kalorieve.

Bruno Conti, në Scripps Research Institute në La Jolla/Kaliforni, dhe koleget e tij i kanë modifikuar gjenetikisht minjët ashtu që të kenë defekt të caktuar në rajonin trunor të quajtur lateral hypothalamus.

Ky defekt ka shkaktuar ngrohjen qelizave dhe kështu rajonit.

Si rezultat, pjesa e trunit që kontrollon temperaturen e miut (që është 0.8 milimetra larg hipotalamusit lateral) ka reaguar duke e ftohur trupin e miut.

Ky reaksion ka shkaktuar uljen e temperaturës për 0.6°C, dallim i cili edhe pse i vogel, ka ndikuar në zgjatje të jetes për 12% - 20%. Gjithashtu, jeta është zgjatur më shumë në femrat.

Duhet cekur se konsumimi i ulët i kalorieve, metoda tjeter për zgjatje të jetes, gjithashtu ndikon në ftohjen e trupit.

Mendohet se me ulje të temperaturës qelizat shpenzojnë më pak energji duke lëshuar më pak radikale të dëmshme.[/b]