United fitues i League Cup

Aston Villa dhe Manchester United janë takuar sot (të dielën) për të zhvilluar finalen e Carling Cup në stadiumin Wembley.
Të paerët kaluan në epërsi lojtarët e Aston Villas. James Milner krijoi epërsi të hershme (5’) për ekipin nga Villa Park, mirëpo kjo epërsi zgjati shumë shkurtë.
Michael Owen, i cili në këtë ndeshje u inkuadrua nga minuta e parë, reagoi shumë shpejtë (12’) për ta barazuar rezultatin. Megjithatë, për fatin e keq të tij, sulmuesi anglez u desh ta largohej nga ndeshja për shkak të lëndimit (42’).
Sidoqoftë, inkuadrimi i sulmuesit në top-formë, Wayne Rooney, është rrezik për çdo kundërshtar, dhe ishte pikërisht Rooney lojtari që shënoi golin e fitores dhe ia siguroi skuadrës së tij trofeun e League Cup.

bravo e meritojne !!!