Uragani!

Koha e lindjes dhe mënyra e emërimit ndër vite e këtyre katastrofave natyrore

Para tre muajsh ishte emri më i përfolur në botë. “Katrina” ishte bukuria natyrore që vrau mbi 1000 persona dhe njëkohësisht, katastrofa më e madhe natyrore në historinë e Amerikës. “Katrina” iu shtua dhjetëra motrave që kapin çdo ditë brigjet e vendeve tropikale, duke u renditur si forma më e paparashikuar e shkatërrimit natyror. Ciklonet tropikale janë një pjesë e rëndësishme e sistemit të qarkullimit atmosferik, duke lëvizur nxehtësinë nga rajonet ekuatoriale drejt hapësirave më të gjera.
Klasifikimi i tyre


Në varësi të rajonit, përdoren terma të ndryshëm për të përshkruar ciklonet tropikale. Uraganet gjenden në Oqeanin Atlantik të Veriut dhe në Oqeanin Paqësor të Veriut. Shpejtësia e tyre është të paktën 120 km/orë. Ato janë shtrëngata me erëra mjaft të stuhishme dhe rrotulluese që lëvizin përreth një qendre deri diku të qetë të emërtuar “sy”. Këto stuhi njihen me emrin tajfune në veriperëndim të Oqeanit Paqësor dhe stuhi të forta cikloni në Oqeanin Indian. çdo stuhi e tillë ka një kohëzgjatje prej rreth 10 ditësh. Stina e uraganeve fillon më 1 qershor dhe zgjat deri më 30 nëntor. Ndërsa numri më i madh i stuhive ndodh në muajt gusht dhe shtator. Në raste të rralla janë parë stuhi të tilla në muajt dhjetor dhe janar. Një stuhi bëhet stuhi tropikale dhe merr një emër kur erërat e saj arrijnë shpejtësinë 63 km/orë. Ajo bëhet uragan kur erërat e saj kapin shpejtësinë 120 km/orë. Syri i uraganit, ose boshti i tij, është çuditërisht i qetë e pothuaj pa erë. Brenda tij, qielli është shpesh i qartë, pavarësisht se ç’po ndodh përqark. Por megjithatë, syri nuk është gjithmonë qendra e stuhisë. Herë pas here ai lëviz në drejtime të ndryshme i pavarur nga drejtimi i zhvendosjes së stuhisë.
Emërtimi i tyre


Parashikuesit e motit i emërtojnë uraganet, me qëllim që ta kenë më të lehtë ndërlidhjen midis tyre dhe njerëzve. Para vitit 1950, uraganet emërtoheshin sipas vitit në të cilin ato ndodhnin duke i prapangjitur një gërmë të alfabetit (1942A, 1942B, etj). Më vonë u shfaq prirja për t’u vënë uraganeve emra njerëzish. Përvoja tregoi se kjo mënyrë e dytë me emra vajzash e djemsh në ndërlidhjen e folur dhe të shkruar ishte më e shkurtër, më e shpejtë dhe shkaktonte më pak gabime në diferencimin e tyre. Gjinia e stuhisë së parë të sezonit alternohet nga viti në vit. Stuhia e parë e një viti me numër tek merr një emër femëror, ndërkohë që stuhia e parë e një viti, numër çift merr një emër mashkullor. Për çdo stinë, përgatitet një listë me emrat e mundshëm të uraganeve që priten. Listat, të cilat përmbajnë një emër për çdo germë të alfabetit riqarkullohen çdo gjashtë vjet dhe emrat e uraganeve të pashfaqur zëvendësohen.

Uraganet, një “bombë atomike” natyrore
Më 28 gusht të këtij viti, uragani “Katrina” zbarkoi në Luiziana të SHBA-ve dhe në vendet përreth. Qendra Kombëtare e Uraganeve, në pasqyrimin e sezonit të stuhive tropikale konstatoi se “Katrina” ishte fatkeqësia më e madhe natyrore në historinë e Amerikës. Numri i të vdekurve i kalon 1000 persona, shumica nga përmbytja dhe pasojat. Gjithashtu, është vlerësuar se ka shkaktuar 200 miliardë dëme. Para “Katrinës”, uragani më i kushtueshëm ishte uragani “Andrew”, që shkaktoi 25 miliardë dollarë dëme në Florida. Ciklonet tropikale që shkaktojnë shkatërrime masive janë shumë të rralla, kur ata ndodhin mund të sjellin vdekjen e mijëra jetëve dhe copëtimin e miliarda dollarëve. Cikloni më vdekjeprurës që është regjistruar deri më sot, është ai që përfshiu Pakistanin Lindor më 1970 duke shkaktuar vdekjen e rreth 500 mijë personave. Pellgu i Oqeanit Indian ka qenë historikisht më vdekjeprurësi me tri stuhi që nga viti 1900, duke vrarë mbi 100 mijë persona për secilën. Uragani “Ivan” i shtatorit 2004 kaloi nëpër Gjirin e Meksikës dhe Jugun e SHBA-së, duke shkaktuar 70 humbje jete në Karaibe dhe të paktën 18 në SHBA. Erërat e tij kishin shpejtësinë 210 km/orë, por dëmi që shkaktoi ishte shumë më pak nga sa pritej, sepse ai u shndërrua në stuhi tropikale që derdhi 38 cm shi. Për shkak të frikës ndaj këtij uragani përbindësh, më shumë se 2 milionë njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në jug të SHBA-së.


Cilësimi i një uragani
Një stuhi bëhet stuhi tropikale dhe merr një emër kur erërat e saj arrijnë shpejtësinë 63 km/orë. Ajo bëhet uragan kur erërat kapin shpejtësinë 120 km/orë. çdo stuhi e tillë ka një kohëzgjatje prej rreth 10 ditësh. Stina e uraganeve fillon më 1 qershor dhe zgjat deri më 30 nëntor. Ndërsa numri më i madh i stuhive ndodh në muajt gusht dhe shtator.

Uraganet e një shekulli
Uraganet më shkatërruese që nga viti 1900 në SHBA janë: “Galveston” 1900, “Camille” 1969, “Agnes” 1972, “Frederic” 1979, “Elena” 1985, “Hugo” 1989, “Andreë” 1992, “Opal” 1995, “Fran” 1996. Midis tyre është edhe uragani “Mitch” në vitin 1998 që shkaktoi 18 mijë të vrarë. Mijëra të tjerë mbetën të pastrehuar dhe dëmi material që ai shkaktoi ishte i pallogaritshëm.

10 stuhitë më vrasëse
Humbjet më të mëdha në jetë njerëzish të shkaktuara nga uraganet (viti/numri i personave): Galveston-Teksas viti 1900/8000 persona, Liqeni Okeechobee 1928/1836, Florida Keys 1919/600, New England 1938/600, Florida Keys 1935/408, Juglindje Luisiana - Teksasi Verior 1957/390, New England 1944/390, Grand Isle - Luisiana 1909-350, New Orleans 1915-275, Galveston - Teksas 1915-275.

Sa te rrezikshem jan keto ,sidomos keto ne foto bobo