USB 3.0 do të ketë shpejtësi 10 herë më te madhe se USB 2.0

Inteli dhe një grup i kompanive tjera siq janë: HP, Microsoft, NEC dhe Texas Instruments kanë filluar te zhvillojnë versionin e ri te USB-ve.
Gjenerata e tretë e USB-ve do të mund te transferoj të dhënat me shpejtësi deri në 4.8gbps, dhjetë herë me shpejtë se USB-të e versionit 2.0, te cilat mund te transmetojnë te dhëna me shpejtësi maksimale 480mbps.

Sipas zyrtarve te Intelit USB-të e versionit 3.0 do te shpenzojnë me pak rrymë dhe do te kenë efektshmëri me te lartë.
Portet e USB-ve 3.0 do te jenë kompatibile me kabllot a bakrit dhe ato optike, gjë që mundeson qe në të ardhmen shpejtesia e transmetimit te jetë edhe më e madhe.

Gjithashtu planifikohet edhe azhurimi i USB-ve pa tela te ashtuquajturat WUSB (ang. Wireless USB), te cilat për momentin operojnë me shpejtësi 480mbps.
Versioni i ri, WUSB 1.1 do të mund te transferoj te dhënat me shpejtësi deri në 1gbps.
Parshihet që specifikacionet e reja të USB-ve të jenë gati deri në gjysmen e parë të vitit të ardhshem.

Gjithashtu dhe portat fireware jane shume te shpejta ato 400 dhe 800, por jo te gjithe pc jane te pajisur me keto porta.

Ky lloj USB eshte i larget per mua???

Se shpejti do futet ne treg, dhe te gjithe PC-te do te jene te paisur me porta USB 3.0

cooll …