Ushqimet që ju ndihmojnë të ruani kujtesën

Ushqimet të cilat hulumtuesit mendojnë se mbajnë gjithë trupin të shëndetshëm, duke përfshirë edhe trurin.

1. Peshku

Salmoni, toni dhe lloje të tjera peshku janë të pasura me acide omega 3 dhe DHA. Duke ngrënë sa më shumë peshk, ju merrni më pak mish të kuq dhe proteina të tjera që janë të larta në yndyra.

2. Perimet me gjethe të gjelbra

Lakrat jeshile, spinaqi, brokoli janë burime të mira të vitaminës E dhe folateve. Folatet ulin nivelin e homocistinës në gjak. Homocistina është një aminoacid, nivelet e larta të së cilës mund të shkaktojnë vdekjen e qelizave në tru, por acidi folik ndihmon në uljen e niveleve të homocistinës.

3. Avokado

Ky frutë është i pasur me vitaminë E dhe C, çka ndihmon në uljen e rriskut të zhvillimit të alzhejmerit.

4. Farat e lulediellit

Farat, duke përfshirë edhe farat e lulediellit janë burime të mira të vitaminës E. 30 gr fara luledielli të pjekura përmbushin 30% të nevojave ditore të vitaminës E.

5. Kikirikët dhe gjalpi i kikirikut

Edhe pse të dyja janë të pasura me yndyra, ato ofrojnë një burim të shëndetshëm yndyrash. Gjithashtu ato janë të pasura me vitaminë E. Ndihmojnë në funksionimin e zemrës dhe trurit. Zgjedhje të tjera të mira janë lajthitë dhe bajamet.

6. Vera e kuqe

Njerëzit që konsumojnë një sasi të moderuar vere të kuqe, shfaqin më pak rrezik nga prekja e alzhejmerit.

7. Frutat e pyllit

Studimet e prezantuara në “National Meeting of American Chemical Society ” në Boston kanë zbuluar se manaferrat, luleshtrydhet dhe boronicat mund të ndihmojnë në ngadalësimin e rënies së njohjeve konjitive që lidhen me moshën, duke ruajtur mekanizmin natyror të trurit. Ky mekanizëm ndihmon eliminimin e proteinave toksike që lidhen me humbjen e kujtesës për shkak të moshës.

8. Drithërat

Të pasura me fibra, drithërat janë nj pjesë integrale e dietës mesdhetare e cila është gjithashtu e pasur me fruta, perime, arra, fara, vaj ulliri e verë. Kjo lloj diete mund të reduktoj inflamacionin, stresin oksidativ dhe faktorë të tjerë që lidhen me riskun vaskular, si presioni i lartë i gjakut – të cilat mund të kenë një rol në rritjen e rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe trurit.

Burimi: Gazeta Express

Te gjitha keto bejne mire ne pergjithesi, jo vetem per kujtesën! te gjitha ne listen time te preferuar :slight_smile: #yum

…Pervec se peshkut dhe frutave te detit ne pergjithesi…nuk egziston asgje me e mire…peshku eshte absolut…nese konsumohet 2 here ne jave te pakten…