Ushtria amerikane teston “armën lazer” (video)

Një anije ushtrake amerikane ka përdorur “armën lazer” për të neutralizuar nga dy km ditancë një mjet lundrues në brigjet e Kalifornisë.Testimi i zhvilluar për herë të parë në det të hapur rezultoi me sukses, ndërsa lazeri, goditi një prej motorrëve të një mjeti lundrues të ndaluar, që u përfshinë menjëherë nga flakët.
“Arma e lazerit”, që ndryshe quhet “HEL” (high-energy laser), vitet e ardhshme mendohet që do të përdoret në rrëzimin e rraketave, eleminimin e sulmeve detare të anijeve në një distancë të largët, madje mund të jetë një zgjidhje për të neutralizuar edhe sulmet e piratëve, që kohët e fundit kanë qënë të shpeshta.
Ushtria amerikane ka nisur eksperimentet për ndërtimin e një arme të tille me lazer, që në fillim të viteve ‘70.

//youtu.be/nl5gWDPyrss

po ta kisha kete do ja leshoja bythve politikaneve shqipetar :smiley:

mire do beje do te mbeshtetja e une