Vaksinimi kundër kancerit të qafës së mitrës


Vitet e fundit, kanceri në qafën e mitrës ka arritur shifra alarmante. Nëse u referohemi shifrave, sipas Organizatës Botërore e Shëndetësisë (OBSH), llogaritet se çdo vit afërsisht 500.000 gra diagnostikohen me kancer të qafës së mitrës dhe se mbi 50 për qind e tyre vdesin nga kjo sëmundje

Në botë, çdo dy minuta një femër vdes nga kanceri i qafës së mitrës. Ndërsa në Evropë, kjo ndodh në çdo 18 minuta. Kanceri i qafës së mitrës, që shkaktohet nga infeksioni HPV, renditet i dyti për shpeshtësinë e kancerit te gratë, duke shkaktuar mbi çerek milion vdekje në vit në botë. HPV është sëmundja seksualisht e transmetueshme më e përhapur, duke kapur një numër prej 6.2 milionë rastesh të rinj në SHBA. Mbi 70 tipa janë të lidhura me lythët gjenitalë dhe kancerin cervikal. Kryerja e papa-testeve ka reduktuar incidencën dhe mortalitetin e kancerit cervikal në gratë që kanë kryer ekzaminime rutinë në mënyrë të rregullt, por dhe kjo është e pamjaftueshme për shkak të ndjeshmërisë të ulët 50-74 % në varësi të metodologjisë, si dhe faktorëve social si: moshat e reja, niveli ekonomik i ulët, të pasiguruar dhe akoma më problematike është në vendet e pazhvilluara, për shkak të mungesës së burimeve teknologjike, laboratorike apo programesh të veçanta. Kohët e fundit ka dalë në qarkullim vaksina që parandalon shfaqjen e këtij kanceri…
Në fakt ekzistojnë dy vaksina: “Gradasil” dhe “Cervarix”. Vaksinat kanë potencialin të ulin rastet e sëmundjes dhe vdekshmërinë nga kanceri cervical. Përdorimi i vaksinës katërvalente “Gardasil” ka treguar efikasitet në mbrojtjen kundrejt 4 tipave të virusit HPV (6,11,16,18) në rreth 70 % të kancerit cervikal, dhe 90% të lythave gjenitale. Vaksina ka potencialin të reduktojë dukshëm mortalitetin dhe morbiditetin shoqërues të kancerit cervikal. Megjithatë, ka mjaft faktorë që ndikojnë në efikasitetin e vaksinës.

A ka efekte anësore?
Si efekte anësore më të shpeshta janë parë sinkopa, dhimbje në vendin e infektimit, dhimbje koke, nauze e ethe. Prandaj, këshillohet një periudhë 15 minuta observimi pas kryerjes së vaksinës. Vaksina merret me 3 injeksione intramuskulare në muajin 0, 2 dhe 6.