Vdekja nuk egziston

Shkencëtarët thonë: Vdekja nuk ekziston

Të gjithë besojmë se kemi një jetë mbi tokë. Pas një periudhe kohe vdekja i vjen secilit dhe ne besojmë se do vdesim sepse ashtu na është thënë. Por askush nuk ka ngritur pyetjen çfarë ndodh me shpirtin e njeriut, ku shkon ai dhe më e rëndësishmja a vdes njeriu. Teoria e re shkencore thotë se “vdekja nuk është akti final”, shkruan në blogun e tij Robert Lanca, ekspert për teknologjinë e avancuar të qelizave. Njëri nga aspektet e njohura të fizikës kuantike është se disa aspekte nuk mund të parashikohen në mënyrë absolute. Në vend të kësaj, ekziston një sërë observimesh të mundshme, secila me probabilitet të ndryshëm. Një shpjegim i shpeshtë, interpretimi i “shumë botëve”, thotë se çdonjëra nga këto observime të mundshme korrespondon me një universum tjetër (multiuniversum). Teoria e re shkencore e quajtur biocentrizmi shumë pak ka spastruar këto ide. Ekziston numër i pakufishëm i universumeve dhe gjithçka që do të mund të ndodhte, ndodh brenda tyre. Vdekja nuk ekziston në kuptimin e plotë në këta skenarë. Të gjitha universumet e mundshme ekzistojnë në të njëjtën kohë, pa marrë parasysh se çka ndodhë brenda tyre. Edhe pse trupat tonë janë të përcaktuar që të asgjësohen, ndjenja e jetës – “Kush jam unë?”, është në të vërtetë një fontanë me energji prej 20 vatësh e cila e kontrollon trurin. Mirëpo kjo energji nuk zhduket pas vdekjes. Njëra nga aksiomat më te besueshme të shkencës është ajo se energjia kurrë nuk vdes, ajo nuk mund as të krijohet as të asgjësohet

                                                     CMEDIM KENI PER KETE ARTIKULL

mendoje se ne kete artikull ka vend per te diskutuar per ate cfare eshte shkruar,

Asgje nuk eshte shkruar!

vdejka nenkupton se nuk je me “fizikisht/shpirterisht” por kthehesh ne pleh per lulet! Evolon ne nje form tjeter jete pasive!

Me fal por ajo qe mbyllin syte njerzit…dhe pushon se egzistuar gjithe qenia e tij…qe nuk mund te jete me mes njerzeve…por thell ne nje grop ne fund te tokes cfare eshte?..

Vdekje…vetem keshtu e ka emrin…se c’bene shpirti me pas nuk na duhet shume…njeriu nuk eshte me mes nesh…e vec i vdekur mund te quhet…

tash po thon “Nderroj jete” nuk po thom “Vdiq” :slight_smile:

Per mua vdekja ekziston se e kam par vet qe njeriu vedes, dhe per kete smba mbush mendjen njeri :p,pastaj se ku vete pas vdekjes …per kete sdi gje une se nuk kam takuar njeri pasi ka vdek :stuck_out_tongue:

Shpirti transferohet ne 1 trup tjeter te porsalindur, ndoshta nuk eshte 100% si ishte me para por ka shume gjera te perbashketa, keto i thone librat jo une :stuck_out_tongue:

Nuk mund te shpjegohet vdekja sikur po shpjegon nje ushtrim matematike…
Si nuk na qenka e rendesishme se cfar ndodh me shpirtin ? Vertet askush se di me saktesi se cfar ndodh…po ne mund te besojm ate qe na ben te ndjehemi me pak keq…
Kur behet fjale per vdekjen e nje te afermi…ajo qe ta zbut sadopak dhimbjen …eshte ideja se shpirti i tij eshte ne nje vend me te mire…i qete…e ne paqe…

Eshte pak a shume vertet ajo qe thot Arjoli…qe neper libra e till shpjegohet vdekja. Nuk egziston vdekja e asgjeje…thjesht energjia transformohet ne dicka tjeter…
Tek libri 'Konspiracioni Boteror ’ i David Icke , jep nje shembull
Nje njeri qe kishte pesuar nje aksident , sheh veten e tij , dhe doktorrat qe i rrinin rreth e rrotull duke u perpjek ta sillnin ne jete. Ne ato momente thoshte , ndjeja nje liri te pakufij…qe se kisha perjetuar kurr. Por pas disa sekondash , ata me risollen ne jete ( behet fjal per vdekje klinike nese keni degjuar ) …dhe u ndjeva shum keq qe u riktheva ne trupin tim…tamam i burgosur…
Pasi jepte edhe disa shembuj te tjer ( qe besoj edhe ju i keni degjuar neper dokumentar ) …shpjegonte qe shpirti i njeriut , kur ndodhet brenda trupit fizik…eshte si ‘i burgosur’ . E merr lirin e tij vetem pasi del qe aty…

bravo labe, teoria jote eshta aq e forte , sa qe ben ta besosh ,

   teorikisht  qendron  ;  komplimenti.