Vdes në fushë futbollisti i Livornos

Mesfushori i Livornos, Piermario Morosini, ka pësuar një atak kardiak dhe ka vedkur gjatë ndeshjes së ekipit të tij ndaj Pescaras në kuadër të Serie B në stadiumin Stadio Adriatico.
25 vjeçari u rrëzua në fushë në minutën e 33-të dhe stafi mjekësor menjëherë ndërhyri për t’i bërë masazh kardiak tashmë të ndjerit.

Ndeshja është ndërprerë dhe Morosini u largua nga stadiumi me ambulancë në gjendje të komas, para se të ndërronte jetë.

Besohet se vdekjen e Morosinit mund ta ketë shkaktuar një vonesë e dërgimit të tij në spital, si shkak i ngarkesës në komunikacion, një lajm i pakonfirmuar ky ende nga mediat italiane

//youtu.be/DOp7zBnRzhU

U prefsh ne paqe Morosini! :frowning:

Dhe te mendosh qe dicka te tille e kam perjetuar :frowning:

cfar thua dhe ti ke pesu atak:o jooooooooooooooooo:o

kohen e fundit me vjen shum keq se kan vdekur shum lojtar te mir .

:mad: nuk kam probleme te tilla une, para 4 vitesh luanim kundra disa shoke romun dhe italian, dhe njerit prej tyre i ra atak ne zemer dhe vdiq brenda shume pak kohe, iku pa pritur ambulancen iku pa pyetur asnje, iku se dikush e kerkonte

e pra shyqyr se ti nuk ke nje prob… till e per shokin me vjen keq .:frowning:

Ngushellime familjes , gjenah …ne paqe u prifte

Gjynah i shkreti,cfare fati :frowning: