Vetëvrasësi potencial hedh para nëpër autostradë

Autoritetet e Kalifornisë kanë njoftuar se një mashkull ka shkaktuar kaos në trafik në autostradën afër Los Angelesit kur ka filluar të hedh para nëpërmes dritares së automjetit të tij, e njerëzit kanë nxituar të mbledhin bankënotat.
Zëdhënësi i policisë së trafikut ka theksuar se incidenti ka ndodhur të dielën pasdite dhe se dhjetëra njerëz kanë vrapuar pas automjetit. Policia ka arritur të mbledh rreth 1.000 dollarë.

Mashkulli 56-vjeçar, i cili ka deklaruar se ka dashur të bëj vetëvrasje, më pas është dërguar në kontroll psikiatrik

hahaha o aurel e di ti se nga kush rrug kalon ai perdit se duhet te kaloj njeher une andej :smiley:

Paska patur vertet nevoje per psikiater.