Vetura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë te një klient privat në Kosove me km 0 foto

Kjo është vetura që kap çmimin e rreth 180.000 euro. Vetura e porositur para gjashtë muajsh, tashmë ka arritur në sallonin e Auto Mita dhe klienti do ta marrë atë ne natën e Vitit të Ri. Prodhimi i kësaj veture është punë shumë komplekse duke pasur
parasysh se ekspertët e AMG bëjnë montimin e motorit, sipas rregullës, “one man, one engine” qe do të thotë “një njeri, një motor” dhe në fund japin vulën dhe nënshkrimin mbi këtë motor, njëkohësisht duke marrë përsipër gjithë përgjegjësinë e një kualiteti maksimal të këtij motori.

Ulëset, po ashtu, janë punim dore nga “Designo” nga lëkura natyrale shumë kualitative, ndërsa këto ulëse janë me ventilim dhe me ngrohje, masazh, lëvizje elektrike dhe me memorie.
Vetura është e pajisur edhe me sistemin e zërimit që kap vlerën rreth 10.000 euro nga kompania Bang & Olufsen me 1200 WAT dhe 14 altoparlantë. Posedon edhe sistemin e vozitjes inteligjente përmes radarit “Distronic”, ku mundësohet që vetura të ndalet dhe niset sipas lëvizjes së automjetit që gjendet para jush, gjë që e lehtëson shume lëvizjen e makinës në qytet ku trafiku është gjithmonë i ngarkuar e po ashtu edhe në autostradë.
Ky model njëherësh posedon kulmin Panorama, Navigacionin me HDD, DVD video dhe audio, TV digjital, dritat Bi-Xenon Inteligjente dhe LED, sensorë me vetparkim, fellne AMG 21”, xhama të zi, shina mbi kulm, pragun nga alumini, për pasagjerët mbrapa dy monitorë me DVD dhe dëgjuese pa tela, Keyless-GO çelësi inteligjent për hapje të dyerve me prekje si dhe ndezja me buton, ndriçim ambienti dhe shumë pajisje tjera që këtë veturë e bëjnë të veçantë.

Këto janë disa nga karakteristikat themelore të kësaj veture:

Mercedes Benz GL63 AMG
Motori 410 KW/557 KF V8 bi-turbo 5.5 l (5461ccm3)
Nga 0 deri 100 km/h arrin për 4.9 sekonda
Pesha 2600 kg
Shpenzimet e kombinuara 12.3 l/100 km
Gjatësia: 5.15 metra
Numri i ulëseve: 7

Hajde ta gëzoj :slight_smile: