Viber – komuniko falas përmes celularit dhe kompjuterit

Viber është program i njohur për përdoruesit e celularëve të mençur, megjithatë ky artikull mund të u ndihmojë atyre që nuk e njohin softuerin dhe mundësitë e tij.

Viber është zhvilluar fillimisht si softuer për celularë të mençur duke ofruar mundësi komunikimi me zë, dërgim të porosive tekstuale si dhe shpërndarje të video dhe foto materialeve mes përdoruesve të ndryshëm të këtij softueri.

E vetmja gjë që u nevojitet është të keni qasje në internet. Të gjitha veprimet e sipërpërmendura janë falas. Softueri funksionon për mrekulli si gjatë komunikimit me zë, gjithashtu edhe gjatë shpërndarjes së porosive ose materialeve.

Ju gjithashtu mund të kaloni nga qasja Wi-Fi në qasjen përmes GSM gjatë thirrjeve tuaja telefonike.

Përveç përdorimit përmes celularëve Viber mund të shfrytëzohet edhe përmes PC. Kjo e bën softuerin atraktiv meqë shpërndarja e video dhe foto materialeve bëhet shumë e lehtë dhe atraktive.

Me rëndësi është të dini se Viber Media Inc. nuk ka të zhvilluar softuer i cili mund të shfrytëzohet drejtpërdrejtë për PC, por ju mund të instaloni softuerin BlueStacks, softuer i cili simulon sistemin operativ Android në PC. Në këtë mënyrë ju përmes

BlueStacks mund të i qaseni tregut të softuerëve në Android dhe të shkarkoni softuerët falas siç është Viber, e shumë softuerë të tjerë të cilët mund të i shfrytëzoni si në celularët e mençur, ashtu edhe në PC.

Për fund, unë e shfrytëzoj Viber në Laptopin tim, dhe meqë kamera dhe zëri janë të integruar,komunikimi është i mrekullueshëm dhe shumë atraktiv.

interesante kjo… un e perdor te iphone. por nuk me kishte shkuar ne mendj se mund te punonete edhe ne pc… eshte e veshtire procedura e instalimit ne pc?

[b]Me rëndësi është të dini se Viber Media Inc. nuk ka të zhvilluar softuer i cili mund të shfrytëzohet drejtpërdrejtë për PC, por ju mund të instaloni softuerin BlueStacks, softuer i cili simulon sistemin operativ Android në PC. Në këtë mënyrë ju përmes

BlueStacks mund të i qaseni tregut të softuerëve në Android dhe të shkarkoni softuerët falas siç është Viber, e shumë softuerë të tjerë të cilët mund të i shfrytëzoni si në celularët e mençur, ashtu edhe në PC.[/b]

e kam ne iPhone dhe eshte shum i mire (y)

Akoma se kam provuar te bej thirrje, vetem sms!

Nje program i mire per te folur nepermjet telefonit Audio dhe Video eshte dhe Fring. Nese keni telefon Nokia me Symbian apo Android si dhe iPhone, mund te beni videothirrje me kete telefon. Nje alternative e Skype.

Per te ndjekur proceduren klikoni ketu