Vikena me një ‘album’ për miqtë

Vikena Kamenica vjen përpara publikut me një koncert recital, të titulluar “Album për miqtë”. Është vërtetë një rast për të ndarë me miqtë arritjet e shumë vjetëve, por edhe një sfidë.
“Pas diplomimit në vitin 2001, ky është recitali im i parë klasik dhe kjo është një përmbledhje e karaktereve dhe roleve që kam realizuar këto vite. Në këtë koncert sjell edhe vajzën me karakter të fortë, edhe djaloshin, edhe të marrën… Është më shumë se një koncert”, thotë Kamenica, teksa përgatitet për koncertin që do të mbahet sonte në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Përgatitjet për këtë ngjarje, e cila është pjesë e stinës koncertore të TKOB-it, kanë muaj që kanë nisur. Në muajin maj, së bashku me pianisten Rudina Ciko, e cila e shoqëron sërish sot në mbrëmje, realizuan një koncert kuadrin e një serie aktivitetesh me artistë me origjinë korçare.

Në “albumin” e saj veçon një arie nga opera “Karmen” e Bizesë, një nga rolet e saj më të suksesshme. Për të vazhduar tek romanca më e bukur që ka shkruar Cole Porter për gruan e tij, në prag të vdekjes.

sa mir .:slight_smile: