VIP: Nga Vendi dhe Bota

Pamella: ‘Unë jam një vepër arti’


Pamella Anderson nuk e sheh veten si një simbol joshës, por si një vepër arti.

Në të kaluarën më kanë konsideruar si joshëse, por tani unë jam vepër arti. Kam një grup miqsh dhe më pëlqejnë njerëzit që të ushqejnë shpirtin", ka deklaruar bukuroshja 41-vjeçe, e cila është zgjedhur si fytyrë e re reklamuese e kreatores Vivien Uestvud.

Vivien ka kërkuar ta ketë Pamellën si përfaqësuese të fushatës së saj të re reklamuese, pasi u takua me të në sfilatat e modës pranverë-verë 2009, që u mbajtën në Londër në muajin shtator të vitit të kaluar. Puna e re mund të jetë fitimprurëse për ish-aktoren e serisë “Baywatch”, duke pasur parasysh prestigjin që ka stilistja angleze.

Jolie e lumtur pёr nomimin pёr Oskar

Angelina Jolie ёshtё e ngazëllyer me nominimin e saj nё kategorinë e aktores mё tё mirё, dhe e ka quajtur kёtё “privilegj mbi tё gjitha pritjet”.

Jolie u nominua për rolin e saj në filmin e regjisorit Clint Eastwood, “Changeling”, dhe do të ketë konkurrente aktoret Anne Hathaway, Kate Winslet, Melissa Leo dhe Meryl Streep në ceremoninë që do të zhvillohet më 22 shkurt.

“Të punoj me Clint Eastwood ishte një shpërblim në vete që do të zgjasë gjithë jetën. Ka qenë një i vit i jashtëzakonshëm i aktrimit dhe jam i nderuar të jem në një shoqërinë e këtyre aktorëve të talentuar, rolet e të cilëve të gjithë merritojnë mirënjohje”, ka thënë aktorja.

Poni thyen heshtjen: Kësaj here vij nuse

Prej muajsh flitej se këngëtarja vlonjate kishte “braktisur” për një periudhë të shkurtër ekranin, për t’iu përkushtuar skenave të koncerteve në Shqipëri dhe jashtë vendit. Por, ky moment pauze dhe zhdukjeje, tani është sfiduar nga vetë këngëtarja vlonjate.

Sepse Poni, ka menduar të hedhe në treg tre klipe, njëri pas tjetrit. Këto ditë të nxehta vere, ajo ka harruar pushimet dhe është nisur drejt Maqedonisë, ku në Manastirin e Ohrit, do të xhirojë klipin e ri me muzikë tërësisht tradicionale, kompozuar nga Edi Balili. Do të jetë një klip, i regjisorit me famë në Maqedoni, Aleksandër, i cili ka menduar të sjellë imazhin e një nuseje të bukur shqiptare, që martohet në manastir. “Nuk do të ndodhë çudia”, thotë Poni.

Pasi jam po unë, vetëm se do të jem në momentin tim më të mirë, ju siguroj për këtë”. Ndërkohë, duket se këngëtarja vlonjate, ka hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga turbo-folku,për t’iu përkushtuar muzikës tradicionale shqiptare

Vesa pushon nga këngët

Këngëtarja Vesa Luma ka vendosur të pushojë pasi që sipas saj angazhimet e shumta kanë bërë që ajo të mos mendojë njëherë për njëherë për ndonjë këngë të re.

“Kam realizuar dy spote gjatë verës”, ka thënë Vesa për telegrafi.com dhe ka shtuar së tashmë është koha e pushimit.

Por, më parë Vesa ishte në pushime në Egjipt më të dashurin e saj, Genc Dobroshi. Kështu që më sa duket ka nevojë për ekstra pushime, pasi që puna si duket e ka lodhur kohëve të fundit.

Zajmina: Kam qenë e tradhtuar

Këngëtarja shqiptare, Zajmina, ka njoftuar se gjatë jetës së saj ka qenë e tradhtuar, mirëpo nuk ka dhënë detaje në lidhje me këtë tradhti.

“Janë periudha shumë të vështira në jetën e çdokujt, sidomos për ne vajzat që i përjetojmë më shumë historitë e dashurisë, megjithatë çdo gjë kalohet sepse koha shëron gjithçka”, ka thënë Zajmina.

Së fundmi bukuroshja ka deklaruar se i ka lënë anash daljet dhe i është përkushtuar karrierës dhe pas kryerjes së këtyre obligimeve, ajo sërish do t’i kthehet jetës së saj të ndejave.

“Më ka marrë shumë malli për të dalat me shoqërinë, dhe të kërcyerit deri orët e para të mëngjesit. Do të sakrifikoj edhe pak këtë muaj dhe më pas mendoj që do të kem më shumë kohë të lirë”, ka thënë këngëtarja.

Çifti Smith dhuron 1.3 milionë për bamirësi

Aktori Will Smith dhe bashkëshortja e tij Jada kanë dhuruar 1.3 milionë dollarë për bamirësi gjatë vitit të kaluar, përfshirë edhe 122 mijë dollarë për religjionin e mikut të tij të mirë Tom Cruise, “scientology”.

Kontributi më i madh ka qenë për organizatën nga Filadelfia, Yesha. Kjo organizatë ka pranuar 250 mijë dollarë. 200 mijë dollarë të tjera, Smith i ka dhuruar për organizatën tjetër kristiane, Living Waters.
Ndërkaq për “kishën” e Cruise, aktori ka dhuruar tre herë, së pari 67 mijë,
pastaj 50 mijë, dhe së fundi 5 mijë dollarë.

Madonna fiton kujdestarinë e dy djemve

Madonna ka fituar betejen per kujdestarine e femijeve Rocco e David dhe do te jetoje me ta ne Shtetet e Bashkuara.

“Djemte e mi do te kene gjithnje zemren dhe shpirtin anglez. Do te sigurohem qe te jene krenare per rrenjet e tyre britanike”, deklaroi ish-bashkeshorti i kengetares, Guy Ritchie pas vendimit.

Nje gjykate vendosi kujdestarine e perkohshme per dy femijet tete dhe tre vjec. Madonna tha se ishte e drejta e saj si nene, qe t’i kishte djemte me vete dhe prane motres se tyre Lourdes, qe deshiron te qendroje ne SHBA prane te atit biologjik./RVR

Cruz e dëshiron Oskarin për Spanjën

Penelope Cruz, e cila ka marrë një nominim për Oskar nga Academy Awards, ka dëshirë të madhe ta fitojë atë, pasi që dëshiron t’ua dërgojë fansave të saj spanjollë.

Aktroja spanjolle është e nominuar si aktore më e mirë në rol dytësor, për paraqitjen e saj në filmin e Woody Allenit, “Vicky Cristina Barcelona”.

Cruz ka një konkurrencë të fortë për këtë çmim pasi përballë i ka Viola Davis dhe Amy Adams (“Doubt”), Marisa Tomei (“The Wrestler”) dhe Taraji P. Henson (“The Curious Case of Benjamin Button”).

“Jam shumë falënderuese ndaj Akademisë dhe Woodyt për këtë nominmi, po ashtu dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që më kanë uruar, sidomos fansat nga Spanja. Të shpresojmë se do të mund ta dërgoj Oskarin në shtëpi”, ka thënë aktorja.

Burimi:CdoDite.com

Penelope Cruz bëhet bionde

Penelope Cruz është shndërruar në një bionde seksi për rolin e saj në filmin e ri “Los Abrazos Rotos”. Regjisori Pedro Almodovar ishte i vendosur që t’ia ndryshonte paksa pamjen ‘e konsumuar’ aktores spanjolle, e cila me imazhin që kishte ishte paraqitur në shumë filma, përfshirë edhe komedinë e Ëoody Allenit, “Vicky Cristina Barcelona.”.

“Para se të filloja përgatitjet për filmin, kisha vendosur që t’i shmang stilet e konsumuara. Dua të provoj të mos i përsëris stilet e flokëve të cilat Penelope i ka përdorur në filmat tjerë”, ka thënë regjisori. (burimi/BalkanWeb)

Si mania e gjithë të rinjve, edhe ajo është pasionuar shumë duke kaluar shumë kohë në internet, në ‘Facebook’. E pikërisht këtu ka lindur dhe frymëzimi për të krijuar një këngë të re e cila e ka ndryshuar si në dukje ashtu edhe në performanca. Kështu shfaqet këtë herë Zajmina, me një bashkëpunim të ri me Flori Mumajesin dhe Big Bastën. Shumë kënaqësi por edhe momente delikate i kanë falur këngëtares xhirimet e klipit më të fundit. Zajmina tashmë e ndjen veten më të rritur profesionalisht. ‘Facebook’ është klipi më i ri i saj, tekstin e së cilës e ka bërë Big Basta, ndërkohë që Flori është marrë me muzikën. Videoklipin e ka bërë brenda një dite. Ndërkaq edhe dy materiale të tjera ka në duar, të cilat mendon t’i publikojë gjatë verës.