VIRUSET Sigurimi i Kompjuterit ndaj tyre [TERMI I GJASHTE]

TERMI I GJASHTE:

Si te mbrohemi nga viruset - III

                                                                                                                                                                   Do te shikojme me me imtesi disa prej programeve     per mbrojtje nga viruset, qe quhen programe anti-virus. Gati te gjithe     ju perdorni nje program te tille, dhe ky artikull do tu vije ne  ndihme    duke ju bere te qarte se cilat jane mjetet qe keto anti-viruse   perdorin   per parandalimin e viruseve dhe si ju mund ti perdorni me   efikasitet.  Le  te futemi ne teme pa humbur kohe.

Pyetje 1: Cfare eshte nje program anti-virus?

Nje program i tille instalohet ne nje sistem drejtimi qe mund te jete Windows, Linux, Mac etj. dhe ka si funksione:

  • Monitorimin e plote ne kohe reale te gjithe levizjeve te skedareve ne kompjuterin tuaj.
  • Dallimin e viruseve ne skedare te vecante qe jane shkarkuar apo ruajtur ne kompjuterin tuaj.
  • Paralajmerimin e perdoruesit se nje virus X egziston ne kompjuterin e tij.
  • Marrjen e masave automatike per izolimin e skedarit dhe fshirjen e virusit.

Pyetje 2: Ku mund te gjej nje program te tille?

Si fillim duhet te keni parasysh se egziston nje mori programesh te tille nga te cilet ju mund te zgjidhni. Te gjithe keto programe pak a shume kryejne te njejtat funksione dhe nuk mund te thuash se njeri eshte me i mire se tjetri. Pavaresisht se ka nje mori programesh te tille, jane tre qe jane me perdorurit ne Internet qe kane fituar nje fare popullariteti:

Norton Anti-virus se bashku me McAfee jane me popullore ne Europe dhe kontinentin amerikan teksa PC-cillin ka nje shtrirje teper te madhe ne tregun aziatik. Gati cdo sistem kompjuteri qe shitet neper dyqane kudo ne bote vjen i shoqeruar me nje program anti-virus. Ne varesi te markes se prodhimit te kompjuterit, do te shikoni edhe njerin prej ketyre 3 programeve te mesiperm. Sony per shembull i shoqeron sistemet e saj me PC-cillin. Keto programe jane kolosale dhe cmimi i tyre varion prandaj nuk mund tu japim nje cmim fiks. Vizitoni faqet zyrtare te ketyre anti-viruseve per te mesuar se si mund te blini keto programe ne Internet, ose mund te vitoni edhe dyqanet elektronike te pakices ne vendet ku ju jetoni. Nese jetoni ne USA, dyqani me cmimet me te favorshme per programet kompjuterike eshte Best Buy.

Pyetja 3: A eshte i veshtire instalimi i programeve anti-virus?

Instalimi nuk eshte aspak i veshtire per aq kohe sa ju ndiqni nje pre nje udhezimet qe shoqerojne keto programe. Programet anti-virus konsiderohen programe kolosale pasi jane ne perdorim gjate gjithe kohes qe kompjuteri juaj eshte i hapur. Qe nga momenti qe ju e ndiqni kompjuterin tuaj dhe deri ne momentin qe e fikni, programi juaj anti-virus do te jete ne funksionim. Vetem ne ato raste ku ju vete e mbyllni me deshire programin, ai nuk do te jete ne funksionim.

Pavaresisht nga madhesia dhe kompleksiteti i nje programi te tille, kompanite qe i prodhojne kane shpenzuar kohe dhe energji per te dale me nje program instalues sa me te thjeshte dhe te shpejte. Pasi blini programin, ose e shkarkoni ate nga rrjeti, mjaton te fusni CD-ne ne CD-ROM tuaj dhe procesi i instalimit do te filloje automatikisht duke ju udhezuar se cfare duhet te beni. Per ata qe e shkarkuan skedarine instalimit nga rrjeti, mjfatojne te klikojne 2 here mbi skedarin setup.exe per te filluar procesin e instalimit. Ky proces mund te zgjati nga 5-60 minuta duke u varur ne menyre te drejtperdrejte nga shpejtesia e procesorit tuaj, sasia e memories, dhe shpejtesia e leximit/shkrimit ne diskun kryesor. Kushdo qe ka 6 muaj qe perdor nje kompjuter mund te instaloje nje program te tille pa problemin me te vogel.

Pyetje 4: Si ta kuptoj qe e instalova me sukses?

Edhe njehere, nese ju i ndiqni me perpikmeri udhezimet gjate instalimit, ne fund fare do te merrni nje mesazh konfirmues qe instalimi juaj u krye me sukses. Zakonisht, do tu duhet qe te rindizni kompjuterin tuaj, ne menyre qe programi te filloje tu mbroje nga viruset e ndryshme.

Nje shenje tjeter dalluese gati me te gjithe programet anti-virus eshte prania e nje ikone ne kollonen horizontale te statusit, ne qoshen e djathte majtas te ekranit tuaj (per te gjithe ata qe perdorin Windows). Nese e shikoni me imtesi ato ikona duke vendosur shenjen e treguesit mbi to, do te shikoni qe njera prej tyre do te jete ikona e programit qe ju sapo instaluat. Nese klikoni me butonin e djathte mbi te do te shikoni nje menu me opsione te shpejta nga te cilat ju mund te zgjidhni. Ne klikoni dy here mbi te me butonin e djathte te miut atehere do tu hapet i gjithe programi ne ekran.

Pyetja 5: Si ta konfiguroj sa me mire per mbrojtje nga viruset ?

Pasi e keni instaluar me sukses, mos kujtoni se tani mund ta beni gjumin rehat. Jeni po aq te ekspozuar aqsa ishit edhe pa kete program me pare, per aq kohe sa ju nuk e konfiguroni ate sic duhet. Ne kete pike secili mund te sjelli eksperiencen e tij, dhe une do tu jap vetem disa keshilla nga eksperienca ime 5 vjecare.

  • Asnjehere mos e mbyllni programin por mbaheni gjate gjithe kohes hapur. Programi nuk ju mbron per aq kohe sa nuk eshte ne funksionim.

  • Aktivizoni te gjitha llojet e mbrojtjeve qe nuk aktivizohen automatikisht gjate instalimit. Ka mbrojtje si filtrimi i email apo mbrojtja ne rrjet qe jane fakultative qe lihen ne doren e perdoruesit ti aktivizoje.

  • Nese ju perdorni nje program si Outlook ose Eudora per te shkarkuar posten tuaj nga nje POP3 server, atehere ju duhet te aktivizoni patjeter mbrojtjen qe ka te beje me filtrimin e email. Kjo mundeson qe cdo mesazh qe shkarkohet nga nje server te filtrohet me pare nga programi perpara se te ruhet ne kompjuterin tuaj.

  • Nese jeni nje perdorues i ri i Internetit, duhet te aktivizoni patjeter mbrojtjen e rrjetit qe i jep mundesi programit qe te filtroje cdo skedar qe ju shkarkoni me ose pa vetedije nga rrjeti ne kompjuterin tuaj. Pavaresisht nga eksperienca e secilit ne Internet, kjo u rekomandohet te gjitheve.

  • Planifikoni qe te vini ne funksion nje tjeter mundesi qe e ofrojne te tilla programe, filtrimi i gjithe skedareve ne kompjuterin tuaj. Kjo rekomandohet te behet te pakten njehere ne jave dhe keto programe mund ta realizojne kete vete automatikisht, pa qene nevoja qe ju te kujtoheni per nje gje te tille. Mjafton te zgjidhni nje dite te javes dhe nje ore te caktuar, dhe programi do ti zere te gjithe skedaret me rradhe per te pare nese keni ndonje te infektuar me virus.

  • Te pakten 1 here ne muaj, ose me shpesh, duhet qe te instruktoni programin tuaj per te pare nese ka nje version me te fundit te tij te cilin ju mund ta shkarkoni automatikisht. Zakonisht, vete programet komunikojne me kompanite e tyre per te pare nese nje version i ri egziston, dhe nese po, ndryshimet me te fundit shkarkohen dhe instalohen ne kompjuterin tuaj. Do ta shtjelloj me ne detaj rendesine e kesaj pak me poshte.

  • Merreni gjithmone seriozisht te gjitha paralajmeret qe u jep programi anti-virus dhe asnjehere mos kompromentoni sigurine e sistemit tuaj. Vete programi do te marri masa per ta pastruar sistemin tuaj, dhe do te kerkoje vetem aprovimin tuaj. Nese ju refuzoni, do te jeni te ekspozuar per te infektuar gjithe sistemin.

  • Lexoni gjithe dokumentacionin e mundshem qe shoqeron programine instaluar. Sa me shume ju dini per ate program, aq me mire do te jeni ne gjendje qe ta vini ne perdorim per mbrojtjen e informacionit tuaj elektronik.

Pyetje 6: Dua te di me shume se si funksionon nje program i tille…

Pa dashur te hyj ne detaje qe nuk i hyjne ne pune askujt, do te mundohem qe tu jap nje ide ne vija te trasha se si funksionon nje program i tille.

Konsiderojeni kompjuterin tuaj si nje shtepi qe ka dyer e dritare ku mund te hyjne insekte vdekje prurese. Dyert e dritaret e shtepise jane mjetet e komunikimit qe ju perdorni ne Internet sic jane email, navigimi i internetit, shkarkimi i skedarevee nga webi. Shtepia po u la per shume kohe pa pastruar ze pluhur dhe e njejta gje ndodh edhe me kompjuterin. Rolin e fsheses ne kompjuterin tuaj e luajne pikerisht antiviruset qe heqin pluhurin dhe insektet qe infektojne shendetin e kompjuterit tuaj. Pra ne gjuhen popullore, antivirusi eshte nje filter qe nuk lejon qe ne shtepine tuaj te futet as pluhur dhe as insekte qe jane te demshme per shendetin tuaj.

Le te hidhemi ne gjuhen teknike. Nje program i tille ben nje skenim ne kohe reale te te gjitha operacioneve qe kane te bejne me shkrimin e informacionit ne kompjuterin tuaj. Funksioni i dyte komplimentar eshte ai i i monitorimit te plote i te gjitha programeve qe funksionojne ne kompjuterin tuaj. Jo te gjitha programet jane programe qe u vine ne ndihme njerezve per te rritur produktivitetin e tyre, ka edhe programe qe shkruhen per qellime te pasterta shkaterruese dhe denigruese te punes se individit. Pra roli i programit anti-virus nuk lejon qe dikush tu shkruaj ne kompjuter nje skedar qe mbart nje infeksion, ashtu sikunder nuk lejon qe dikush te vere ne funksionim nje program qe mund te jete me pasoja te keqija per sistemin tuaj kompjuterik. Programi nuk i izolon dyert dhe dritaret e shtepise tuaj, thjeshte u ve nje rrjete qe nuk lejon qe te hyjne e te dalin insekte vdekjeprurese.

Shume nga ju ne kete pike po pyesni veten se si ka mundesi qe ky program i njeh viruset. Pergjigjia eshte shume e thjeshte, vete programi mbart nje liste te plote te gjithe viruseve qe njihen deri me sot. Kjo liste ne vetvete mbart “firmen e virusit” sic njihet ne gjyhen teknike. Kjo mundeson qe programi te beje krahasimin e firmes se viruseve ne liste me skedaret e kompjuterit tuaj. Nese krahasimi eshte i suksesshem, atehere nje virus eshte gjetur dhe programi e di se cili virus eshte ai qe ka infektuar kete skedar. Ne rast se krahasimi deshton, do te thote ne shumicen e rasteve qe skedari eshte i “pastert”. Kjo nuk eshte gjithmone e vertete pasi mos harroni qe programi vetem njeh ato viruse qe njihen, jo ato qe jane leshuar kohet e fundit !!!

Krahas listes se viruseve, programi eshte programuar qe te ndermarri edhe nje seri hapash sa here qe nje virus X eshte zbuluar. Ne shumicen e rasteve skedari qe mbart virusin futet ne karantine qe eshte nje vend ku programi hedh te gjithe skedaret e infektuar ne kompjuterin tuaj dhe nuk lejon asnje program tjeter qe ti lexoje. Ose programi mund te mundohet te fshije virusin qe i eshte bashkengjitur skedarit. Nese ia del ta fshije, skedari mund te perdoret serrisht nga perdoruesi. Ne rast se nuk ja del, atehere programi e izolon ne karantine ose e fshin fare skedarin. Ne kete menyre parandalon shtrirjen e metejshme te epidemise ne kompjuterin tuaj apo me gjere.

Sa here qe ju shkarkoni “updates”, programi i shton listes se viruseve viruse te rinj qe jane zbuluar kohet e fundit. Ne kete menyre, programi juaj do te jete ne gjendje qe ti dalloje dhe parandaloje keto viruse para se te jete teper vone per fatin e informacionit ne kompjuterin tuaj.

Pyetje 7: A mund ta bej gjumin e qete tani?

Ne nje bote virtuale ku dite per dite dalin ne skene viruse te reja te panjohura, asnjehere ju apo kushdo nuk mund ta beni gjumin e qete se sistemi juaj eshte 100% i mbrojtur. Sipas disa obzervimeve, qe nga dita e leshimit te virusit te ri duhen plot 48 ore qe te diagnostikohet dhe nxirret nje anti-dot per virusin. Ky antidot do te shkarkohet nga miliona programe qe perdoren nga perdoruesit e thjeshte dhe per kete do te duhen muaj te tere. Prandaj eshte mire qe gjithmone te shikoni nese nje version i ri i programit tuaj ka dale per shkarkim. Gjithashtu, asnjehere mos lini pas dore informacionin ne lidhje mbi problemet e sigurise dhe kercenimet e reja qe lindin ne internet dite per dite. Armiku me i madh jua ne kete lufte kunder viruseve eshte padituria. Gjithmone informohuni mbi gjithcka pasi ka te beje direkt me eksperiencen tuaj ne internet.

Per ata qe duan qe te mos kene te bejne fare me viruse dhe jane paksa fanatike per tu mbrojtur nga viruset, une ju rekomandoj duke qeshur hapat e meposhtme:

  • Shkeputni cdo lidhje te kompjuterit tuaj me Internetin duke shkeputur cdo lidhje telefonike apo kabllore qe ju mund te keni. Per aq kohe sa nuk jeni te lidhur fare ne Internet apo ne rrjete te ndryshme lokale, nuk do te keni probleme me viruse!!!

  • Mbrojeni kompjuterin tuaj me fjalekalim, ne kete menyre vetem ju mund ta perdorni ate.

  • Mos pranoni te instaloni ne kompjuter lojra apo programe qe nuk jane te mbrojtura nga © e kompanive qe i kane prodhuar.


Gjithe te mirat: