VIRUSET Sigurimi i Kompjuterit ndaj tyre [TERMI I PESTE]

[b][SIZE=4]TERMI I PESTE:[/SIZE]

[/b]

                                               [b]Si te mbrohemi nga viruset - II[/b]
                         Te hapesh nje  llogari email sot ne   Internet eshte shume e  thjeshte dhe jam i bindur  qe secili nga ju ka   te pakten 3 llogari email  te ndryshme. Shpesh here  qellon qe ju e keni   te veshtire qe te perdorni  te 3 llogarite e email  dhe mbani vetem   nje, duke i lene pa kontrolluar  te tjerat. Me poshte  une do tu jap nje   panorame te sherbimit te email,  por perpara se ta bej  kete dua te   sqaroj disa terma qe perdoren shpesh  ne Internet ne lidhje  me email qe   shume nga ju mund tu mos u dine  kuptimin:

TERMAT

EMAIL = Electronic Mail -> posta elektronike

INBOX = Kutia e postes ku ruhen mesazhet e reja

OUTBOX = Kutia e postes ku ruhen mesazhet e derguara

FILTER = Filtron mesazhet qe te vine duke parandaluar mesazhet nga nje adrese e caktuar.

SERVER = Nje kompjuter i lidhur ne nje rrjet qe ka akses ne Internet ose Intranet. (Intranet eshte nje rrjet privat i brendshem i nje kompanie apo organizate ku publiku i jashtem nuk ka akses).

POP3 = Protocol per te kontrolluar posten qe perdoret per te shkarkuar mesazhet nga nje email server.

IMAP - Internet mail simple protocol, eshte nje implementim tjeter me i kompletuar se POP3 protokoll.

SMTP = Protocol qe perdoret per te derguar posten ne adresa te tjera.

SPAM = Mesazhe te perserituar qe dergohen ne mase pa pelqimin e marresit. Keto mund te jene reklama, mesazhe politike, shoqerore, ndodhi etj.

SSL = Protocol qe mundeson kontrollin e sigurt te postes duke inkritptuar te dhenat qe kalojne nga serveri tek klienti.

ISP = Internet Service Provider - Kompani qe ofron sherbimin e Internetit per end-users.

SERVER = Nje kompjuter qe sherben informacion dhe eshte i lidhur ne internet.

CLIENT = Nje kompjuter qe eshte i lidhur ne Internet fale lidhjes qe ka me nje server, dhe merr informacion nga ky server.

END-USER - jemi ne te gjithe, qe lidhemi me ISP te ndryshme per te siguruar nje lidhje ne Internet. Gati e njejta gje me client.

SOFTWARE = program qe mundeson nje sherbim ne nje kompjuter te caktuar.

DOMAIN = Bashkesia e gjithe kompjutareva te lidhur nje nje rrjet. Gjithashtu domain ka edhe nje kuptim te dyte qe perdoret per adresat e internetit. psh. albasoul.com eshte nje domain.

NETWORK = Quhet rrjeti i krijuar midis disa kompjuterave ose disa networkeve. Interneti eshte nje network tejet i madh.

DNS = Domain Name Server - Eshte nje sherbim i instaluar ne server qe ruan informacionin e gjithe domaineve ne Internet duke perkthyer adresat e tyre numerike ne adresa qe njerezit e kane te lehte te kujtojne. Per shermbul: albasoul.com ka nje adrese numerike (IP) 64.246.6.* por ju e keni me te veshtire te mbani mend ate se albasou.com.

SI LEVIZ POSTA NE INTERNET?

Do te perpiqem me pak fjale tu jap nje ide se si arrihet levizja e postes elektronike ne Internet duke mos u futur ne detaje teknike qe nuk i hyjne askujt ne pune.

Perpiquni ta imagjinoni internetin si nje numer tejet i madh kompjuterash qe jane te lidhur dhe shkembejne informacion (marrin/japin) me njeri-tjetrin. Keta kompjutera jane Servera qe sherbejne informacion, ose cliente qe lidhen me Servera dhe marrin informacion. Per shembull: kompjuteri qe ruan informacionin e faqes se Albasoul eshte nje Server dhe kompjuterat tuaj jane kliente: sa here qe ju vizitoni kete faqe serveri ju sherben ju faqen dhe kerkuesi juaj e merr ate informacion dhe e shfaq per ju qe ta shihni.

Ne te njejten menyre si me lart, funksionon edhe posta elektronike. Ne server duhet te jete i instaluar nje software qe grumbullon gjithe posten e adresuar tek ai server, dhe ua shperndan kete poste gjithe clienteve ne domain e vet. Leximi dhe shperndarja e postes mundesohet nga protokolli POP3 ne te shumten e rasteve, mirepo ka edhe raste te tjera ku perdoren protokolle te ngjashem me POP3 qe nuk ofrojne te gjitha mundesite e ketij protokolli

Dergimi i postes nga clientet e nje domain ne Internet, mundesohet nga nje program tjeter i instaluar ne server qe i ruan mesazhet qe ju shkruani dhe i dergon ato ne destinancionin e sakte. Ky program perdor sherbimin DNS ne server per tu orientuar ne lidhje me destinacionin e rradhes ku duhet te dergoje mesazhet. Besoj se kaq mjafton per tu dhene ju vetem nje ide ne vija te trasha se si funksionon posta elektronike ne Internet. Le te hidhemi tani tek roli juaj ne Internet dhe si ju shkembeni te dhena me keto sherbime. Para se te bejme kete, duhet qe te kuptojme format e ndryshme te sherbimit te email qe ju perdorni ne Internet.

CILAT JANE SHERBIMET E NDRYSHME TE EMAIL?

Web-based email

Shume nga ju kane hapur llogari me Hotmail, Yahoo, apo faqe te tjera ne Internet qe ua ofrojne falas kete sherbim midis tyre edhe faqja jone. Ky sherbim eshte krijuar nga kompani te ndryshme dhe ju jep ju vetem mundesine e kontrollimit te postes nepermjet Internetit. Prandaj keto lloj sherbimesh mbajne emrin “web-based” qe do te thote te ngrituar ne rrjet: mund te dergoni ose kontrolloni posten tuaj vetem duke vizituar nje faqe ne Internet. Me pare ju duhet te rregjistroheni me ta dhe ne pak minuta ju keni llogarine tuaj te email.

POP3 Email

Sic ua shpjegova tek termat, POP3 eshte nje protokoll qe implementohet nga programet e leximit te postes ne server, dhe mundeson shperndarjen e postes tek klientet e vet. Zakonisht, te gjitha ISP-te perdorin kete lloj email qe nga AOL, COMCAST, EARTHLINK e me rradhe. Ky lloj sherbimi nuk ju ofron vetem kontrollin e postes nepermjet nje faqe interneti, por edhe shkarkimin e postes tuaj nepermjet klienteve(programeve) te ndryshme qe merren me leximin e postes si Outlook, Eudora etj. Ky sherbim ne te shumten e rasteve nuk ofrohet falas dhe llogaria nuk mund te hapet ne Internet por hapet nga ISP juaj kur ju zgjidhni qe te blini sherbimin e tyre. Falas zakonisht e ofrojne sherbimet publike si shkollat private dhe publike per nxenesit e vet ose kompanite per punonjesit e tyre.

SI PERFUNDOJNE VIRUSET NE LLOGARINE TUAJ?

Kjo eshte nje pyetje qe lodh shume naviguesit e rinj te Internetit me nje njohje te kufizuar teknike te ketij problemi. Shpesh here te gjitheve ju ka qelluar qe te merrni nje email qe ju josh ose ju fton te vizitoni nje faqe apo hapni nje skedar qe ua shesin si “loje”, “patch per Windows”, “screensaver”, “foto” etj por qe ne fakt nuk eshte ashtu. Pasi ju e hapni kete skedar qe e merrni nga dikush qe nuk e njihni, pa vetedije ju keni infektuar kompjuterin personal. Pas pak oresh ose ditesh ju do te shihni dhe pasojat qe nuk mund te jene te dukshme per momentin. E gjithe kjo ndodh pasi ju nuk keni njohurite e duhura si te reagoni ne episode te tilla.

Viruset perfundojne ne kutine tuaj postare pasi ju e keni publikuar adresen e email ne faqe te ndryshme interneti dhe robote te ndryshem kerkimi e lexojne adresen tuaj dhe e shtojne ne listat e tyre. Keto lista bihen ne dore te shume individeve qe i perdorin pikerisht per qellime te mbrapshta, qe nga shperndarja e viruseve e deri tek reklamimet e padeshiruara (SPAM).

Nje menyre tjeter e shperndarjes se viruseve eshte infektimi i miqve dhe shokeve tuaj me te cilet ju mbani korespondence. Keta miq, pasi infektohen, viruse te vecanta lexojne gjithe adresen e tyre te emails dhe u dergojne nje kopje te virusit me shprese se edhe ju do te bini brenda. Ne kete rast, ju do te merrni nje mesazh mashtrues nga adresa e nje mikut tuaj qe permban nje virus brenda si skedar te bashkengjitur. Ky mesazh eshte derguar pa vetedijen e mikut tuaj pasi eshte nje proces zinxhir i nisur nga infektimi me virus qe nuk mund te ndalet kollaj.

CFARE ESHTE NE TE VERTETE NJE VIRUS?

Shume nga ju ne kete pike po pyesni veten se cfare dreqin quhet virus ne boten dishiitale te 0 dhe 1-shave. Virusi ne jeten reale eshte dicka qe ndodhet ne ajer por ne nuk e shohim dhe qe perhapet nga vete njerezit e infektuar. Ne boten dixhitale viruset mund te shihen dhe perbehen nga skedare qe permbajne instruksione me qellim shkaterrimin apo prishjen e mbarevajtjes se nje makine sic eshte kompjuetri juaj. Skedaret programohen nga programues qe kane deshire per te bere keq dhe shkaktuar anomali, pasi kjo eshte nje menyre per te bere buje ose per tu hakemarre ndaj njerezve qe nuk i kane fort per zemer. Por viruset kane vetine te shperndahen me nje shpejtesi marramendese(pasi jane programuar ne kete menyre) ne menyre qe edhe demi i shkaktuar te jete sa me i madh. Kompjuterat e infektuar infektojne kompjutera te tjere nepermjet dergimit me email te skedarit qe permban virusin.

Viruset kane forma dhe menyra aktivizimi nga me te ndryshmet por une do te ndalem vetem tek ata qe perhapen me anen e email. Mjafton nje klikim i juaji mbi nje skedar te bashkengjitur nje mesazhi qe virusi te aktivizohet dhe infektoje kompjuterin tuaj. Ju kete e beni ose nga kurioziteti i tepruar ose nga mesazhi mashtrues qe shoqeron zakonisht nje skedar te tille. Pasojat jane te medha por te riparueshme.

A DALLOHEN VIRUSET ME SY?

Sigurisht qe dallohen, pasi skedaret e viruseve kane nje prapashtese dhe format te caktuar. Keto prapashtesa zakonisht jane .bat .com .exe .ocx .scr .patch .vbx etj. Nese ju shikoni qe skedari i bashkengjitur ka nje prapashtese te tille, atehere menjehere e kuptoni qe eshte virus. Kjo eshte menyra me e mire per te parandaluar viruset qe ju vine me email. Me poshte do te shkruaj edhe per disa menyra te tjera qe ju te mbroheni nga viruset.

CILAT JANE MASAT PARANDALUESE NDAJ VIRUSEVE?

1. Instalimi i nje programi Anti-Virus

Masa e pare parandaluese qe ju mund te ndermerni eshte instalimi i nje programi antivirus ne kompjuterin tuaj. Kam shkruajtur gjate mbi kete teme ne numrin e kaluar qe e gjeni <a href=“https://www.albasoul.com/modules.php?op=modload&name=News&file=article&sid= 580&mode=&order=0” target="_blank">ketu</a>.

2. Tregoni kujdes ndaj skedareve te bashkengjitur ne nje mesazh

Sa here qe dikush ju dergon nje mesazh te shoqeruar me nje skedar te bashkengjitur ne te, duhet te mendoheni 2 here para se te klikoni mbi skedarin. Gjeja e pare qe duhet te beni eshte verifikimi i prapashteses se skedarit dhe nese ajo futet ne grupin e viruseve. Nese mesazhi ju dergohet nga nje person qe ju nuk e njihni, fshijeni menjehere ate pa u bere aspak kurioz. Kurioziteti i tepruar eshte fatal ne te tilla raste !

3. Perdorni filtra per mesazhet qe ju vine

Filtrat jane instruksione qe ju i perdorni nga llogaria juaj per te parandaluar mesazhe nga persona te padeshiruar. Ne rast se ju merrni nje mesazh me nje virus atehere futeni personin ne listen e zeze ne menyre qe te gjitha mesazhet e tjera qe do te vine nga ky person te fshihen automatikisht nga serveri pa qene nevoja qe ju fshini ne menyre manuale.

4. Raportoni personat qe shperndajen viruse

Hapi tjeter qe ju duhet te ndermerni eshte raportimi i gjithe abuzimeve te tilla, duke u nisur nje mesazh ISP-se apo kompanise qe ofron sherbimin e email. Zakonisht kjo adrese eshte abuse@ISP.com ku ISP mund te jete AOL, Comcast, Earthlink etj. Ky raportim ben te mundur qe kompani qe ofron sherbimin te mari masa ndaj abuzuesve dhe te parandaloje infektimin e metejshem te personave te pafajshem.

5. Perdorni nje llogari me POP3 nese eshte e mundur

Nese keni nje llogari email me POP3, eshte me e sigurt se nje llogari web-based per arsyen se me POP3 ju keni mundesi me shume per te seleksionuar posten tuaj. Llogarite me POP3 bejne te mundur qe te shkarkoni posten ne kompjuterin tuaj me kliente emaili si Eudora apo Outlook qe jane nder me populloret. Keto programe ofrojne shume here me teper se nje web-based email.

Jo vetem aq, por programe si Eudora dhe Outlook te japin mundesine te krijoni filtera me efikase dhe gjithashtu ju lejojne qe te shikoni informacionin e plote te derguesit te mesazhit. Cdo mesazh qe dergohet ka nje parathenie (header) qe permban informacionin e derguesit qe mund te jete i maskuar.

7. Asnjehere mos postoni adresen tuaj te email ne faqe publike ne Internet

Duhet te jeni shume te kujdesshem ne dhenien e adreses tuaj. Mundesisht asnjehere mos e postoni ne faqe interneti publike, pasi ka me mijra robote ne Internet qe skenojne faqe me faqe per te gjetur adresa email. Perpilimi i te tilla listave ben te mundur qe ata qe shkruajne viruse ta kene te lehte shperndarjen e tyre.

8. Informohuni mbi viruset e fundit qe dalin

Tek e fundit, duhet te kuptoni se pavaresisht se sa i rregullt jeni, pavaresisht se sa masa preventive keni marre, arma me e forte ne doren tuaj eshte informacioni. Mos pasja e informacionit per leshimin e viruseve te reja, ben qe ju te ktheheni ne pre e tyre dhe paguani pasojat e infektimit. Viruse te reja dalin dite per dite ne Internet prandaj ju rekomandoj te lexoni rregullisht buletinet qe leshojne kompanite e antiviruseve. Keto kompani dokumentojne gjithcka qe nga format e shperndarjes dhe deri tek se cfare duhet te beni qe te mbroheni prej tyre.

9. Krijoni kopje te informacionit tuaj

Ne menyre qe ta beni gjumin e qete dhe te jene te pergatitur per cdo situate, rekomandohet qe periodikisht (1 here ne dy jave ose 1 muaj) ju te beni nje kopje te gjithe informacionit tuaj ne disk. Kjo mundeson qe nese sistemi juaj kompromentohet nga nje virus, ju mund te instaloni gjithcka sic qe brenda pak minutash. Alternativa e mos pasjes se kopjeve te tilla eshte instalimi i gjithckaje nga fillimi, gje qe kerkon kohe dhe ekspertize qe ju mbase nuk e kini. Do te shkruaj mbi kete ne shkrimin tim te ardhshem mbi viruset.

Besoj se ky informacion do tu vije ne ndihme te gjithe atyre qe duan te mesojne dicka me shume.