VIRUSET Sigurimi i Kompjuterit ndaj tyre [TERMI I TRETE]

TERMI I TRETE:

VIRUSET

Virusi është një program, emri VIRUS rrjedh nga fakti që programe të tillë rigjenerohen dhe për këtë janë të detyruar ti ngjiten një programi tjetër,më thjeshtë e njëjta gjë qe do të bënte një virus biologjik për të infektuar, për tu rigjeneruar në organizmin tonë ka nevojë për një qelizë.

Ekzistojnë lloje të ndryshëm virusësh informatikë. Ata ndahen në klasa të ndryshme, në mënyrën se si sillen, se si mbijetojnë, se si auto transferohen etj etj …

BOOT SECTOR VIRUS: janë viruse që infektojnë atë pjesë të disketës ose atë pjesë të HD që përmban informacione të nevojshme për ndezjen e sistemit tonë operativ. Përhapja ndodh përgjithësisht kur bëjmë ndezjen e PC nga një disketë e infektuar.

FILE VIRUS: Janë viruse që infektojnë skedarët e një programi ( *.exe, *.com,…). dhe rigjenerohen në çdo hapje ose përdorim të programit të infektuar.

MACRO VIRUS: Është pa diskutim lloji i virusit më i përhapur, praktikisht është një program i ndërtuar me Visual Basic.

MULTIPARTITE VIRUS: Për tu përhapur përdor kombinim teknikash. Më e përhapura është mënyra e punimit si një virus Boot dhe File njëkohësisht.

POLYMORPHIC VIRUS: Është një virus që ndryshon sa herë që riprodhohet dhe kjo e bën shumë të rrezikshëm.

STEALTH VIRUS: Përdor mënyra të ndryshme për tu fshehur dhe për tju shpëtuar softuerit antivirus. Përgjithësisht janë viruse që infektojnë DOS-in.

TROJAN VIRUS: Është një program që në brendësi përmban një kod të dëmshëm dhe që aktivohet në disa kushte të caktuara.

ZOO VIRUS: Janë viruse që jetojnë në laboratorët e kërkimit sepse nuk kane arritur të përhapen.

IN-THE-WILD VIRUS: janë virusët në gjendje të egër ( të lirë ), që i kanë shpëtuar kontrollit dhe aktualisht janë në qarkullim.

HEURISTICS: Një teknologji antivirus që mban nën kontroll disa simptoma të prezencës të një virusi, psh ndryshimin e pa parashikuar të dimensionit të një skedari.

VIRUS SIGNATURE: Është një lidhëze e kodit binar e pranishme ne pjesën më të madhe të viruseve përveç tek polimorfet që i lejon programit antivirus të gjejë gjithçka të padëshiruar në PC.