vitet e fundit te Karl Marks

Karl Marksi vdiq me 14 mars 1883 në moshën 64 vjeçare në mërgim në Londër. Vetëm 11 vetë ishin në varrimin e tij në varrezat Highgate.
Karl Marksi ishte në fund privatisht një njeri i vetmuar, dëshpëruar dhe i sëmurë. Vdekja e gruas së tij Jeny, në dhjetor 1881 e kishte rrëzuar. Pastaj vdekja e vajzës së madhe “Jenychen” në janar 1883 i mori fuqinë e fundit të jetës. Në vitet më pas ai u bë ideator i lëvizjes socialiste. Socialdemokratët gjermanë i përvetësuan analizat dhe prognozat e tij që në vitet 1880 dhe i ngritën në vitin 1891 në programin e partisë në Erfurt. Bolshevikët rrëzuan 1917 despotinë cariste në Rusi, duke u mbështetut në tezat e tij. Dhe renesanca e fundit e madhe deri tani e Marksit e përjetuan shoqëritë moderne në vitin 1968, kur studentët protestues mbajtën në rrugë parrullat dhe librat e tij.

Filozofi dhe specialisti i Marksist Wolfgang Fritz Haug, thotë se si ide të "manifestit komunist dhe shkrime të tjera nuk e kanë humbur aktualitetin deri sot. “Ka disa pasazhe nga manifesti komunist, që lexohen sikur Marksi që kishte patur mundësinë, të udhotonte në kohën e sotme dhe të përshkruante se si do të ishte sot. Kjo në vitin 1847 kur ai e ka shkruar duhej të ketë qenë fare e papërfytyrueshme për bashkëkombasit e tij.”

Marksi punoi për vite të tëra në Londër si gazetar. Ai vëzhgoi nga afër ndryshimet në jetën e njerëzve, përshkroi në rradhë të parë vujatjen dhe frikën për ekzistëncë që solli me vete revoluacioni ekonomik. Sot mund të çuditesh se sa aktuale janë analizat e tij. Që në manifestin komunist ai përshkroi një fenomen, që diskutohet edhe sot, frikë e shtesës së mesme nga rënia sociale.

“Ndërmarrjet deri tani të mesme, industrialistët e vegjël, tregtarët dhe rentierët, zejtarët dhe fshatarët, të gjitha këto klasa bien në proletariat, nga njëra anë, sepse kapitali i tyre i vogël nuk mjafton për një ndërmarrje të industrisë së madhe dhe bie pre e konkurencës me kapitalistët e mëdhenj, nga ana tjetër se mjeshtëria e tyre shvlerësohet nga mënyrat e reja të prodhimit. Kështu proletariati rekruton nga të gjitha shtresat e popullsisë.”
Marksi ishte një kundërshtar kritik i kapitalizmit. Në kulmin e revolucionit industrial ai vëzhgoi ndryshimet e mëdha, që shkaktoi kapitalizmi, jo vetëm në Angli dhe Evropë, por edhe në mbarë botën.

“Borgjezia me shfrytëzimin e tregut botëror e nderton në mënyrë kozmopolite prodhimin dhe konsumin e të gjitha vendeve. Industritë e vjetra kombëtare janë shkatërruar dhe shkatërohen përditë. Ata hidhen mënjanë nga industri të reja, futja e të cilave bëhet çështje jetike për të gjitha kombet e civilizuara, nga industri të cilat nuk përpunojnë lëndë të para të vetat, por lëndë të para nga qoshet me të largëta të botës dhe prodhimet e të cilave nuk konsumohen vetë në vend, por në të gjitha pjesët e botës.”

“Borgjezia me shfrytëzimin e tregut botëror e ndërton në mënyrë kozmopolite prodhimin dhe konsumin e të gjitha vendeve. Industritë e vjetra kombëtare janë shkatërruar dhe shkatërrohen përditë. Ata hidhen menjanë nga industri të reja, futja e të cilave bëhet çështje jetike për të gjitha kombet e civilizuara, nga industri të cilat nuk përpunojnë lëndë të para të vetat, por lëndë të para nga qoshet me të largëta të botës dhe prodhimet e të cilave nuk konsumohen vetë në vend, por në të gjitha pjesët e botës.”

Angelina Verbica (DW)