Vjen LG Cookie Plus

Kompania LG ka paralajmëruar trashëguesin e njërit prej modeleve të saja më të popullarizuara. Bëhet fjalë për modelin Cookie Plus.
Dallimi më i madh në krahasim me modelin më të vjetër është mbështetja për rrjetin e gjeneratës së tretë (3G), gjersa janë integruar edhe aplikacionet për qasje të lehtë në shërbimet Facebook, Twitter e Flickr.

Konfiguracioni i kësaj pajisje gjithashtu është rifreskuar dhe tani sjell animacione dhe widgets. Fotoaparati i integruar ka rezolucion prej tre megapikselash e në të është edhe FM radio.

LG do të filloj shitjen e Cookie Plus së pari në tregjet e Francës dhe Italisë. Në shitje del qysh muajin e ardhshëm, mirëpo çmimi nuk është bërë i njohur.