Vlorë: Aksident tek Uji i Ftohtë, dy të vdekur

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e dy personave është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në zonën Uji i Ftohtë, në qytetin e Vlorës.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave makina në të cilën udhëtonin dy viktimat ka rënë në det, nga një lartësi prej 60 metrash.

Burimet saktësojnë se aksidenti ndodhi tek vendi i quajtur Kalaja dhe shtojnë se emrat e viktimave nuk dihen ende, ndërsa policia është duke e hetuar rastin.