Vrasesi bie ne dashuri me femren qe do ekzekutonte

Një vrasës i punësuar ra në dashuri me viktimën e saj e më pas iu desh të manipulonte vdekjen e saj me ndihmën e salcës së domates.
Carlos Roberto de Jesus, nga Brazili, ishte paguar rreth 400 euro për të vrarë Iranildes Aguair Araujo. Ai ishte paguar nga një shtëpiake, e quajtur Maria Nilza Simoes, që ishte e bindur se Iranildes shkonte me të shoqin.
Por De Jesus ra në dashuri me Iranildes dhe u detyrua që të rrëfente planin e tij. Ata më pas bënë një fotografi ku ajo dukej sikur ishte vrarë me thikë dhe ia dërguan kontraktueses. Ajo e gëzuar bëri pagesën, por vetëm pas tre ditësh pa në rrugë vrasësin e kontraktuar nga ajo duke puthur viktimën. Shkoi në polici dhe e denoncoi se ai i kishte vjedhur 1000 dollarë. Aty më pas u zbardh e gjithë historia, që ka lënë me gojëhapur policët, të cilët kanë pyetur: Si ka mundësi që Maria nuk e pa që thika nuk ishte ngulur në trup, por ishte futur në sqetull? :tongue:

ua sa interesant, kjo me fat ajo vajza

çdo te thot te jesh e bukur :expressionless: