“Vrasësi i Facebook” pritet të lëshohet së shpejti

Në mes pritjesh dhe një doze skepticizmi, të ashtuquajturit “vrasësit e Facebook” më në fund e kanë filluar versionin Alpha të faqes së tyre, të quajtur Diaspora.

Zyrtarët e kësaj faqe thonë se ata tashmë kanë dërguar ftesat e para tek njerëzit që e kanë përkrahur idenë e tyre fillimisht. Një e tillë ka mundur të ju vijë edhe juve, nëse jeni prej atyre që besoni në këtë projekt.

Për të gjithë ata që nuk e dinë saktësisht se si funksionon kjo faqe, më poshtë është një përshkrim i shkurtër.

Diaspora ju lejon të bëni çfarëdo qoftë që ju pëlqen të bëni online, si: cicërima në Twitter, shpërndarja e vegzave dhe fotografive, postimi i “gjërave” në Flickr, ndërsa të dhënat tuaja mbeten plotësisht nën kontrollin tuaj.

Ju e posedoni informacionin tuaj dhe vetëm ju mund t’i lejoni njerëzit për të parë atë që ju dëshironi, thjesht përmes krijimit të një “liste” të njerëzve, pa pasur nevojë për ndryshime të vazhdueshme në funksionet tuaja të privatësisë.

Në fakt, Diaspora nuk është një faqe e vetme, por përkundrazi shumë njerëz e përdorin të njëjtin softuer për tu lidhur dhe për të formuar një rrjet. / Telegrafi /