Vrasesi i femrave “rrefehet” online

George Sodini, autori i vrasjes se tre femrave ne nje palester ne Pittsburgh te Amerikes ka lene nje video rrefyese ne faqen e tij te internetit ku shpjegon shkaqet dhe motivet qe e cuan ne marrjen e vendimit mizor.

Kishte nisur pergatitjet per kryerjen e aktit qe ne muajn nentor te 2008, por dicka i kishte shkuar ters dhe e kishte anulluar, me pas riprovon gjithcka ne 6 janar.

“Ora eshte 8:45 e mbremjes. Kisha frike! Mora pistoletat e mbushura, kisha gjithcka gati, por ne fund thashe. Dreq! Femrat jane kaq te bukura, madje nuk duken as njerezore dhe as qe me hedhin syte mua”, nis video e vetefilmuar nga Sodini.

Duket se ai kishte planifikuar gjithcka me imtesi dhe mbi te gjitha i ka lene “trashegimi” me video ne faqen e tij te internetit ne nje rrefim te pazakonte.

“Ishte nje njeri i vetmuar, nuk kishte asnje mik, asnje vizite”, tregojne fqinjet e tij.

Blogu i tij ne internet do te kthehet ne “mikun” e tij me te mire te cilit do ti rrefehet per gjithcka, edhe per planin e tragjedise se ndodhur disa dite me pare.

“Jam shume mizor, i vetmuar dhe i inatosur. Kam degjuar se vetem ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes gjenden rreth 30 milion femra dhe asnjera prej tyre nuk deshiron te qendroje me mua. Nese do kisha nen kontroll jeten time do te isha me shume i lumtur”, vazhdon me tej 48 vjecari ne videon.

Kur befas nga endrrat per jeten e tij, hidhet ne realitet, kur tregon shtepine e tij,“e kam blere ne vitin 1996”.

“Une e kam te lehte te fsheh emocionet por duhet te ndryshoj, mos t’i fsheh me” pershkruan sjelljen e vet Sodini.

“Nuk kam nje te dashur qe nga viti 1984, nuk dal ne nje takim me nje femer qe nga maji i 2008 dhe nuk kam kryer marredhenie seksuale qe prej moshes 19 vjecare”, vazhdon videon e tij killeri.

“Eshte e thjeshte, nuk u pelqej vajzave edhe pse jam nje mashkull me paraqitje te pelqyeshme. Nuk mund te bej asgje. Problemi me i madh qendron tek marredheniet me “miqte” e mi. Nuk jam ne gjendje te arrij ate qe dua ne asnje fushe. Gjithcka mbetet e pandryshueshme pavaresisht perpjekjeve qe bej une”, thuhet ne nje video te xhiruar diten e djele.

Dhe ja ku mberrijme ne fundin e parapergatitur, “jeta jone e perjetshme nuk varet nga puna jone, Jezusi ka paguar per te gjitha mekatet tona dhe nese do te gjeni keto filmime, mos u merakosni, publikojne sepse une do te jem i vdekur".

Ndoshta kjo eshte edhe pergjigja qe kerkojne hetuesit, sepse nuk ishte rastesi qe te gjitha viktimat nuk kishin lidhje me vrasesin madje ato as qe e njihnin ate. Gjeja e vetme qe kishin te perbashket ishte se ato ishin qe te gjitha femra, sa te deshiruara aq edhe te urryera.

kto lloj njerezish per mendimin tim jan te semure

Keto persona jane te cmendur. Te shkretat femra qe kane rene pre e tij.

Kto njerez padyshim qe jane te semure…