Web faqe pa pagese - Web faqe falas

AJAX ITC (www.ajaxitc.com) iu ofron mundesine e krijimit te nje faqeje ne Internet falas, qofte ajo personale, per biznes apo per ndonje projekt ose aktivitet te cfaredollojshem. Programimi dhe dizajnimi i faqes behen falas, pervec kesaj hapesira eshte e pakufizuar per kohe te pakufizuar dhe mund te vendosni cfaredo lloji materiali (fotografi, prezentime, informata, adresa, harta, cmimore, etj).

Pse duhet te kem nje faqe ne Internet?

Edhe pse shkembimet tregtare ne Ballkan behen ende me metodat e vjetra (blerje e mallit ne dyqan) dhe me metodat edhe me te vjetra qe njeh njeriu (shkembimi i mallit me mall ne vend te pageses ne para), megjithate njerezit po behen gjithnje e me te varur nga Interneti, duke i kushtuar shume kohe surfimit ne Internet. Shumicen e kohes njerezit surfojne ne Internet per argetim dhe komunikim e cila ne thelb eshe tentative per tu lidhur me njerez te tjere. Sidoqofte, cdo person qe i kushton maksimumin e kohes surfimit ne Internet per argetim dhe nderlidhje, cdonjeri prej tyre te pakten ben nje kerkim ne dite per gjerat qe i pelqejne, qe ka nevoje ose qe do te blinte. Prandaj, njerezit gjithmone e me shume po i kushtojne kohe Internetit e gjithmone e me pak po i kushtojne kohes blerjes me metodat e vjetra.

Kam partneret, bashkepunetoret dhe klientet e mi, pse do te me duhej dicka tjeter?

Sepse se pari do te lehtesonte punen e partnereve, bashkepunetoreve dhe klienteve tuaj te tanishem. Permes prezentimit ne Internet do te jeni me afer klienteve tuaj ne cdo kohe. Gjithashtu, prezentimi juaj ne Internet do rrise mundesine e krijimit te partnere dhe klienteve te rinj, ne shkalle me te gjere gjeografike, partnere me te fuqishem dhe fuqi blerese me te madhe.

Gjithcka eshte falas, si mund te besoj ne kualitet?

AJAX ITC aplikon standarde boterore ne teknologjine e informacionit. Eshte e perkushtuar ne kualitetin me te larte te teknologjise duke ofruar teknologji konkurrente jo vetem ne Ballkan, por edhe ne bote. Kompania jone tenton te ofroje teknologjine me te thjeshte te mundur dhe me efektiven.
Bizneset qe tashme kane krijuar faqe te biznesit te tyre tek ne, gjithashtu kane krijuar faqe me kompanite tjera teknologjike qe u kane kushtuar me disa qindra euro. Prape se prape teknologjite tona te ofruara falas kane rezultuar me te sukseshme ne makinat kerkuese (Google, Bing, Yahoo, Ask, etj) se sa teknologjite e ofruara me pagesa marramendese nga firmat tjera.
Pervec kesaj, AJAX ITC tashme konkuron ne tregon boteror te informacionit me produkte tjera duke ofruar informacionin ne kohe reale, me te shpejtin dhe me te besueshmin, duke perdorur teknologji nga me te ndryshmet per nderlidhje dhe shkembim te shpejte dhe te lehte te informacionit.

E tere kjo pune, pse falas?

Hapesirat shqiptare, ndryshe nga Europa dhe vendet e tjera te zhvilluara ekonomikisht dhe teknologjikisht, kane mbetur shume prapa ne fushen e teknologjise. Produktet, sidomos produktet teknologjike, ofrohen me kualitet teknik teper te ulet e me cmim teper te larte. Ndersa e gjithe bota synon ekzekutimin e te gjitha puneve permes teknologjise per faktin se behen me shpejte, me lehte dhe jane me te besueshme, shqiptaret ende nuk e kane shqyrtuar kete fakt seriozisht. Kjo na ka shtyre qe te ofrojme nje projekt per te gjitha bizneset shqiptare ne te gjitha trevat shqiptare pa pagese duke u mundesuar bizneseve te jene me afer partnereve dhe klienteve te tyre ne menyre me efektive, me te shpejte dhe me te besueshme.

Per cilat treva eshte e vlefshme kjo oferte dhe ne cfare gjuhe mund te ndertoj faqen time?

Kjo oferte eshte e vlefshme per te gjitha trevat shqiptare Shqiperi, Kosove, Kosove Lindore, Maqedoni, Epir dhe Mal te Zi. Pervec gjuhes shqipe, faqja ofrohet edhe ne gjuhet tjera qe perdoren ne ate shtet.

Kam nje biznes jashte ketyre trevave, a eshte kjo oferte e vlefshme dhe per lokacionet tjera?

Se shpejti AJAX ITC do te beje te mundur ndertimin e faqeve per bizneset shqiptare qe ndodhen jashte trevave shqiptare (Europe, Amerike e gjetiu). Gjithashtu, se shpejti do te vije me sistemin e pagesave online, sistem i cili sfidon sigurine e dhe lehtesine e bankave ne tregun tone. Edhe keto dy oferta do te jene falas.

Si mund te kontaktoj AJAX ITC?

Permes faqes sone ne Internet www.ajaxitc.com ose permes postes elektronike (email) gendirec@ajaxitc.com.

Tjeter thuhet ne postim, dhe tjeter del ne faqe!!! Cik si reklam me duket mua?!

ReniX, ajo qe thuhet ate dhe bejme. Per te krijuar faqen duhet te dergosh nje kerkese permes faqes se konaktit ne www.ajaxitc.com/nakontaktoni.aspx. Kjo per shkak qe faqen e ndertojme ne dhe nuk e merrni mundimin per te krijuar nje faqe. Materiali qe duhet te publikohet dergohet ne emailin tone (gendirec@ajaxitc.com) pastaj ne e pergatisim faqen profesionalisht.

Faleminderit.

Pershendetje e ndoqa biseden , doja te thoja se e gjitha kjo eshte falas mund te krijoni faqe me .com

Faleminderit MAJDI,

Po, mund te te krijojme nje faqe edhe me .com, mirepo nese ndertohet faqe private per ju (dmth biznesiim,com) atehere esehte me pagese.

Nese deshiron te ndertosh me pagese ke dy mundesi:

  1. Te japim hapesiren ne server ne SHBA ndersa programimi dhe dizajnimin e bejme ne nga Kosova, ose
  2. Te japim hapesiren ne server ne SHBA poashtu edhe programimi edhe dizajnimi behet ne SHBA

Gjithsesi, mund te shfrytezosh oferten falas e te krijosh nje faqe ne AJAX ITC, psh ajaxitc.com/biznesiim.aspx. Si shembull mund te shikosh www.ajaxitc.com/puntori.aspx ose www.ajaxitc.com/baumax.aspx.

Nese keni pyetje te tjera jemi ketu per t’iu ndihmuar.

Faleminderit.

Po shum faleminderit tani e kuptova se cfar beni ju , thjeshte mendova se mos ishte ndonje oferte per ndertimin e faqeve pershembull www.blablabla

dhe nefund te jet me .com
gjithsesi dhe oferta e mesiperme eshte shum e vlefshme per disa qe duan te reklamojne nje biznes . :slight_smile:

Tentojme te ndihmojme bizneset te kycen ne treg permes teknologjise dhe te jene me afer partnereve dhe klienteve ne cdo kohe.

Ju uroj sukses ne punen tuaj!

Si perfundim doli me Pagese dhe me duket normale pasi me prapashtesen .com/.net etj etj duhet te paguash ,po jo falas dhe me pagese :slight_smile: Spo Kuptoj tani,eshte falas apo me pagese.

Fjala falas eshte prapashtesa e “pageses” MAJDO ! :)…Gjithsesi ok pune e mire.

Dua t’ua sqaroj, qe te mos keni dilema.

Eshte falas nese faqja krijohet brenda hapesires se AJAX ITC. Eshe pse eshte brenda asaj hapesire, te gjitha shenimet jane te atij aktiviteti te cilit i dedikohet faqja. Ndersa, sa i perket ndertimit te faqes private, e cila nuk ka kurfare lidhje me AJAX ITC, atehere ajo paguhet.

Nese keni ende dicka te paqarte, me njoftoni.

shikojeni edhe kete eshte falas:p

https://www.webs.com

krijoni faqen tuaj si psh https:// blablabla.webs.com

Ok, eriko, kam ndegjuar qe edhe ai link qe keni dhene ofron faqe falas. Ndryshimi eshte qe duhet te kesh njohuri teknike per te krijuar nje web ne ate faqe, ndersa tek ne e ndertojme ne, te duhet vetem te na e dergosh materialin qe deshiron te publikosh. Cfare mendon ti, kane te gjithe njohuri te mjaftueshme teknike per te krijuar nje faqe ne Internet?

Faleminderit.

atehere NickAlb na beni ndonje tuto si mund te krijojme nje web faqe, ne kete menyre na ndihmoni edhe ne qe nuk kemi mundesine ekonomike te paguajme, te kemi web-in tone.:wink:
aq me teper se tek kjo faqe qe shkrova me vetem 20 euro ne vit faqja te behet blablabla.com

Eshte shume e thjeshte. Pergatit gjithe materialin qe deshiron te publikosh (foto te aktivitetit tuaj - cfaredoqofte jo vetem ekonomik - video, pershkrime, prezentime) dhe na dergo neve ne gendirec@ajaxitc.com. Ne e pergatisim faqen, e publikojme dhe eshte e gatshme per perdorim. Eshte kaq e thjeshte.