WhatsApp kopjon Snapchat: statuset veteshkaterruese me foto dhe video po vijne

Veçoria e re e WhatsApp quhet “Status” dhe përmes saj përdoruesit mund të ndajnë foto, imazhe GIF, emoji dhe video për 24 orë me miqtë e tyre.

Kjo mënyrë e joshjes së përdoruesve, sot shumë popullore, u “shpik” nga Snapchat dhe bart emrin “Stories.” E megjithatë lëvizja nuk ka pse tju çudisë sepse Facebook e ka bërë një gjë të tillë edhe me Instagram.

Por për WhatsApp, është e një rëndësie të veçantë ngaqë do të hapë rrugë drejt një dimensioni të ri për aplikacionet e komunikimit. Deri ditën e sotme WhatsApp ka qenë aplikacioni ku përdoruesit hynin në të dhe shkruanin mesazhe.

Statuset do e ndryshojnë këtë perceptim për herë të parë. Në të njëjtën kohë është një mundësi e artë për bizneset dhe reklamuesit. Një vit më parë drejtuesit e kompanisë thanë se ishin në kërkim të mënyrave të reja të gjenerimit të të ardhurave.

Sot WhatsApp ka 1.2 miliard përdorues aktivë të cilët dërgojnë 60 miliard mesazhe çdo ditë ku 3.3 janë foto, 760 milion video dhe 80 milion imazhe të animuara GIF. Statuset e WhatsApp pritet ti vënë fre ekspansionit të Snapchat në arenën globale.