WhatsApp së shpejti nuk do të funksionojë në këta Smartphone

Aplikacioni për shkëmbime mesazhesh, audio dhe video biseda, WhatsApp ka përditësuar listën e telefonave të mençur në të cilët nuk do të vazhdojë të funksionojë së shpejti.

Në tentim për të ofruar shërbime më të mira për klientët, ky aplikacion së shpejti nuk do të funksionojë në disa pajisje, ku më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të tyre, transmeton Telegrafi.

Në WhatsApp thonë se nuk planifikojnë të zhvillojnë më tej sistemin për këto sistem operative:

[ul]
[li]Versionet më të vjetra sesa 2.3.3 Android.[/li][li]Windos Phone më të vjetër se 8.0[/li][li]iPhone 3GS/iOS 6[/li][li]Nokia Symbian S60[/li][li]Black OS dhe BlackBerry 10[/li][/ul]

Për sistemet tjera operative, ju nuk do të jeni në gjendje të hapni llogari. Megjithatë, ju do të mund të përdorni aplikacionin nëse tashmë e keni të instaluar në:

Nokia S40 do të funksionojë deri më 31 dhjetor 2018

Versionet Android 2.3.7 do të jenë të disponueshëm për përdorim deri më 1 shkurt të vitit 2020

iOS 7 do të funksionojë deri më 1 shkurt të vitit 2020

Nëse aktualisht jeni duke përdorur sisteme tjera operative më të vjetra, WhatsApp ju rekomandon ta përditësoni versionin e tij siç figuron më poshtë:

[ul]
[li]Android OS 4.0+[/li][li]iPhone iOS 8+[/li][li]Windos Phone 8.1+[/li][/ul]

Mbajeni në mend se WhatsApp mund të aktivizohet në vetëm një numër telefoni dhe vetëm në një pajisje.

Për të patur një llogari në WhatsApp duhet të kesh një numër telefoni dhe një telefon të zgjuar, por mund të aksesohet edhe në programe të tjerë në kompjuter si për shembull:

  1. Programi i WhatsApp për Desktop
  2. Programe nga kompani të treta, që përfshijnë WhatsApp dhe të tjera.
  3. Shfletuesit e internetit nepermjet adreses “https://web.whatsapp.com/

Që të përdorësh WhatsApp në kompjuter duhet të plotësosh kushtet:

  1. Të kesh të hapur WhatsApp në telefon (i lidhur ne internet)
  2. Zgjidh opsionin në telefon “Menu - Settings - WhatsApp Web”
  3. Nëpërmjet kamerës së telefonit skano kodin QR që gjendet në faqen Web.

Kujdes në moment që shkëput internetin nga telefoni gjithashtu do të shkëputet edhe aksesimi i WhatsApp në kompjuter.

Personalisht e kam të hapur WhatsApp në komjuterin e punës dhe të shtëpisë. Nuk kam dijeni nëse ka ndonjë kufizim në numrin e komjuterave në të cilin mund të mbash hapur llogarinë e WhatsApp.