WhatsApp tani me aplikacion për Windows dhe Mac

Me sa duket thashethemet kanë qenë të vërteta, pasiqë WhatsApp tani zyrtarisht e ka prezantuar aplikacionin e saj të dedikuar për dekstop.

“Njësoj sikurse aplikacioni ynë i WhatsApp Web, aplikacioni për desktop është vetëm një shtesë e shërbimit që e keni në telefonin tuaj: në fakt, aplikacioni pasqyron bisedat dhe mesazhet nga pajisja juaj mobile”, thuhet në postimin e blogut të kompanisë.

Shërbimi është në dispozicion për Windows (version 8 dhe më të reja) dhe Mac OS (versioni 10.9 dhe më i ri).

Aplikacioni është i sinkronizuar me WhatsApp në mobil, dhe ju lejon të komunikoni me përdoruesit e tjerë të WhatsApp derisa telefoni juaj të jetë në xhep.