Will Smith, aktori qe ben me shume para

Will Smith eshte cilesuar si aktori qe siguron me shume te ardhura ne Hollivud. Perfundimin e ka nxjerre nje studim i faqes financiare Forbes.com.

Nje panel profesionistesh te industrise se filmit thane se pas tij u renditen yje te tille si Johnny Depp, Leonardo DiCaprio, dhe cifti Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Aktoret u renditen sipas aftesise qe kishin per te siguruar financime per nje film te ri, sipas arketimeve te filmave te tyre dhe audiences.

Filmi me i fundit i Smith’, “Seven Pounds”, doli ne kinema ne dhjetor dhe arketoi me shume se 141,6 milione dollare ne te gjithe boten. Ne muajin janar Smith u vleresua si aktori qe arketon me shume nga nje film nga nje sondazh te pronareve te shtepive kinematografike dhe bleresve te filamve.

Ne listen e 10 me te mireve perfshihen edhe Tom Hanks, George Clooney, Denzel Washington, Matt Damon dhe Jack Nicholson.