Windows 10 - Versioni Final këtë verë

Microsoft sot ka njoftuar se Windows 10 do të lansohet gjatë verës së këtij viti, dhe sipas kompanisë, versioni më i ri i sistemit operativ do të lëshohet në më shumë se 190 vende të botës.

Kompania do të ofrojë përditësim falas në Windows 10, për përdoruesit që përdorin Windows 7, Windows 8.1 dhe Windows Phone 8.1. Kjo ofertë do të jetë valide një vit pas lëshimit të versionit më të ri të sistemit operativ.

Edhe pse Microsoft nuk ka dhënë asnjë datë të saktë të lansimit të Windows 10, ajo që dihet tashmë është se lëshimi i tij tek përdoruesit do të bëhet gjatë verës, pasi që kjo periudhë është konfirmuar edhe zyrtarisht.

…ne pritje

kurse ketu eshte tabela me info se si dhe nese mund te kaloni (upgrade) ne Windows 10!