Windows Store tani ka 1,000 Aplikacione per Windows 8

Kemi pare qe numri i aplikacioneve per Windows 8 ishte ne rritje e siper, tani nje webfaqe e cila ishte duke shikuar rritjen e aplikacioneve ne Windows Store te Windows 8, ka thene se Shitorja Online e Windows 8 ka kaluar 1,000 aplikacione ne te.

McAtkins Online thote se numerimi i fundit i aplikacioneve ne Windows Store tani ka arritur numrin 1,004, aplikacione keto qe jane te disponueshme per perdoruesit e Windows 8. Ky numer perfshine te dyja llojet e aplikacioneve per desktop (te cilat nuk mund te shkarkohen direkt nga Windows Store) dhe aplikacionet “Moderne” per Windows 8. Pak dite me pare, e njejta webfaqe tha se ne Windows 8 Store ishin 839 aplikacione te disponueshme.