Xhordan, përgatitjet e fundit për divorc


Modelja e njohur, Kejti Prajs, apo siç njihet më mirë, Xhordan, ka kaluar ditëlindjen e saj të 31-të në bisedime me avokatin e divorcit të Pol Mekartnit.

Se Xhordan e ka ndërmend “pa hajgare” që të shkurorëzohet nga burri i saj, Piter Andre, flet edhe fakti se ajo ka nxirë (me ngjyrë) një tatuazh në trupin e saj, ku ishte shkruar emri i Piterit. Xhordan, nënë e tre fëmijëve, ka angazhuar avokaten Fiona Shakleton për t’i ndihmuar që ta ruajë të drejtën për t’u përkujdesur për fëmijët, si dhe që të shpëtojë një pjesë sa më të madhe nga pasuria e saj prej 40 milionë funtesh. Të themi vetëm edhe se ishte mu kjo avokate e cila i ndihmoi Pol Mekartnit që t’i japë gruas së tij vetëm 24.3 milionë funte, nga një pasuri e Polit që kapë vlerën prej 400 milionë funtesh. Pra, ajo është një avokate mjaft e zonja.

E din njeri se pse po ndahen kto apo…

me duket se prej atij tatuazhit…