Yahoo! Mail bëhet me Dropbox të integruar

Derisa Google, Microsoft dhe Amazon akoma janë duke punuar në rregullimin e gjërave rreth klientëve desktop dhe sinkronizimit në ré, pionieri në ruajtjen online të të dhënave – Dropbox, po zgjerohet me lehtësi nëpër web. Kështu Yahoo ka paralajmëruar partneritet me këtë shërbim, ku Yahoo! Mail tani do të jetë i integruar ngushtë me Dropboxin. Me këtë partneritet shfrytëzuesve u është mundësuar ndarja dhe këmbimi i fajllave direkt nga folderi online, por edhe ruajtja e attachmenteve në to. Po ashtu, përmes integrimit të Dropbox Chooser është tejkaluar edhe limit për attachmente të cilat dërgohen me e-mail, ku të gjithë fajllat më të mëdhenj se 25 MB do të ndahen përmes linkut për Dropbox. Për të gjithë shfrytëzuesit e Yahoo mail mundësitë e reja tashmë janë në dispozicion.

Burimi: Koha.net