Yahoo sfidon Google me Search Direct

Yahoo është duke u munduar ta tejkalojë rivalin e saj Google përmes ofrimit të një përvoje të re në kërkimin e rezultateve online, të cilën kjo kompani e përshkruan si ”gjëja më e shpejtë që e keni parë ndonjëherë”.

Produkti i ri i cili quhet Search Direct kombinon kërkimin e rezultateve në kohë reale, duke paraqitur rezulatet e kërkimit bashkë me përgjigjet.
Kështu, nëse gjatë kërkimit shkruani “amzn”, në motorin e kërkimit të Yahoo’së shfaqet një listë e plotë e citimeve të mundshme të cilat kanë të bëjnë me Amazon.com.
Kompania e internetit e cila dukej se e kishte braktisur biznesin e kërkimit të rezultateve, pas partneritetit me Microsoft, thotë se shërbimi i saj i ri Search Direct, dhe përvoja që ajo sjell gjatë kërkimit të rezultateve, është e ardhmja e kërkimit në internet.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse kjo do të jetë kështu, pasi që dihet se rivali i saj Google do të reagojë menjëherë me ndonjë produkt apo shërbim tjetër po aq interesant sa paraqitet të jetë Search Direct të cilin e sjell Yahoo

Po ca sfidon ajo ska shance te arri google