YouTube Unplugged - Së shpejti platforma e TV kabllor

YouTube është duke punuar në një shërbim të ri të abonimeve me pagesë, të cilin kompania e ka quajtur Unplugged.

Ky shërbim thuhet se do tu ofrojë klientëve një pako të kanaleve televizive në internet, ndërsa lajmin e kanë konfirmuar njerëzit që janë të njohur për së afërmi me projektin më të ri të kompanisë së Google.

Projekti, për të cilin YouTube ka riorganizuar tashmë arkitekturën e saj teknike, është një nga prioritetet më të mëdha të gjigantit online të videove dhe është planifikuar të debutojë që në vitin e ardhshëm – 2017.

Drejtuesit e YouTube tashmë kanë diskutuar këto plane me kompanitë më të mëdha të medias, duke përfshirë NBCUniversal Comcast Corp, Viacom Inc, 21 Centruy Fox dhe CBS Corp., por ende nuk kanë siguruar asnjë të drejtë televizive.

Unplugged do të sjellë më shumë përmbajtje premium në shërbimin e internetit YouTube dhe aplikacionet mobile, për të siguruar edhe më shumë shikime nga njerëzit për të gjeneruar edhe më shumë të ardhura nga burime tjera përpos reklamave.