Zbërthimi i atomit mund të sjellë një forcë të re natyrore

Fizikanët thonë se të dhënat nga laboratori kryesor për zbërthimin e atomit në Shtetet e Bashkuara, mund të zbulojnë një grimcë elementare, që potencialisht do të ishte forcë e re e natyrës, që do të mund i zgjeronte njohuritë për vetitë e materies.

Këtë analizë shkencëtarët në laboratorin Fermi në Ilinois, e kanë shpallur në faqen në Internet, por ky zbulim ende pret që të jetë plotësisht i konfirmuar.

Shkencëtari Giovanni Punzo, nga ekipi ndërkombëtar kërkues, që po i analizon të dhënat nga laboratori Fermi, tha se zbulimi, nëse konfirmohet, “mund të çojë në një botë të tërë të re të ndërveprimit”.

sa posht materies qe kan shkuar keta Fizikantet

shume sa qe dhe berthamen e Atomit Protonin ta zberthejn

perderisa i paskan hedhur hapat e pare, pra mendojne se mund ta zbulojne, them se do ta zbulojne…presim tani…:slight_smile: