ZBULIMI I PSIKOLOGUT VANDAR HOVEN MBI FJALËN ALLLAH

E vërteta dhe realiteti
Psikologu Holandez Vander Hoven në përpjekjet e tij studimore në fushën e psikologjisë, ka informuar publikun rreth zbulimit të tij të fundit mbi efektin e të lexuarit të Kur’anit si dhe përsëritjen e fjalës ALLAH. Ai ka pohuar se ky zbulim nuk është vetëm për pacientin në veçanti, mirëpo për të gjithë njerëzit në përgjithësi.
Profesori holandez Vander, ka konfirmuar se zbulimi i tij është i bazuar në studime dhe hulumtime të shumta, njëherit është zbatuar edhe në shumë pacientë, prej një periudhe tre vjetore.
Disa nga pacientët e tij nuk qenë fare muslimanë, disa të tjerë nuk flitnin gjuhën arabe dhe megjithatë, ishin të kërkuar që ta shqiptonin qartazi fjalën Allah, në mënyrë që ta gjenin shërimin. Të arriturat ishin mahnitëse, e në veçanti mbi ata që vuanin nga brengosja, hidhërimi dhe presioni.
E përditshmja saudite “El-Vatan”, ka bërë të njohur raportin e psikologut holandez, në të cilin thuhet: “Ata, të cilët kanë mundësi ta lexojnë shkrimin arab si dhe ata, të cilët lexojnë Kur’anin rregullisht, janë të mbrojtur nga sëmundjet psikike, të tillët janë muslimanët.”
Psikologu, shpjegoi se çdo shkronjë në fjalën Allah ka ndikim pozitiv në shërimin e sëmundjeve mendore. Në studimin e tij, ai pohoi se çdo shkronjë posedon karakteristikat e veta, p.sh.:
Shkronja e parë e fjalës Allah, është: (A). Kjo shkronjë është e lëshuar nga sistemi frymëmarrës dhe në të njëjtën kohë bënë kontrollimin e frymëmarrjes.
Ai shtoi se shqiptimi i bashkëtingëllores (L), ashtu sikurse në gjuhën arabe, zbutë sistemin e frymëmarrjes për disa momente, dhe atë kur gjuha ndeshet me pjesën e sipërme të nofullës me një ndalje në mes, dhe këtë ndalje fillon ta përsëris vazhdimisht.
Ndërsa, sa i përket shqiptimit të shkronjës së fundit, pra shkronja (H), ku përmes së cilës shkaktohet një kontakt në mes të mushkërive dhe zemrës, dhe ky kontakt apo takim kontrollon dhe verifikon te rrahurat e zemrës.
Ajo që më së shumti na tërheq vëmendjen është se, ky psikolog nuk i takon besimit islam, mirëpo është i dhënë shumë pas shkencave islame si dhe është duke bërë hulumtime në fshehtësitë e Kur’anit.
Allahu i Madhërishëm thotë: “Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” (Fussilet, 53)