Zbulohen genet e infarktit

Nje grup kerkuesish italiane ka zbuluar genet e predispozuara ndaj infarktit. Lajmin e ka bere te te ditur nje prej drejtuesve te Kardiologjise ne Parma, ne Kongresin Amerikan te Kardiologjise qe po zhvillohet ne Florida.

Zbulimi erdhi si rezultat i studimit te faktoreve gjenetike qe sjellin infarktin, nderkohe qe te dhenat u publikuan ne revisten “Nature Genetics”.

Studimi

Studimi u krye pas vezhgimit 10-vjecar qe iu be 1508 pacienteve nen moshen 45 vjec, dhe u pa rendesia qe paten variantet gjenetike ne influencimin e zhvillimeve kardio-vaskulare dhe ne progresin e aterosklerozes koronare ne personat e goditur nga nje infarkt i pare.

Bazuar ne te dhenat e publikuara ne nje studim nderkombetar, kerkuesit e grupit “Aterosclerozat, trombozat dhe Biologjia Vaskulare”, ne bashkepuim me emra te tjere te mjekesise, zbuluan se gjenet ishin te afta te prodhonin nje infarkt edhe ne mungese te faktoreve me rrezik, si hipertensioni dhe kolesteroli i larte.