Zbulohet fosilja, qe verteton teorine e Darvinin

Shkencetaret kane prezantuar me krenari ate qe e quajne proven me te madhe, qe verteton teorine e Darvinit. Behet fjale per nje fosile te lashte, qe cilesohej si pjesa qe mungonte per te vertetuar prejardhjen e njeriut nga majmuni.

Krijesa 47 milione vjecare konsiderohet si fosile e primatit me te kompletuar te gjetur deri me sot. Ekzemplari i gjetur ne nje shpelle ne Gjermani eshte ekspozuar ne muzeun e historise se natyres ne Nju Jork. Ai konsiderohet si unaza e lidhjes se njeriut me majmunin.

Fosiles i jane gjetur pjese te stomakut me ushqimin e fundit te konsumuar, konturet e lekures, si dhe thonj ne vend te kthetrave. Fosilja me nofken “Ida”, eshte lidhja qe mungonte mes primateve te sotem dhe njerezve. Disa eksperte te pavarur jane sekeptike per zbulimin e publikuar ne trevisten shkencore “PLoS One”.

Shkencetaret thone se fosilja e gjetur jetoi ne nje epoke te historise se tokes te quajtur Eocene, qe ka qene teper e rendesishme per zhvillimin e primateve te pare.

Fosilja quhet ndryshe Darwinius masillae, per shkak te vendit te saj te origjines dhe dyqindvjetorit te lindjes se Darvinit. Gjetja e skeletit te kompletuar i ka shtyre shkencetaret ta cilesojne ate si mrekulline e tete te botes.

Ende nuk e kuptoj pse njeriu ka tendencën ti thotë vetes akoma majmun. Ky zbulim është baraz me një hiç. Akoma nuk është gjetur se si erdhi në ekzistencë jeta e jo më të flasim për këtë zbulim. Ka plot pikëpyetje që nuk janë zgjidhur.

Peniel kam nje pytje per ty sipas mendimit tend nga e ka prejardhjen njeriu ?

Kur ti e di përgjigjen mos pyet. Mos u nis nga fakti se i përkas një besimi të caktuar të më pyesësh diçka të tillë. Nejse.

Teoria e Darvinit ka ngecur në baltë sepse akoma nuk ka arritur të vërtetojë se si nga asgjëja erdhi në ekzistencë diçka. Kjo çfarë të thotë ty? Je në gjendje të më bindësh për të kundërtën e asaj që besoj? Besoj se jo. Nëse po atëhere pres me interes. :slight_smile:

ns

shum interesant ku fakt shkenca po ecen shum mir duhet pergezuar

Ne qofte se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni, atehere pse asnje majmun ne ditet e sotme nuk mund te shnderrohet ne njeri?
Prejardhja e njeriut akoma nuk eshte vertetuar, shkencetaret thjesht japin hipoteza, por qe nuk mund t’i vertetojne ato. Une mendoj qe prejardhja e njeriut do mbetet enigme, te pakten edhe per shume kohe.

:D:D:D tju rrojne kusherinjte majmune te gjithe juve qe i besoni keto dokrra :slight_smile:

mos duhet te themi qe na krijoi zoti, apo qe gruaja lindi nga brinja e burrit??? ka shume dokra ne kete bote por kjo nuk do t ethote qe teoria e Darvenit eshte hnje doker.

girl08 si ke pare ato vendet me njerez te kuq, nga mendon se e kane prejardhjen! Shenderrimi nuk kryet brenda 1 viti apo 10 vjetesh… kjo gje eshte kryer me shekuj te tere!

Pse kompjuterat nuk u shpiken ne vitet 1800? apo ne vitin 1500? Pra dhe kjo e tregon fare mire se prap njeriu po ndryshon dhe pse ne nuk e ndijme.

Akoma jane teori dhe çdokush nga ne mbron/bashkohet me ate qe ai koncepton me te vertet…

Un bashkohem me majmunin! uuuaaauuuu :smiley:

Me ckam degjuar ka shume hipoteza per prejardhjen e njeriut,disa thojne qe prejardhjen e njeriu e ka nga nga deti,disa nga majmuni etj…etj por fakte qe e treogojne 100% te verteta nuk ka me sa di une,bota faktikisht ka shume enigma qe nuk jane zbuluar ndonje here,por qe supozohen se egzistojn.

Dihet qe per te ndodhur ndryshime radikale duhet nje periudhe e gjate kohore, po dhe majmnet kane kohe qe ekzistojne se bashku me njeriun, keshtu qe pse akoma nuk ka ndodhur nje ndryshim i tille gjate kesaj kohe?

Gjithsesi, cdokush ka mendimin e tij, dhe ky eshte imi. Nuk u besoj te tilla gjerave pa patur prova me konkrete.

Ka vende akoma te pa vena ne dukje ne shoqerine tone qe ngjahesimi midis majmunit dhe njeriut eshte shume i madh, ekzistojne tribu ne ameriken jugore (ne pyjet tropikale te Brazilit) qe afrohen me shume me jeten e majmunit se me ate te njeriut, keta “njerez” jetojne akoma neper peme,apo kolibe dhe zgavra, ushqehen me banane dhe me rrenje pemesh te ndryshme, hane milingona apo insekte te tjera, ju qerojne morrat njeri tjetrit dhe pastaj i hane, bejne seks ne menyre kolektive, nuk ekziston rendi prind femije moter vella,nuk kane ngrene akoma mollen e Eves dhe te Adamit (pasi jetojne akoma te cveshur, dhe pa mbuluar pjeset intime te trupit).
Per njeriun e sotem, per ne qe jetojme ne shekullun e 21 pas lindjes se Krishtit keto fakte na bejne te mendojme se teoria e Darwenit eshte shume here me e besueshme dhe konkrete se sa cdo lloj teorie tjeter, mungon vetem unaza nderlidhese nga qendrimi ne 4 kembe ne ate me dy kembe, qe nqs dhe ky fosil eshte gjetur atehere gjithcka eshte vertetuar.

Nuk është problemi tek fosilja lidhëse kuklla. Problemi qëndron në faktin e vërtetimit të të dyja palëve. Njëra palë e ka më të thjeshtë dhe shkencëtarët janë duke anuar nga ajo anë qofshin këta besimtarë që i përkasin një feje apo ateistë. Të gjithë këta shkencëtarë duke studiuar në thellësi Universin por edhe gjëra të tjera kanë arritur në përfundimin se flasim për një dizanjim inteligjent që nuk lë vend për hipoteza si ajo e Darvinit.

Po të lexoje revistat shkencore, do të kuptoje se nuk mund të jenë rastësi të gjitha këto që shikojmë dhe dëgjojmë apo gjithçka që na rrethon. Kur flasim për dizanjim inteligjent flasim që gjithçka është në vendin e duhur dhe mbahet aty ku është nga forca ende të panjohura. Ka shumë për të thënë në këtë çështje, por një gjë di të them me siguri: Teoria e Darvinit është hedhur poshtë nga shkencëtarët e mirëfilltë, me fakte.

Koncepti i Teorise se evolucionit gjithmon ka marr kritika qofte per motive fetare (Hebrejt, prej kishavat ortodokse dhe nga disa amerikane protestantët, por jo nga kisha katolike) apo dhe per mungesa provash. Por keto jane akoma me pak nga bota shkencore sepse nuk kane marre parasysh se teoria e Darvin origjinale ka evoluar me kalimin e kohës.

Penel me vjen keq qe futesh ne gjera private, pasi ti nuk ke idene se sa dhe cfare lexoj une, te shkruash mbi nje artikull shkencor dhe te komentosh ato qe lexon do te thote te jesh realist dhe i shkeputur nga cdo ndienje personale dhe nga nje zgjidhje de fakto.

kuklla, nuk është nevoja të nxehesh. :slight_smile: Unë fola në lidhje me çfarë shkruan më lart. Nëse e lexon me kujdes shkrimin tim, them se që të dyja palët kanë akoma për të bërë. Unë nga revistat shkencore këtë kam vënë re, pranohet në përqindje mjaft të lartë dhe mbështetet po në këtë përqindje fakti se gjithçka i takon një force të jashtme dhe shumë të madhe të cilën nuk mund ta perceptojmë si njerëz. Diçka tepër inteligjente na ka sjellë në ekzistecë dhe mban gjithçka.

Ne të krishterët themi që është Zoti, të tjerë thonë që nuk është Zoti që ne besojmë por është diçka tjetër. Nuk ka rëndësi, gjithsecili le të besojë atë që mendon se i përshtatet me bazë faktet apo studimet që ka bërë në lidhje me këtë çështje.

Po ore edhe balena e ka prejardhjen prej ariut:D:D
Leni ore keto dokrra se ka kaluar koha e tyre
Skencetaret jan te zen ngusht sepse edhe sot e kesaj dite nuk kan arritur te paraqesin diqka te qart kunder fes, e ky eshte qellimi kryesor i tyre.
Jan zbuluar fosilje te njeriut qe ka egzistuar qe para 3 milion vitesh, dhe nuk ka pasur ndonje ndryshim nga ai i sotit.

Pra njeriu sipas juve e paska nje status shume te pa qart d.m.th. ka qene majmun, po a
thua se qfar do te behet tash ndonje “krokodill” a diqka e tille;):wink: