Zbulohet grumbulli i galaktikave me 800 bilionë yje

[ul]
[li] Zbulohet grumbulli i galaktikave me 800 bilionë yje[/li][/ul]

Londër, 15 dhjetor - Astronomët kanë zbuluar grumbullin më të madh të galaktikave, i cili gjendet afërsisht 7 miliardë vjet drite larg planetit tonë. Ky grumbull galaktikash përmban më qindra galaktika, ndërsa ato bashkë rreth 800 bilionë (800.000.000.000.000) yje.

Megjithë këtë madhësi të paimagjinueshme për njeriun, ky grumbull galaktikash kishte mbetur i padukshëm për astronomët, derisa nuk u zbulua parregullsia e pazakontë në mikrovalë, që i shkakton ai grumbull galaktikash. Drita mikrovalore është shkaktuar me rastin e shpërthimit të madh, kur janë bashkuar jonet e elektronet dhe kësisoj kanë filluar të krijojnë atomet. Kur drita mikrovalore udhëton nëpër grumbuj galaktikash, ato ndikojnë në mikrovalë dhe kjo dukuri quhet efekti Sunjajev-Zeldovitz.

Ky grumbull galaktikash u emërua SPT-CL J0546-5345. Pasi është aq larg, astronomët në Tokë mund të shohin se si është dukur ai para shtatë miliardë vjetëve, pra kur gjithësia mendohet se ka qenë përgjysmë më e re se sa është sot, kurse sistemi ynë diellor në atë kohë as që ka ekzistuar.

Shkencëtarët mendojnë së në këtë grumbull ka mjaft “galaktika plaka” të cilat janë krijuar gjatë dy miliardë vjetëve të parë të ekzistimit të gjithësisë. Në foton e NASA-s galaktikat me ngjyrë të verdhë janë yje më të vjetra, kurse ato më të reja janë me ngjyrë të kaltër.

Dhe përse ky zbulim është aq i rëndësishëm?

Grumbujt kaq masiv të galaktikave mund të ofrojnë të dhëna për të ashtuquajturën energji të errët sekrete, përkatësisht të shihet se si ajo energji ndikon në rritjen e strukturave kozmike.